Tuesday, May 18, 2010

Rruget e Mendimit ! (Poezi)



RRUGËT E MENDIMIT

Rrugëve të mendimit bredh
Në heshtje, kërkues me laps në dorë
Pastaj në një fletë të bardhë hedh
Ato që lapsi im kor.

Rrugëve të mendimit
Shemben kufijtë
Nuk ekziston ndarje
Nuk sheh asgjë me një sy
As nata, as dita s’rinë veçuar
Aty ecën e ecën pafre
Botën ke në duar.
<--More-->
Rrugët e mendimit janë të gjata
Moçëm ka nisur ecja e tyre
Ato s’kanë ditëlindje, data
Vështirë t’u dalësh në krye.

Rrugëve të mendimit qëndroj
Natë e ditë, orar e pa orar
Mbi libra veten harroj
Nektarin që t’u marë.


Autor Fatmir Terziu
Burimi:http://kosovare.forumotion.com/gjuha-dhe-letersia-shqiptare-f3/ecje-ne-qelq-fatmir-terziu-t2143-30.htm

No comments: