Wednesday, May 19, 2010

Poezi kushtuar TOPOJANIT ! Nga Albert Karaxha

                       TOPOJANIT, Vendlindjes time !


Ciftelia e babes plak
nuk te lash me net rehat
prap kta tela po te dridhi
i ra baba tash po i bjen i biri
me thur kenge per TOPOJAN
te kendoj per ket vatan

Topojan bajraku i pare

gjithmon e jete ke qene krenare
ke pas trima e burra malsie
trima te beses e rabsod ciftelie


mos ti harrojm fjalet e plakut

qe i thoshte ne rrez te oxhakut
mos te harrojm gjakun e deshmoreve
mos te harrojme traditat e malesoreve

Buk per miq ,plumba per armiq

Topojani e ka pas si ligj
grat me ndere e gra besnike
vajza puntore e shum besnike

Topojanin kur e viziton

mikpritjen e ka pas zakon
vend i bukur mbush plot jete
ne lulet tua kullosin blete

Mali i GJALICES qofsh krenar

Topojanin qe ke perballe
ato bjeshke mbush me gjelbrim
ato ara perplot me prodhim

lloj-llij frutash e pemtarie

cdo lloj druri e cdo lloj bimesie
uji i ftohte e i lehte si era
ne ate vend ku buzeqesh pranvera

Matan lumit perball Topojanit

shtrihet TEJA si ne shesh te mejdanit
shum te mira tka fal Zoti
ste harrojm o mot mas moti

Je i madh e me plot fise

me fisin KARAXH ne fillim ja nise
fisi pare TOPOJANALI
ja kish friken bushtra Serbi

Ne cdo vend cdo cep te Shqiperise

ja nin zanin topojanalise
si zogj shqipe fiset shum jan shtu
Topojanin kurr skan per ta harru

Topojanas qe e lat ket ven

nja dy fjale po du tva them
Topojanin kurr mos ta harroni
bashk me fmit tuj ta vizitoni....

Autor Albert Karaxha

www.jehona-topojanit.blogspot.com 

No comments: