RRETH NESH...



Përshëndetje!

Blogu “Topojan.Blogspot.Com” është një medium i pavarur elektronik ,me autorë një grup intelektualësh dhe studentësh të zonës.
Transmetimi ynë i parë ndodhi më 25 Prill, 2010 ,moment kur u themelua dhe u publikua uebfaqja e parë dhe e vetme e zonës së Topojanit
.
“JEHONA E TOPOJANIT” është një blog me karakter  të mirëfilltë kombëtar.Është një  "muzeum virtual" ne forme DRITARE  jo personale, gjithpërfshirëse dhe që ka si pikësynim: të sigurojmë vazhdimësinë e vlerave të zonës së Topojanit: Brekisë, Topojanit, Xhafere, Turaj, Dafke, Teje, Nimçë, Pashtrec, Imçallar, Shtreze dhe Kollovoz. E theksojmë: Jo vetem te komunës se Topojanit, por shtrirjes së "Bajrakut te Topojanit". Jehona e Topojanit është e  dedikuar të promovojë dhe të mbroje vlerat kulturore, kombëtare, etnografike e turistike të kombit shqiptar.

Të gjitha kërkesat/pranimet janë bazuar në "mbiemrat" e asaj zone. Kjo nismë synon që të gjithë ata që ndjehen patriot të vendlindjes së tyre, shprehin dëshirën dhe kënaqësinë për të qenë pjesë e krenarisë së “Bajrakut të Parë”, por dhe që deshirojnë të japin kontributin e tyre, sado të vogël dhe në çfarë do vlere, janë të mirëpritur.

Këtu ofrohen foto, video dhe imazhe nga vendlindja juaj, Informacione mbi historinë, kulturën, traditën, doket dhe zakonet e asaj zone ndër shekuj e në vazhdimësi. Cdokush nga ne mund të bëhet pjesë e kontributit duke sjell/publikuar qofte edhe një kujtim te vjeter te fotografuar, një histori njerëzore, një video-organizim (Dasëm tradicionale te vjetër, tubim apo një diskutim me plot peshë morale në Odën burrerore te zonës, një intervistë me të moshuarit, një video apo foto do ishin shumë më mbreslënëse, për më tepër një shenjë mirnjohëje për prindërit, gjyshërit, mësuesit, dhe të gjithë ata që rrezatuan dritë për vazhdueshmërinë e kulturës dhe vlerave njerezore, atyre vlerave me të cilat sot krenohemi anë e mbanë Botes.

Blogu kulturor dhe  Informativ  “Topojan.Blogspot.Com”  është i hapur për të gjithë shqiptarët. Në këtë website përveç informacioneve të shumta do të ketë dhe një dritare për të gjithë ata që do të publikojnë probleme dhe informacione të vlefshme për komunitetin.
Të gjithë kanë të drejtën për të dërguar shkrime, komente, informacione apo dhe investigime, por publikimi i tyre do të kalojë më parë në filtrin e administratorëve të website-it.

Rifreskimi i faqes bëhet në mënyrë të shpeshtuar duke vendosur lajmet më të fundit nga të gjitha fushat.
Uebfaqja “Jehona e Topojanit” ju sugjeron gjithashtu që të bëheni pjesë faqes partnere ne facebook nën logon “Topojan Bajrakuparë’”
“Topojan.Blogspot.Com” është dritarja që ju mundëson të shihni dhe degjoni për vendlindjen tuaj në çdo cep te Globit.

(Ismet Ahmetaj / Webmaster dhe Moderator)




Për çdo informacion,ide apo sugjerim, ju mirëpresim të na kontaktoni!



Adresat e kontaktit me stafin: 



                                          E-mail:     jehonaetopojanit@gmail.com
                                         WEB:        WWW.TOPOJAN.BLOGSPOT.COM
                                         Tel/Cel:       +355 68 36 00 149
                                                                       
                                        Tirana,Albania



No comments: