KUMT PËR FJALËN E VRARË
(Poetit Havzi Nela i varur më 1988 në Kukës)
Në mes të vargut fjalës i vunë pikë
I mbyllën dhe gojë e i ndaluan dritë
Me hekur e zinxhir i bënë fjalës rojë
Burgjeve e errësirave i mbyllën dhe gojë
Fjalën e burgosën deri në qeli
E vranë në çdo shkronjë në presje në pikë
Në fjalën e bardhë që përhapte dritë
Mbi balline sajë frynë me zjarr e hekur
Ta digjnin shkëlqimin e një kohe tjetër
Dritën që rrezonte atje mbi Pikëllim
Ku dielli me rreze përhapë shkëlqim
Shkëlqimit të sajë dridhet e lëkundet
Kështjellës feudale i lëvizën gurët
I lëvizën gurët tek bie ngadalë
Shkëlqimit të fjalës si bën dot më ballë
Se shkëlqimi i sajë me dritë Helsinki*
Tiranit mizor maskat ia grisi
Mbi atë shkëlqim tirani tërbohet
Luftë i shpallë fjalës rrezes i tmerrohet
Në mesin e vargut dritën kur e panë
Me tërbim mesjete përmbi fjalën ranë
Para mesit të natës shpirtin ia vranë
E vranë edhe fjalën e i mbyllën gojë
E vrau me natë tirani mizor.
Gëzim Ajgeraj
2008, Prizren
*Vetëm pak vite më vonë, nga vrasja e poetit Havzi Nela, në atdheun e shqiponjave, hapëroi liria e fjalës...
Burimi:http://letersishqipe.npage.de/poezi-kumt_p%C3%8Br_fjal%C3%8Bn_e_vrar%C3%8B_5342787.html
No comments:
Post a Comment