Friday, May 21, 2010

Koha !


                                            Koha !

Minutat po ecin,orët po kalojnë sikurse loti kur rrjedh në faqe.
Ditët po shkojnë sikurse të mos kishin qenë fare.
E fjalët,qastet  dhe momentet mbetën gjithmon brenda në thellësinë e zemrës, aty brenda ku është vendi më i sigurt që ekziston.
Aty ku ato kujtime qëndrojnë të pa prekura të pa harruara.
Toka po lëvizën pa ndaluar, pa kujtuar se ndonëse dikush ka mbetur i harruar në errësirën e kohës, se buzëqeshja është fshehur, se nga vuajtja e madhe edhe lotët janë shterur.Vitet po kalojnë nga qasti në qast.
Njerëzit po ndryshojnë pak nga pak.
Ndonëse në fëtyren e tyre edhe drita e syve është shuar, se buzeqeshja është shndërruar në makthin e natës, duket se gjithqka ka përfunduar për ta.
Nuk dëshirojnë ta kuptojnë realitetin, nuk mund ta besojnë se po jetojnë në një realitet të vërtet.
Se jeta nuk është gjithmonë e përkryer sikurse  nëpër përralla.
Se fundin cdo gjë një ditë do ta ketë.
Se edhe dielli me madhësinë dhe nxehtësin e pa shuar një ditë do të mplaket dhe vdes, gjithashtu edhe yjet e panumërta një nga një do të fiken.
Cdo njeri me ardhjen e tij në këtë botë, ka një mision dhe qëllim.
Se jeta në të vërtët ka një vështirësi në vetvete, se edhe gjënë më të dashur dhe më të shtrenjët një ditë do ta humbim.
Jetojmë në ëndrra që dëshirojmë që kurr mos të përfundojnë, nuk dëshirojmë të zgjohemi nga gjumi i thellë që na ka zënë.

Autor: B.Kqiku
Burimi:poezia-islame.blogspot.com

No comments: