- Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
- Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
- Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
- Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
- Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të.
- Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
- Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
- Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
- Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
- Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
- Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
- Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
- Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
- Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i dua dy atdhe.
- Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
- Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
- Kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
- Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
- Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
Burimi:www.syri3.com
No comments:
Post a Comment