Pjese e shkeputur nga libri "Jehona e Topojanit" te autorit Naim MANAJ
Fshatrat e zones se Topojanit ne rrethin e Kukesit kane historine e tyre te pasur,kane njerezit ne gjakun e te cileve ka valuar dhe lulezuar gjithnje ndjenja e atdhedashurise dhe shprti i sacrifices,tipare keto qe i kane manifestuar e materializuar ne jete,me betimin”Per kete toke” ,duke lene per te djersen dhe gjakun e tyre.
Ne kete material une perpiqem te paraqes vetem nje pjese te biografise se zones se Topojanit.
Pamjet dhe figurat patriotike te zones se Topojanit,qe dalin para syve te lexuesit,jane te njohura per vendasit e megjithate,une i regjistroj dhe i shkruaj me germa te medha,qe ne te ardhmen ato mos ti mbuloj pluhuri i harreses…
Ne rrjedhen e historise se tyre,Topojanasit lane gjurmet e veta,jo ne dokumenta prej letre,se s’pati kush ti shkruaje,por i salduan keto ngjarje ne guret e varreve te tyre.
Ne luftimet e zhvilluara prej Prekupjes deri ne Nish,prej Qafe Duhles e ne Pikellime,me udheheqesit e tyre popullore si Jup Topojanin e Sahit Gega,Ahmet Qehaja e Zaim Hamza,Avdil Mirta e Kadri Shahini,e shume te tjere shpalosen heroizmin popullor dhe e bene Topojanin Bajrak me ze.
Kudo e gjithmone ata luftuan me moton”Per hater te vatanit”,dhe rriten e shumezuan gjithnje moralin e trimerine e malesoreve.
Qendresa e tyre ne keto luftra,kurre nuk eshte matur me numrin e armeve,por ajo gjithnje eshte matur me shpirtin atdhetar,me forcen e zemres dhe me unitetin vllazeror te tyre.
Te 620 djem te rene,qe perjetesohen ne Lapidarin-Flamur ne qender te Topojanit,jane nje deshmi e gjalle e qendreses se tyre per mbrojtjen e trojeve tona.
Veprimtaria patriotike e Topojansve ne vite ka qene e lidhur ngushte me tere veprimtarine atdhetare te zonave te tjera te Lumes,Kosoves,etj.
Jehona e Epokes se Skenderbeut,koha e madhe e Lidhjes Shqiptare se Prizrenit,me figurat e saja te shquara,si dhe ngjarjet,njerezit e aktet trimerore per rreth me udheheqesit e njohur,si islam Spahia,Ramadan Zaskoci,Bajram Curri e Hasan Prishtina,ishin frymezim i gjalle i jetes per nisma e sakrifica te metejshme per Topojanasit.
Shprehja e Elena Gjikes per Shqiptaret se “..Ky popull punon shume por shkruan pak” (1) per Topojansait eshte me domethenie te madhe e te plote.Pasi ata luftuan shume,derdhen gjak,u masakruan keq,por per ta nuk u tha dhe nuk u shkrua asnjehere.Eshte detyre me pergjegjesi e secijlit te shkruaje per historine e vendlindjes,per gjysherit dhe atdheun e vet.Kete e kane bere dhe e bejne te tjeret.Kete duhet ta bejme edhe ne ,sepse:”Nje popull qe nuk shkruan historine e vet,ai popull nuk ka te ardhme..”(2)
Ky material i shkurter e modest,jep vetem disa tipare te Topojanasve,vizaton thjeshte figurat kryesore dhe ben portretet e disa deshmoreve te vjeter.Shkruhet per udheheqesit popullor te zones,te cilet jane gjerdan i ndritshem ne fshatrat e krahines e me larg,si ,Jup Topojani,Sahit Gega,Ahmet Qehaja,Avdil Mirta,Jemin Alia,e Kadri Shahini me shoke .
Ata nuk kishim mbaruar ndonje shkolle apo akademi te njohur,por ishin shquar si gjenerale ne fushen e luftes.Ishin shquar per zgjuarsi,ishin dalluar per logjiken e fjales dhe shpirtin atdhetar,ndaj i donte dhe i cmonte populli,ndaj edhe breznite tona duhet ta njohin kete gjerdan figurash dhe te mos i harrojne.
Ne kete material shkruhet edhe per masakren e eger barbare,qe bene shovinistet Serbe,ne Topojan ne 1913.
Per figurat dhe ngjarjet,pervec dokumenteve,shpalosen qarte edhe kujtimet e disa nga deshmitareve okulare,te atyre qe kane qene pjesmarres ne keto ngjarje.
Natyrisht,sot per sot,ne na mungojne dokumentet e hershme ,te shkruara per zonen e Topojanit,por per hir te kesaj,ne nuk mund ti leme me ne heshtje sakrificat e medha te gjysherve tane,sepse per ta ne kemi dokumente natyrale.Kemi varg varret etyre,qe nga fushe Nishi ,Pikellima e Topojani,guret e te cileve rrezatojne trimeri dhe atdhedashuri.Kemi kenget e tyre, se “Varri dhe kenga jane deshmi e gjalle e jetes,dokument i pamohueshem,i nje kohe te larget nga syte dhe fjalet,se edhe kohaniket rrallohen,por varri krijon palujtshmerine e truallit-toponimin..(3)
Per te qene sa me afer se vertetes,u studiuan me kujdes historiket e fshatrave qe gjenden ne arkiv dhe ne muzeumin e rrethit te Kukesit,u studiuan materiale qe kane te bejne me historine e Shqiperise,dhe me ate te rrethit te Kukesit,te Kosoves,etj,me te cilat lidhet veprimtaria e Topojanit.
U studiua literature e mundshme qe ka te beje me ngjarje e figura te njohura te kesaj zone.
Ne mungese te dokumentave te drejteperdrejte per ngjarjet e figurat,ku mjaft fakte e ngjarje argumentohen me deklarimet e deshmitareve,qe i jetuan ngjarjet,qe i njohen mire njerezit,argumetohen me pohime te sinqerta te te moshuarve,me te cilet kam pasur njohje ,lidhje ,e takime e biseda te shpeshta e mjaft te ngrohta e miqsore.
Natyrisht historia e zones se Topojanit,eshte ende e pastudiuar.Une shkrova kaq sa munda,kaq sa me shpjeguan me ciltersine e tyre gjysherit tane te urte.Kuptohet se ka mjaft vend per plotesime e saktesime te metejshme bazuar ne dokumente te tjera.Shpresoj se studiues te tjere te mirfillte,sidomos vendas,do te shkruajne e dokumentojne me fakte te tjera te kaluaren,qendresen e te kaluaren e te pareve tane.Sic del nga permbajtja e materialit,qellimi i ketij botimi nuk eshte luftenxitja,sepse dihet se shqiptaret kurre skane qene dhe s’jane te tille.Qellimi kryesore i ketyre shkrimeve eshte ruajtja e vlerave hisorike te te pareve tane.
Nderkohe ,shpresoj,se duke shkruar sadopak per disa nga ngjarjet dhe njerezit me ne ze,plotesoj derdiku “Qortimet”dhe keshillat e bashkefshatareve te mij,te cilet edhe me kane ndihmuar me mendimet e keshillat e tyre per te mos harruar te paret tane,qe frymezojne brezat, me dashurine per vendlindjen e atdheun.
TOPOJANI...
Ndodhet aty ku takohen dy lumenjte qe vijne nga Kallabaku e bjeshket e Zajes.
Lagjet jane ne dy anet e lumit,shpatit te anes se Kollovozit dhe kodres se Pashtrecit.
Fshati eshte i mbrojtur nga ererat e shumta.Ketu behet edhe misri.Eshte me peme dhe uje.
Topojanasit veres dalin ne stan ne bjeshket e Oksherit te Kroit te Bardhe.
Topojani ka mjaft kullota veriore,por ka pak pyje.
Topojani eshte vendlindja e Gazi Sinan PASHES,vezirit te madh te Perandorise Osmane.
Vite me pare Topojani ka qene qendra e Bajrakut,ndersa sot eshte qendra e Komunes.
Ne vitin 1993 ka pasur 1420 banore.
Fshatin e zbukron akoma me shume nje Lapidar-Flamur dhe shkolla e Mesme “11 Shtatori” Topojan.
Ne Rajme ndodhen varret e te masakruarve nga shovinistet Serbe.
Ketu jemi bashke me bjeshket….
Fshatrat e zones se Topojanit shtrihen ne anen lindore te zones se Kukesit.
Perballe ne veri,kane malin e Pikellimes,ne jug bjeshket e Cajes e Kallabakut.
Ne lindje kane fqinje fshatrat e Gores,kurse ne perendim vargezohen bjeshket e Tejes qe ngjiten me Gjallicen e Lumes 2487 metra e larte.
Ne kete kuadrat ku takohen paraleli 42.00 me meridianin 20.30 grade,ndodhet gryka e Topojanit,kodra e Kollovozit,mali I Pashtrecit,shpatet e Gjallices e bjeshket e Kroit te Bardhe te Kallabakut,si dhe rrafsha e Novosejit.
Dy lumenj te rrembyeshem qe zbresin nga lartesite e bjeshkeve te Kallabakut dhe te kroit te bardhe ,takohen ne Topojan dhe vazhdojne rrjedhen e tyre drejt veriut.
Ne kete midis grykash,kodrash,brijash e pllajash,jane vendosur kahere fshatrat:Bele ,Lojme,Nimce,Brekije,Topojan,Xhafere,Turaj,Kollovoz,Shtreze e Novosej.Duke qene ne lartesi e perballe njeri-tjetrit,ata krijojne nje ansambel e panorame te larmishme.
Ketej klima eshte e ashper.Dimri eshte i gjate dhe i eger.Vera eshte me e shkurter dhe e fresket.
Per kete vendasit qarkullojne shprehjen:”Gjashte muaj dimer e gjashte muaj vere”
Ne pershtatje me klimen dhe token,rriten bime si:ahu,meshtekna,kumbullat, dardhat e qershite.
Kultivohen thekra e vecanerisht patatja,sa disa te tjere e kane quajtur si “Zona e Patateve”
Bjeshket ,kurore siper fshatrave lakmohen mjaft nga te tjeret,per bukurite dhe pasurite e tyre .
Per kete ata krijojne kushte te favorshme per zhvillimin e blegtorise,ndaj keto fshatra jane marre kryesisht me ruajtjen e trajtimin e gjese se gjalle,nga e cila ne te kaluaren kane siguruar te ardhura te medha.
RRENJET TONA….
Ne kuvende,tubime,e biseda ne oda ,ne keto shkolla te malesoreve tane,dhe ne mjedise te tjera,ku jane shpalosur mendimet e njohura per natyren e shoqerine,ku eshte shartuar trimeria e brezave te pare me ate te brezave te ardhshem,kemi degjuar shpeshhere te shpjegohet dhe te argumentohet bindshem qenia dhe autoktonia e banoreve te ketyre aneve.
Mehmet Leza nga fshati Xhaferaj,nje i moshuar,i shetitur qe zoteronte edhe gjuhe te huaja,ky historian e “Muzeum” i zones ,fakton se:”Na jena ketu bashke me bjeshket e malet,rrajet tona jane kety bashke me rrajet e tyre.Te paret tane ketu kane qene brez pas brezi.Brekija,Topojani,Nimca,Xhaferet e fshatra te tjere ketu kane qene ne shekuj.Keto troje te moteshme i kane lind,i kane rrit dhe i kane bere njerezit per vete.Cdo fshat ka pas dhe ka fiset e veta vendase shume te hershme.Me vone ketu kane ardhur pese vellezer nga rrethinat e Shkodres,dy nga te cilet u vendosen ne Topojan e tre te tjere ne Brekije.Ata punuan e jetuan bashke me vendasit.Me kalimin e kohes u vllazeruan dhe u bene njesh me ta.U shumezuan dhe u bene kaq sa jemi sot.Gojedhenat,reliket,te dhenat toponomastike,studimet,kultura materiale e shpirterore,ngado qe ti marresh,vertetojne se banoret e zones se Topojanit ketu kane qene gjithmone.Nga e gjithe zona dhe me larg njihen fiset e hershme autoktone,si Kola e Biba ne Kollovoz,Toshi ne Nimce,fise qe kane ruajtur e percjellur ne brezni kulturen dhe qenien e tyre.ta kane nje tradite,nje kulture,nje sjellje,nje folklore.jane fise te moteshme ,pjese e Dardanise.
Edhe toponimet e shumta qe gjenden ketej,si “Tumat”,”Kroi i Bardhe”.”Kroi i Kuq”,”Kodra e Kishes”,”Kroi i Tanzot”,”Guri i Shqipes”, “Guri i Kuq”,”Rrasa e Zanave” etj,flasin per hershmerine e ketyre aneve.Shpesh here degjojme edhe toponime si “Guri i Shpum” “Molla e Kuqe” e te tjera si keto,qe ndodhen sa larg aq edhe afer Topojanit,qe pohojne per nje treve,nje vend ,nje vllazeri.
Vendasit me kohe kane shpjeguar edhe prejardhjen e domethenien e fjales TOPOJAN.Sipas tyre ,kjo fjale eshte e perbere nga emri top dhe fjala jane,pra:TOP+JANE =TOPOJAN,qe do te thote se jane bashke ,pra jane top.Dhe kjo bashkesi e lidhje natyrale e kahershme,eshte tipar i vecante dhe i qendrueshem ,i percjelle ne shekuj.
Shkeputur nga libri “JEHONA E TOPOJANIT”
Autor:Naim MANAJ
No comments:
Post a Comment