Tuesday, May 4, 2010

Krahina e Lumës! Pak histori.....

 Luma...

Luma eshte nje krahine qe shtrihet ne verilindje te Shqiperise ne territorin e rrethit te Kukesit.Nje pjese e Lumes shtrihet gjithashtu edhe ne Kosove.


  • Origjina e emrit Lume

Në dokumente është pikasur, së pari, në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioçezës katolike të Sapës (Zadrimës). Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës. “Lugina e këtij përroi, - ka shënuar ai, - përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”. Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin lumë (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen (G. Meyer); E. Çabej ka shënuar se “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lumë” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, i lym”.

  • Pozita gjeografike

Kufizohet në V. me Përroin e Poslishtit; në J. me Përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e Përroin e Mallës; në L. kufiri shkon nga Maja e Koritnikut, në Kallabak, në malin e Sarakolit e në Korab; në P. Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, Përroin e Kalimashit; në VP, Luma kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot me Liqeni i Fierzës).

  • Bajraqet e Lumes

Luma ka pasur 7 bajraqe dhe keto jane:Bajraku i Rrafshës (Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Domaj), Bajraku i Qafës (Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Zallë), Bajraku i Radomirës (Tejs), Bajraku i Çajës (Fshat), Bajraku i Topojanit (Brekijë).Bajraku kryesor ka qene Bajraku i Topojanit,por bajraktari me i madh ka qene Muharrem Bajraktari i Bajrakut te Tejdrines.

  • Feja

E gjithe popullsia e kesaj krahine eshte e besimit islam e ndare ne dy sekte:Mysliman Suni dhe Bektashi.Kryegjyshi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve,Reshat Bardhi eshte pikerisht nga kjo krahine.Ai ka lindur ne fshatin Lusen te Kukesit.Me perpara popullsia e kesaj krahine ka qene katolike,por pushtimi osman solli islamizimin e popullsise.Te fundit qe u islamizuan ishin fshatrat e Tejdrines(Surroj,Arren,Ujmisht).Gjithashtu ne kete krahine ka edhe nje grup te vogel te Deshmitareve te Jehovait.Gjithashtu kane mbetur edhe gjurme te paganizmit:edhe sot e kesaj dite banoret e kesaj krahine ngjiten ne maje te Gjallices per te nderuar hyjnine e malit.Gjithashtu i perhapur eshte edhe besimi tek teqete si ne Shtiqën, Nangë, Bicaj, Kolesjan, Fshat, Çajë, Gjegje, Vasije, Ceren dhe tek vendet e shenjta si Buzmadhe, Mustafaj, Osmanaj.

  • Rruget e lashta dhe Urat

Nëpër Luginën e Drinave kanë kaluar, në lashtësi, rrugë të rëndësishme:Transversalja e Veriut që lidhte bregdetin e Adriatikut me Ballkanin e mesëm.Ajo ndahej ne dy dege dhe njëra degë e kësaj rruge ndalej në vendin ku do të ndërtohej më vonë Ura e Vezirit, vijonte nga jugu në Qafë të Kumbullës e në Fan, ose nëpër Surroj dilte në Arrën e prej këndej në Lurë ose në Orosh. Te Kulla e lumës, një degë e kësaj rruge, nëpër Grykë të Vanave vijonte nga lindja për në Maqedoni. Urat më të rëndësishme kanë qenë: Ura e Vezirit, Ura e Ndërmjetme. E para mbi Dri dhe e dyta mbi Dri të Bardhë. Kanë qenë ura të gurta, me pamje madhështore, me shumë harqe. Ura e Vezirit ka qenë ndër më të mëdhatë në Perandorinë Osmane. Të dyja këto ura kanë qenë ndërtuar nga Veziri i Shkodrës, në fund të shek. 18. Edhe Ura e Lumës (te Kulla e Lumës) ka qenë e gurtë, por është ndërtuar më vonë se dy të parat dhe është më e vogël.

  • Luma ne ngjarjet historike

Burra trima nga Luma kane marre pjese ne shume ngjarje historike te kombit shqiptar:

* Kuvendi i Dugagjinit (1601 -1602)ku kane marre pjese edhe Andrea Kolshi(nga Kolshi) dhe Teta Kuka(nga familja e shquar Kuka e Kukesit dhe Prizrenit),
* Lidhja e Prizrenit ku mori pjese Shaban Age Luma,Kryengritjet e viteve 1884 -1885,
* Kryengritjet e viteve 1900-1912,
* Kuvendi i Bujanit,
* Lufta antifashiste
* Pritja e shqiptareve te debuar nga Kosova.
* Gjate viteve 1912-1913 ne Lume erdhen forca te shumta serbe.Populli lumjan u organizua dhe luftoi me trimeri te pashoqe kunder pushtuesve.Llogaritet se afro 12000 ushtare serbe u vrane nga forcat lumjane ose vdiqen nga kushtet e veshtira klimaterike.
* Kryeqendra e Lumes,qyteti i Kukesit eshte i pari qytet ne histori i kandiduar per cmimin Nobel per Paqen,per pritjen qe ju beri shqiptareve te debuar nga Kosova gjate vitit 1999.

  • Figura te shquara lumjane

Islam Spahia (1838-1928) Udhëheqës i njohur nga Kolesjani në përpjekjet për liri, pavarësi e demokraci. U priu malësorëve të Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq: Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Dërgu Pasha (1910), si dhe kundër agresorëve serbë në nëntor 1912. Ndihmoi për hapjen e shkollës së parë shqipe nga i biri (Riza Spahia) në Kolesjan me 1911. U vu në krye të lëvizjes për demokratizimin e vendit në krahinën e Lumës në vitet 1920 - 1924.

Ramadan Zaskoci (1860 -1914) Burrë trim nga Mamzi, i dalluar në lëvizjen antiosmane e antiserbe në vitet 1876-1914, mori pjesë në lëvizjen kundër Mehmet Ali pashë Maxharrit në Prizren e Gjakovë (1878) dhe në mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovenistët malazezë (1879) si dhe në luftimet kundër ushtrive osmane (1881), por sidomos në krye të malësorëve lumjanë, bashkë me krerë të tjerë, në luftimet kundër forcave osmane që hynë në Lumë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 20 (1903 -1904, 1909, 1910) dhe atyre serbe në nëntor 1912. Qe ndër udhëheqësit e kryengritjes së shtatorit 1913 kundër pushtuesve serbë.

Muharrem Bajraktari (1886 -1989) U lind në Domaj me 1 maj 1886. Shkollën fillore e kreu në Kolesjan në gjuhën turke. Në vitet 1917 -1918 vazhdoi studimet ushtarake në Vjenë (Austri). Është bashkorganizues i kuvendit antiserb në Shtiqen (1 Mars 1920). Më 1921 emërohet oficer xhandarmërie në Krumë. Para dhe gjatë Kryengritjes së Qershorit mbrojti institucionet e shtetit. Pas kësaj kryengritjeje u largua në Jugosllavi dhe po në dhjetor 1924 kthehet në atdhe. Qe anëtar i gjyqit ushtarak në Shkodër, komandant zone në Peshkopi, komandant i xhandarmërisë, adjutant i mbretit Zog. Në vitin 1934 largohet në Jugosllavi, më pas në Francë, ku mori pjesë në organizatën “Bashkimi kombëtar”. Në shtator 1939 kthehet në Shqipëri dhe i kundërvihet regjimit fashist, pastaj edhe atij komunist. Luftoi kundër forcave gjermane në vitin 1944. Sipas E. Durham “Në Verilindje udhëheqësi më i shquar është Muharrem Bajraktari, ish-komandant xhandarmërie”. Në shtator 1946 u arratis në Greqi. Qëndroi në Greqi, Itali e Belgjikë duke propaganduar kundër regjimit komunist. Mori pjesë edhe në Komitetin “Shqipëria e lirë”. Vdiq në Belgjikë më 21 janar 1989.

Figura të tjera Mahmut Dac Kalisi (1817 -?), Bislim Elez Kërnjani (1831 -1906), Sulë Elezi (1836-1954), Ramadan Çejku (1840-1951), Mustafë Lita (1848 -1912), Hoxhë Mehmeti (1862 -1927), Qazim Lika (1869 -1915), Osman Lita (1875-1946), Sali Spahia (1878-1917), Xhafer Bislimi (1884 - 1944), Ahmet Qehaja (1952 -1913), Kadri Shahini (1878 -1913), Cen Daci, Merë Sufa, etj.

Në Lumë kanë qenë edhe shtetarët e shquar: Sinan Pashë Topojani (1506-1596), pesë herë kryeministër i Perandorisë Osmane, Ferat Pashë Topojani (shek.16), dy herë kryeministër në Perandorinë Osmane, Sinan Pashë Vila (? -1615), Mahmut Pashë Rrotulla (? - 1836), Seladin Shkoza (nga Shkoza), ish-ministër i mbrojtjes, 1921.

Havzi Nela (1934 -1988) Mësues, poet, misionar i fjalës së lirë dhe reagues kundër diktaturës komuniste; është i fundit i ekzekutuar politikisht (me varje) në krejt vendet ish-komuniste.

  • Zhvillimi ekonomik

Kjo krahine nuk ka nje zhvillim shume te madh.Kryesisht ekonomia eshte bujqesore.Megjithate gjate ketyre viteve te fundit ka marre zhvillim edhe sektori i sherbimeve.Mundesite per zhvillim te kesaj krahine jane te medha sidomos ne nxjerrjen e mineraleve dhe ne turizem.

Burimi:Wikipedia.org

No comments: