Wednesday, May 12, 2010

Jo vetem bardh e zi ! (Poezi)

Jo vetem bardh e zi !



I fshehur ne erresiren e pafund…
E sheh vetveten por jo erresiren!
Ne drejtim te nje horizonti te panjohur..
Se c’kerkon !?

I guximshem vazhdon pa humbur shpresen…
Ne labirinthet e panumerta ecen pa ndaluar..
Ne kerkim te nje drite…



Erresira e pameshirshme te mposht..
Te verbon !
I pamundur te njohesh driten …
Mjaftohesh me erresiren!

Perhimtazi nje rreze drite …
Te afrohet me ngulm
E bardhesia e saj mposht erresiren
E ti dalengadale zgjohesh!

Jo nuk e ka fajin drita
Pse ti largohesh prej saj
Pse ke humbur dallimin..
E vleren nuk ja njeh!

Kur do te kthehesh..
Nga erresira ne drite?
Te njohesh vetveten
Jo vetem bardh e zi !

Nga: Ismet AHMETAJ

No comments: