Disa fjalë rreth nesh… !
Te nderuar miq kudo qe ndodheni :
Webfaqja me e re “JEHONA E TOPOJANIT” eshte nje webfaqe me karakter te mirefillte atdhetar,historik e kulturor qe ka si qellim kryesor paraqitjen dhe percimin e vlerave dhe hisorise se Bajrakut te Pare Topojan permes fakteve dhe dokumentave autentike,botimeve dhe studimeve te realizuara nga studiuesit me te mirenjohur te zones dhe jo vetem.Keto vlera dhe sakrifica nuk mund dhe nuk do te harrohen kaq thjeshte .Kemi marre persiper qe per hir te sacrifices dhe kontributit te cmuar te atyre burrave qe dhane jeten ,per ti dhene Topojanit nje vend te merituar ne piedestalin e historise dhe krenarise kombetare ,te rikthejme edhe njehere ne memorie e te rikujtojme ate jehone qe ushtoi aq shume ,por qe duhet te vazhdoje te ushtoje akoma edhe sot e pergjithmone per te mos u shuar kurre.Synojme qe “JEHONES SE TOPOJANIT” ti japim nje ze me te fuqishem , per ta nxjerre njehere e pergjithmone nga gjumi i gjate e i thelle harrese e nencmimi te padrejte qe i eshte bere dhe i behet here pas here nga qarqe te ndryshme ,e qe mundohen te deformojne te verteten,permes referencave te deshtuara. Nuk mund te themi se do te bejme gjera te medha apo te jashtezakonshme dhe as qe do te sjellim shpikje te reja ,por thjesht do te bejme detyren qe na takon,qe se paku ta trashegojme e mos ta harrojme ate sacrifice sublime qe dhane te paret tane per te na lene sot nje emer te nderuar dhe te respektuar kudo ku njihen vlerat,kudo ku respektohen kontributet ,kudo ku njihet historia,kudo ku njihet e verteta ,kudo ku krenaria dhe nderi jane vyrtyte qe te frymezojne dhe te japin lavdi .
Kjo faqe u krijua si nje nevoje e kohes,per te bere te mundur qe permes mundesise virtuale sic eshte Interneti ,cdokush te arrij edhe te kete mundesine qe te njohe origjinen e tij,te njohe historine e vendit te tij dhe mbi te gjitha te jape edhe kontributin modest, per cdo gje qe e sheh te dobishme dhe te rendesishme per tu trajtuar dhe paraqitur ne kete webfaqe.Cdokush duhet te jape kontributin e tij ne kerkimin dhe hulumtimin e dokumentave qe kane te bejne me historine e bajrakut te pare Topojanit.Prandaj e shohim te arsyeshme qe tju bejme te ditur dhe tju ftojme te bashkepunojme ne kete rruge te perbashket,permes shkembimit te ideve dhe sugjerimeve ,por do ju jemi mjaft mirenjohes edhe per cdo verejtje tuajen,se kjo do na sherbej si shtyse per te qene sa me korrekt dhe te sakte ne ate qe do paraqesim.Eshte e rendesishme qe te sqarojme se kjo webfaqe nuk eshte krijuar per te sherbyer si mjet perfitimi dhe reklamimi,dhe nuk eshte dhe do jete prone e askujt perderisa te gjithe do te jemi te angazhuar ne te njejtin qellim dhe ideal,sic eshte ringjallja e trashegimise dhe vlerave historike te nje zone me kontribute te cmuara atdhetare.
Cdo kontribut apo bashkepunim i juaji do te jete i mirepritur dhe do ndikoj sadopak ne pasurimin e ketij “muzeumi virtual”. Ne cdo cast dhe ne cdo rast do perpiqemi qe most e biem pre e provokimeve ,keqkuptimeve apo interesave te vecanta.E rendesishme per ne do te jete vetem e verteta dhe historia e dokumentuar dhe e pranuar nga te gjithe ,ajo histori e shkruar me gjak dhe e paguar me jete nga deshmoret e panumert te Bajrakut te Topojanit.Per ta bere sa me te larmishme dhe terheqese e kemi pare te arsyeshme qe ne webfaqe te kemi mundesi te paraqesim materiale jo vetem nga zona e Topojanit por te shtrihemi e te zgjerohemi me tej ,duke paraqitur tema,materiale dhe studime per Kukesin por edhe per Shqiperine.Gjithashtu ne kete webfaqe nuk do te mungojne rubrikat letare dhe artistike,filozofike dhe historike.Do perfshij gjithcka nga aktualiteti dhe ngjarjet me te fundit.Kuriozitetet me te famshme nga vendi dhe bota do te jene pjese e pandare e webfaqes per te na zgjeruar akoma me shume horizontin.Por edhe njehere e theksojme qe si synim dhe bosht kryesor i kesaj webfaqe eshte dhe do te mbetet “Jehona e Topojanit” ne kuptimin e plote te saj.
Ju sigurojme qe ne kete webfaqe do gjeni vetveten,do gjeni ndjenjat tuaja atdhetare dhe patriotike ,do keni mundesine te shprehni opinionet dhe mendimet tuaja ne lidhje me personalitet dhe figura te medha te zones ,do keni mundesi qe te pasuroni arkivin e webfaqes edhe me krijime artistike dhe letrare.webfaqja “Jehona e Topojanit” do te rrezatoj kulture dhe etike ne cdo moment,do rrezatoje vyrtytet me te cmuara te zones se Topojanit dhe do ti pasqyroje ato dhe me gjere sa te jete e mundur.
Le te behemi pishtare ndricues te sacrifices dhe kontributit te te pareve tane te nderuar,te krenarise dhe dinjitetit te TOPOJANIT ,trashegimtare te denje te historise dhe vlerave fisnike dhe atdhetare te Topojanit.
Webfaqja “JEHONA E TOPOJANIT” … ju mirepret te bashkepunojme !
Ju faleminderit te gjitheve!
Stafi “JEHONA E TOPOJANIT”
Shenim:Data e publikimit te webfaqes “JEHONA E TOPOJANIT”: 25 prill. 2010
© 2010 Te gjitha te drejtat e rezervuara
No comments:
Post a Comment