Ç’po më duket vetja
I kotë mes të kotëve
S’të dija Havzi Nela
Mes humbësisë së kohëve.
Oh, ç’shpirt mbinjerëzor
Mes kohës së pashpirt
Mes krimit më mizor
Që sot më rënqeth misht’!
Ne rrinim sus, të mjerët
Trullosur, ballcamosur
Në trup edhe në zemër
Të gjallë, të varrosur!
Ti ndryshe nga ne rrije
Krenar dhe triumfal
Një tjetër kohë prisje
Që sot po të ringjall!
Poezi nga MondiShall ...Shkeputur nga ForumiShqiptar.com
No comments:
Post a Comment