"Topojanasit ishin kudo.Ku ti thërriste dheu i tyre,gurët e drurët,jehona e gjakut pellaszgo-Ilir...Jetën e kishin varur prej fatit të Atdheut, se pa përpjekje nuk kishte fitore,pa rrezikuar nuk do të kishte mbijetesë..."
Saturday, May 15, 2010
NJERIU QE I BESON ËNDRRËS !
NJERIU QE I BESON ËNDRRËS
(prozë poetike)
Ai jeton gjithkund dhe kudo, nuk e di kur ka lindur dhe nuk besoj se do vdes ndonjëherë, ai është një njëri i vetëm dhe shumë njerëz në një njëri në të njejtën kohë.Cdo gjë që thotë ai e beson me tërë thellësin e shpirtit të tij.Mjafton të duash të rrish me të dhe e gjen shumë lehtë.
Eshtë njeriu me i cudtishem që kam njohur ndonjeherë në jetë, por në të njejtën kohë njeriu më i mrekullushem,më entuziast, më I hareshem,më optimist dhe më I arsyeshem! Ai di të fluturojë qiellit duke ecur me këmbë për toke. Ai e sheh fundin e një pune ende pa e filluar ate. Ai di të të tregojë për zgjidhjet më të mira të një problemi shumë të komplikuar dhe të pazgjidhshëm, shikuar jo vetëm në dukje të parë, por shikuar nga të gjitha anët e një syri të zakonshëm apo një syri dyshues.
Koha nuk hetohet po të rrish me te, nga ai mund te dalin veq se fjalë margaritar, secila më me vlere se tjetra.Thoja me vete se heshtja e ketij njeriu eshte e barabart me mëkat, mëkat i barbartë me mëkatin tjetër të atij që ka mundësi ta degjoj dhe e lëshon rastin për ta dëgjuar apo që dëgjon pa dëgjuar, megjithatë njeriu që i beson ëndrres hesht vetëm kur nuk e ndëgjon e po te jesh i gatshëm ta ndëgjosh flet pa përtes dhe pa u lodhur.
-Ndëgjo bir– më tha një herë, - ka dy llojë njerëzish,ata që kan ëndrra dhe ata që ëndrrat i bëjn realitët,ti duhet të bësh që jeta jotë të jetë një ëndërr e s’duhet të lejosh në asnjë mënyrë që ëndrra të të bëhet jetë, përderi sa ti qëndron në gjunjë gjithçka rreth teje do të duket e madhe,ngrihu dhe do e kuptosh se sa i madh je, nuk ka aspak rendësi numri i herave në të cilat ti rrëzohesh, për deri sa ti përpiqesh përsëri të ngrihesh dhe nuk ka përpjekje prapa së cilës nuk fshihet një ëndërr dhe nuk ka ëndërr që përpjekja nuk e kthen në realitet.
Njeriu që i beson ëndrrës më mësoi që sa herë të triumfojë mbi tokë, ta kem në mëndje se përseri tokë do të bëhem dhe sa herë të më vijë në mendje se një ditë tokë do të bëhem të mendoj se sot mund të fluturojë qiellit e se vdekje nuk ka dhe vdekja është fjalë e gabuar dhe se çdo fund nuk është fund veçse një rifillim.
-Nëse ti ke ëndrrën tënde,nëse ti beson ëndrrën tënde, çdo rrugë që merr do të shpie te ëndrra jote, por nëse ti nuk ke një ëndërr, nëse ëndrra jotë është plot mjegull dhe terr, çdo rrugë që merr do të shpie në drejtim të gabuar.Mos u brengos për atë se si do të arrish te ëndrra jote,puno që ta krijosh ëndrrën tënde dhe në momentin që ti je përcaktuar për ëndrrën tënde, ti je përcaktuar për mjetët, mënyrat dhe rrugët që pashmangshëm do të qojnë atje, por ti nuk duhet të luhatesh edhe kur të rrahin erëra të fuqishme, nuk duhët ta ulësh kokën edhe kur të çukisin në kokë, nuk duhët të çalosh as at’here kur të godasin këmbëve dhe nuk duhet të ndalesh e të gjuash me gur asnjërin nga qentë që të leh gjatë rrugës – kjo ishte përgjigjia e tij, kur e pyeta se si merr jetë një ëndërr.Ja bëra këtë pyetje sepse unë gjithmon i gjeja pengesat para ëndrrës sime, më të mëdha se vet ëndrra.
Sot njeriu që i beson ëndrrës është miku im më i mirë dhe pothuaj asgje nuk bëj pa u kosultuar me të.Ai më ka mësuar ta njoh Zotin dhe te mos lodhem duke gjurmuar te vërtetën. Ai mund të jetë edhe miku juaj, miku i të gjithë njerzëve në botë.Sa më shumë miq të ketë ai, aq më shumë njerëz që i besojnë ëndrrës do ketë në tokë, dhe sa më shumë njerëz të till të ketë, aq më e begatshme do jeta bota,aq më shumë dashuri dhe aq më pak urrejtje do të të ketë mbi tokë dhe aq më e ndritshme ardhmëria.Në çdo momentë kur ju jeni të gatshëm ta pranoni , njeriu që i beson ëndrrës mund t’ua falë një ëndërr. Një ëndërr bashkë me argumentet e Qiellit për ta besuar ate dhe bashkë me guximin dhe dëshirën që at’ ëndërr për të mos e lënë vetëm ëndërr.Shoqerohuni me njeriun që beson ëndrrës dhe do bëheni njeri që besoni ëndrrën.
MOS NDALO MARSHIMIN
(poezi )
Gjithmonë mbaje shikimin tek pika
Synoje majën, prite çastin
Mos vono dhe fillo rrugëtimin
Dhe për asnje arsye më
Mos e ndal’ marshimin,
kurdoherë
ti je vetëm njëzetë vjeq
Ji i vetëdijshem
Ka taks fitorja në këtë botë
Një natë pa gjumë,një pikë djersë
Një pikë gjakë dhë një pikë lotë
Mos e ndëgjo botën,pyete zemrën
Zoti të flet përmes saj
Fitorja nuk duron
Psherëtima, ankesa ,vaj
Në shumë raste, mos gjurmo thellë,
Mësohu ta mundesh kureshtjën
Edhe kur rreshqet,
Në fëtyre ruaje buzqeshjën
Veq rrugës se drejt ec
Mos le armik pa e fal
Gjithçka e vështirë bëhet e lehtë
Prandaj marshimin kurrë mos e ndal
Mëshiro ata që thonë,
Jeta është vrap drejt vdekjës
Vuajn nga sëmundja e shkurtpamësis,
Jeta është hap drejt përjetësisë
Dhe nëse pasqyra a bota të thonë
Tashmë je plakur, mbrenda je bosh
I thuaj, kurrë nuk kam qenë më plotë
I thuaj se shpirti nuk ka moshë
Dhe mos nxirr tjetër fjalë
Veq marshimin mos e ndal
Dhe për asgjë mos të të vijë keq
Ti kurdoherë je vetëm njëzetë vjeq
Nga:Agron Jashari
Burimi:www.syri3.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment