Thursday, May 13, 2010

Nderimi i vetevetes !

NDERIMI I VETËVETES !

Nderimi i vetvetes është besim ndaj vetvetes dhe kënaqje me vetveten. Me fjalë të tjera , ju e doni veten ashtu siç jeni dhe ndjeni kënaqësi vetëm për atë se jeni qenie unikate në Univers. Sepse, jeni si jeni ju jeni qenie unikate e papërsëritshme që e ka rolin, funksionin dhe arsyen e vet të ekzistimit....
  
            Nderimi i vetvetes  është kualiteti më i rëndësishëm  të cilin njeriu duhet kultivuar  që të jetë i përmbushur dhe të ketë jetë të lumtur e me kuptim. Rëndom ka keqkuptime të mëdha lidhur me nderimin  e vetvetes. Përkundër mendimit të zakonshëm, nderimi i vetvetes nuk është egoizëm (egocentrizëm ). Nderimi i vetvetes është besim ndaj vetvetes dhe kënaqje me vetveten. Me fjalë të tjera , ju e doni veten ashtu siç jeni dhe ndjeni kënaqësi vetëm për atë se jeni qenie unikate në Univers. Sepse, jeni si jeni ju jeni qenie unikate e papërsëritshme që e ka rolin, funksionin dhe arsyen e vet të ekzistimit. Egoisti, lavdëruesi duhet të merr miratimin nga jashtë, që vetëm në këtë mënyrë ta mbush zbrazësinë në vete. D.m.th. me vetkonsideratë të mirë nuk ka nevojë t’i tregojë botës se është i admirueshëm – atë e vërejnë vet të gjithë.
            Rrënjët e nderimit të pakët ndaj vetvetes rëndom i gjejmë në fëmijëri. Fëmijëve zakonisht u thuhet: “ S’është mirë të lavdërohesh “ – çka fëmija më së shpeshti e merr si tregues se ai dhe nuk është ndonjë person i rëndësishëm, thjesht se nuk është mjaft i mirë. Të menduarit e këtillë së bashku edhe me ndikimet tjera të jashtme gradualisht ndrydh konsideratën, besimin dhe sigurinë ndaj vetvetes te shumë njerëz.
            Nuk është vetiakësi apo paarsyeshmëri ndaj të tjerëve ta duash veten. Në qoftë se nuk mund të kujdesesh mjaft për veten, pse këtë do ta bënte dikush tjetër? Të vjelësh dashurinë nga të tjerët përherë nënkupton aftësinë që dashurinë ta vjelësh nga vetvetja, Ju këtë dashuri  e meritoni. Ndaluni për një çast dhe kujtoni mendimet negative që keni pasur për veten. Përkujtojeni se si ato e kanë formuar konsideratën  tuaj ndaj vetes. Vallë, a është juaji edhe ndonjë nga këto pohime: “ vërtet jam marroq “ apo “ fati ma ka përcaktuar të mos kem sukses “; apo , për shembull : “ e urrej veten “ ! Në qoftë se  mendjen tuaj e programoni me kësi mendimesh  “ të mrekullueshme “, atëherë ky do të ishte niveli ku nderimi juaj ndaj vetes do të mbetej. Vetëdijshëm ndoshta  dhe nuk do të vëreni se vetvetes i flitni këso gjërash, por nëse  hulumtoni më me kujdes mund të bëheni të vetëdijshëm se çfarë mendimesh mendoni – bartni në vet. ME NDRYSHIMIN  e kësaj mënyre të të menduarit, ME NDRYSHIMIN  e mendimeve tuaja, mund ta ngrisni nivelin tuaj të dashurisë dhe të nderimit ndaj vetes.
            Sigurisht se do të pyetni: Si ndryshimi i të menduarit mund të ndikojë në jetën e dikujt? E po, vetëm një numër i vogël njerëzish vërtet e kupton fuqinë e mendjes dhe ndikimin e saj në krijimi  e realitetit tonë, të jetës sonë, të përcaktimit tonë, me një fjalë të vetë fatit. Madje edhe mendimi se ne vetë e krijojmë realitetin tinë për shumicën e njerëzve është plotësisht i huaj dhe i papranueshëm. Se me pranimin e kësaj premise do të duhej të pranonin edhe idenë se ata vetë janë përgjegjës për veten dhe për botën rreth tyre. E kjo do të ishte  një ngarkesë e konsiderueshme. Por, marrja e përgjegjësisë është hap me rëndësi në zhvillimin e dhe pjekurinë e njeriut. Me fjalën PËRGJEGJËSI këtu kuptojmë vetëdijen për fuqinë. Mundësitë dhe aftësitë tona për të vepruar në Univers. Duke kuptuar këtë fakt, autorja e këtij teksti e tmerruar pyeti vetveten: në qoftë se unë krijoj realitetin tim personal, atëherë përse vetveten aq shumë herë e kam  bërë fatkeqe? Atëherë ka pasur mendimi, i cili ka ndryshuar  jetën e saj: “ Nëse veten mund ta bëj të mjerë, atëherë me siguri kam forcë që veten ta bëj të lumtur! Unë  mund të jem e pasur në vend se e varfër, e dashur në vend se e braktisur”! Çështja është që ta mësoni mendjen tuaj të punojë PËR e jo KUNDËR jush.
            E që mendjen tuaj ta mësoni të punojë në mënyrë PËR  ju, duhet ta kuptoni se në esencë keni të bëni me dy komponente të ndryshme të mendjes suaj: me VETËDIJEN dhe NDËRDIJEN .
            Pjesa e vetëdijshme e mendjes suaj do të mund të përshkruhej si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesën tuaj të vetëdijshme të  mendjes  ju jeni të vetëdijshëm për mendimet dhe veprimet tuaja. Mendja e vetëdijshme ka aftësi të sjellë gjykime të pjekura dhe të vlerësojë gjykimin e vet duke saktësuar informacionet ekzistuese në çfarëdo  situate. Në të kundërtën e kësaj, mendja e ndërdijshme vepron në nivelin reaktiv, pa mundësi të gjykojë dhe duke pranuar të gjitha në mënyrë bukvale. Psikoanalisti i madh K.G.Jung e ka cilësuar ndërdijen tuaj si  një pesëvjeçar në kokën Tuaj i cili synon që të udhëheqë jetën tuaj sipas vlerësimeve dhe vrojtimeve të veta. Ndërdijen  poashtu mund ta krahasoni me kompjuterin: si ai, edhe ndërdija po ashtu programohet pa kurrfarë mundësish të racionalizojë apo analizojë në nivelin intelektual. Kompjuteri do të pranojë edhe premisën 2+2=5 në qoftë se ashtu e programoni.
            Se realiteti juaj krijohet sipas mendimeve tuaja , ko në të vërtetë nuk është dhe koncept i ri. Në Bibël – ( romakëve 12:2 ), apostulli Pavli, këshillon: “ Bëhuni të ndryshueshëm me ripërtëritjen e mendjes suaj “. Ky koncept nuk është i kufizuar vetëm në Krishterizëm. Libri i shenjtë budist “ Dharmma Pada” thotë : “ Ne jemi ajo çka mendojmë , duke u bërë ajo çka mendojmë “. Kur njëherë ta kuptoni këtë koncept, do ta gjeni edhe çelësin e përdorimit të tij për të mirën tuaj. Ju jeni çelës, ju jeni instrumenti i vetëm për zbatimin e këtij koncepti.
            Mos u dëshpëroni nëse ju neverit vetvetja. Shumë ë kanë bërë këtë si ju . Në qoftë se ke pasur mundësi ta sjellësh vetën gjer këtu ku je tash, atëherë ke mundësi që vetën ta dërgosh në ndonjë vend tjetër. Paramendojeni vetëm se jeta juaj e gjertanishme është shënuar në faqet e ndonjë libri. Duke e lexuar  mund të mendoni se ajo kurrë nuk do të jetë bestseller. Heroi kryesor – Ju – nuk e do vetveten, jeta e tij është e rëndë, e trishtueshme dhe plot probleme të pazgjidhshme. Nëse mbeteni pranë këtij libri duke besuar se këtu asgjë nuk mund të ndryshohet, atëherë për ju vërtetë nuk ka shpresë. Për fat ekziston  mundësia tjetër: të pajisur me njohjen se ju jeni projektues – kreatori mund ta shkruani librin tjetër, heroi kryesor – Ju – mund të jetë i lumtur, i ngazëllyer, i shëndoshë, i pasur, thjesht ashtu siç ju dëshironi. Ju e keni mundësinë që vetën ta dërgoni në cilindo drejtim të doni. Ju jeni autori i tregimit tuaj personal, programuesi i kompjuterit tuaj. Ju jeni prindi i fëmijës suaj të brendshëm dhe në fund të fundit përgjegjës për mënyrën e tij të menduarit. 

Shkruan:Renata BRAKUS
Burimi:sa-kra.ch

No comments: