Tuesday, April 27, 2010

A Varet Poeti…… ?!!!

A Varet Poeti……!??
________________________________________
20 vite pa Havzi Nela


Shqiperi, 10 Gusht 1988 ora 02.00 e mengjesit.Bashke me naten, demonet e saj eksekutojne me varje poetin Havzi Nela.Denimi mesjetar dhe cnjerezor rrenqeth te gjithe qytetin e Kukesit duke i dhene nje goditje lirise,jetes dhe pasionit te tij,poezise.Egzekutoret gezojne dhe duartrokasin tek sa shikojne si valevitet trupi i tij pa jete ne qender te qytetit duke harruar se Havzi Nela sapo kishte hyre ne pavdekesi. Poezia e qytetit verior u shua por ai u ndez si nje pishtar per ti bere me shume drite lirise dhe fjales se lire,per ne ndezur me shume dashurine dhe per te enderruar pafundesisht enderra poezie.Tashme pas 20 vitesh kur e keqja iku bashke me naten drita e tij shendrit ne shume.Tashme Havzi Nela eshte kudo,ne ajer,tek kjo drite qirinjsh,tek fjalet e miqve dhe shokeve dhe ne zemret e te gjitheve ne. Ai sebashku me 9 shpirtra poetesh u thirren per te na kujtuar edhe nje here se liria dhe demokracia jane me te shtrenjte se vete jeta. Pas 20 vitesh ai flet ashtu si dikur,fuqishem,dhe plot energji. Liria eshte mbi jeten pasi pa te jeta ska kuptim. Sot pas 20 vitesh pa te, miq,te aferm, politikane, studiues dhe bashkevuajtes te ish rregjimit komunist kujtuan emrin e tij dhe te gjithe pyeten njezeri.A varet Poeti?Te gjithe nderuan ashtu sikunder duhej por te gjithe u ndjeme fajtore qe smund ti sjellim ne jete shpirtrat e tyre te lire.....Vazhdon...Bashke me poetin tone Havzi Nela, ai solli ne “festen” e tij te lirise se perjetshme edhe shpirtrat e atyre qe paten te njejtin fat me te;Vilson Blloshmin,Genc Leken,Bilal Xhaferrin,Zhaneta Overnajen,Vincens Prenushin Baba Ali Tomorrin.Lulet per ta ishin nje mesazh per te mbajtuar te fresket kujtimin e lirise,frymezimin dhe fjalet e tyre.Poetet u vrane por emri dhe poezia e tyre jo,ata jane te pavdekshem sikunder eshte e pavdekshme dashuria per jeten.Kreret e Shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, Adem Allci e Besim Ndregjoni, por dhe te shoqatave te tjera percollen kujtimet e poetit martir te demokracise duke denoncuar harresen e shtetit per shtresen e e ish te perndjekurve politik. Dikush pyeti se kush ishte deshira e fundit e poetit tone.Te gjithe heshten,me pas....me pas duartrokiten per ti thene faleminderit Havzi Nela.Qirinjte ende vazdhdojne te ndricojne sebashku me apelin e bashkevuaajtesve te poetit se per te ruajtur lirine duhet denuar xhelatet e saj.


Nga: Harbi Aliaj
Gazetar

Burimi:http://www.forumishqiptar.com

No comments: