Topojanit,Vendlindjes time !
Ciftelia e babes plak..
dhe kte here spo te le rehat
prap kto tela po ti dridhi
i ra baba tash po i bjen i biri
me thur keng per Topojan
me kendu per vatan
i ra baba tash po i bjen i biri
me thur keng per Topojan
me kendu per vatan
Mos te harrojm fjalen e plakut
ku i thoshte ne krye te oxhakut
mos te harrojm gjakun e deshmoreve
te ruajm nderin e banoreve
Ka pas burra me lloj -lloj trimerie
njerez lapsi e ciftelie
njerez bese e burra krenare
ne ket ven gjithmon kan dal
buk per miq plumba per armiq
Topojani e ka pas si ligj
kete vend kush viziton
me rrespektu e kena pas zakon
gra me ndere e shum besnike
vasha puntore e fisnike
djem te gjalle si luana
se me mund i ka rrit nana
lloj-lloj fruti e pemtarie
cdo lloj druri e bimsie
ky vend i rrit me flladin e eres
eh sa lezet ka stina e veres
uj i ftoht e i leht si era
te ti gjithmon buzeqesh pranvera
ka lezet te ti cdo stine
dimri vera dhe gjethet kur bin
Topojan o vendi im
ti me ngjall cdo kujtim
te ti u rrita e u shkollova
e kurr per jete nuk te harrova
ju Topojanas qe e lat kete ven
nja dy fjal du tju'a them
kete vend kurr mos ta harroni
bashk me fmit ta vizitoni....
Autor: Albert KARAXHA
No comments:
Post a Comment