Sunday, April 25, 2010

Mehmet Elez Allaraj, patrioti Topojanas në panteonin e lavdishëm të historisë kombëtare ...



Mehmet Elez Allaraj, patrioti Topojanas në panteonin e lavdishëm të historisë kombëtare ...
Kuksianët ecin gjithmonë pas imazhit të Mehmet Elez Allarajt, për të qenë më të mirë, më atdhetar, më njerëzor!
Fadil Hoxhës bëj ç'është e mundur që Kosova të mos ngelet "nder Serb"

Të eksplorosh historinë martire të Kuksianëve duhet qasje me serioze për qëndresën që kanë bërë kundër të gjithë pushtuesve për liri e pavarësi kombëtare .

Në panteonin e lavdishëm të historisë së Kukësit pse jo dhe atë shqiptare rreshtohet dhe patrioti dhe demokrati me rrezatim kombëtar Mehmet Elez Allaraj. Gjithmonë në historinë shqiptare është dashur të ndrisim figura të nevojshme për të mundësuar dhe motivuar kohët e reja dhe kthesat popujve në rrugën e tyre të historisë .

Figura e Mehmet Elez Allarajt, shfaqet me madhështinë e saj në momentet kyçe të historisë kombëtare, shfaqet si njeriu qe kërkon atdheun e tij ndryshe, kombin e tij të lirë, shfaqet si disident, si lexues, si patriot, si emigrant, si atdhetar, pse jo si politikan dhe human. Në jetën e shqiptareve kanë ndodhur tërmete, kaos, barbarizma, dhunë, panik, shpërngulje masive, fenomene që kanë ndërprerë dialogun mes të gjallëve. Kuksianët ecin gjithmonë pas imazhit të Mehmet Elez Allarajt, për të qenë më të mirë, më atdhetar, më njerëzor

Kështu ka ndodhur gjithmonë, heshtin por kur e lyp interesi kombëtar ata dalin na prijnë, lidhin brezat dhe epokat me gjak fisnik me ndërgjegje kombëtare me moral të lartë me forcë me vazhdimësi.

Gjithë jetën më pak gjumë në sy për patriotin Elez Allaraj, sa qe gjallë por më shumë frymëzim për brezat. Mehmeti të del përpara si legjendë, duke qenë i pavdekshëm në kujtesën e kuksianëve dhe shqiptarëve. Të shfaqet në çdo kohë dhe në çdo ngjarje me rëndësi historike kombëtare që e gjithë veprimtari e tij në shërbim të atdheut e vlerëson si patriot me dimension të përmasave kombëtare..... .....

..........

Mehmet Elez Allarai shfaqet si shpresë në orët e vështira të del përpara si burrë i madh, e patriot si miqtë e tij, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, që s'u nda kurrë nga ata për çështjen kombëtare dhe përparim.

Mehmeti të del si motiv, pa të cilin nuk jetohet, të jep përshtypjen se ka ardhur nga thellësia e kohëve me cilësitë me brilante që kanë pasur shqiptarët e njohur, ku sintetizoheshin mundësit dhe cilësitë e individit, për tu vënë në shërbim të shoqërisë, historisë dhe çështjes kombëtare.

Mehmet Elez Allarai, në kohë e rrethana kritike ka dhënë provën dhe forcën morale të tij, si një burrë i madh, i ditur dhe i tëri në shërbim të kombit dhe atdheut. Ai ishte një burrë shtatlartë me mjekër të bardhë, me horizont të gjerë, për kohën që jetoi. Njihej në të gjitha hapësirat shqiptare si Kosovë, Lumë, Dibër, Tetovë dhe Shkup.

Mehmet Elez Allarai lindi në lagjen Xhaferaj të fshatit Topojan, sot komuna Topojan Kukës rreth viteve 1860.

Që në fëmijëri shquhej për inteligjencë natyrore dhe largpamësi, trim, punëtor, nuhatës i situatave që kalonin mbi truallin Shqiptar. Në fëmijëri u rrit me një familje të madhe dhe shijoi gjithashtu bukuritë e bjeshkëve të Okzherit dhe Kallabakut. Në rininë e tij ndoqi dhe u bashkua me lëvizjen dhe luftërat për liri që zhvilluan trimat e mëdhenj të Topojanit Ejup Topojani dhe Sahit Geg Brekia, që ishin krijesa të gjithë krahinës së Lumës, që në vitet 1878-1881, bënë një luftë të pashembullt dhe heroike në Prekupje e deri në Nish.

Nga këto lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare, si dhe nga këta luftëtarë të mëdhenj dhe luftëtarë të tjerë që luftuan dhe u vranë deri në Nish Mehmeti mësoi shumë. Për këta luftëra dhe për këta luftëtarë Mehmeti s'pushonte të foluri asnjë çast te brezat më të rinj. Pas këtyre ngjarjeve ai u përkushtua çështjes kombëtare për liri dhe bashkim kombëtar të trojeve shqiptare. Rreth viteve 1900 patriotin e gjejmë në qendër të Gjakovës ku si fillim bëri të mundur hapjen e një dyqani ëmbëltore.

Nga njeriu i mençur i Kukësit shumë shpejt u kthye qendër të madhe atdhetare ku mblidheshin shokë e miq veprimtarë e atdhetare, siç mblidheshin shqiptarët në klubet e Bukureshtit Sofies, Parisit në Amerikë. Dyqani u kthye në një shkollë ku Mehmeti u njoh me detaje me historinë e Kosovës dhe gjithë Shqipërisë. Në atë kohë Gjakova ishte një nga qendrat më të mëdha patriotike siç ishte Dibra e Madhe për shqiptarët e Maqedonisë.

Mehmet në Gjakovë shtoi miqtë e tij patriotë. Të gjithë e njihnin në Gjakovë Mehmetin si burrë fisnik, patriot dhe atdhetar. Aty çdo moment flitej për lidhjen Shqiptare të Prizrenit për ngjarjet dhe patriotët e mëdhenj shqiptarë. Kryefjala e çdo bisede në Gjakovë dhe në lokalin e Mehmetit ishte ngjarje e madhe e Prizrenit si dhe burrat e mëdhenj Iljaz Pashë Dibra, Abdyl Frashëri Ymer Prizreni, Haxhi Zeka etj. Si njohës dhe pjesëmarrës i këtyre ngjarjeve të mëdha Mehmeti u bë mesazhues i ideve për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes anti-turke në vitet 1909-1913, herë si delegat e herë si luftëtar në këto lëvizje. Mund të përmendim se këto vite ishin vite me ngjarje të mëdha si kongresi i Dibrës në 1909, si dhe luftërat më të egra mes Serbëve e Shqiptarëve si dhe pavarësia në 1912 e më pas luftërat më të egra të vitet 1913 -1914 të Serbëve në trojet tona.

Peshën më të madhe të qëndresës ndaj serbëve e kanë pasur Kuksianët e Dibranët. Kujtojmë se në luftën e Kolesianit ku serbët u thyen keqas nga heroizmi i Kuksianëve e Dibranëve:

"Përrenjtë e Lumës mbush me gjak

I thonë Drinit na ndihmo pak"

Mehmet Elez Allarai kishte miqësi dhe aktivitet patriotik me Bajram Currin e Hasan Prishtinën. Jo rastësisht nga serbët shikohej si nacionalist si person që pengonte e kundërshtonte politikën serbe në Kosovë. Kishte njohje miqësore e vëllazërore me familjen Spahia në Prizren një familje e madhe me vlera të mëdha patriotike. Para masakrës së bërë nga serbët në Topojan e fshatra të tjerë të Lumës si dhe në Maqellarë e Dibër të Madhe në vitet 1913 shtëpia e madhe dykatëshe e përbërë nga 16 dhoma e Mehmetit në Xhaferaj u godit me top nga artileria serbe pasi kishin kujtuar se është kazermë ushtrie. Vit 1913 solli masakrën më të madhe në Lumë e Dibër po ashtu në Topojan e lagjen Xhaferaj të patriotit Mehmet Allarai.

Bashkëkohësit e Mehmetit tregojnë se ai shpëtoi për fije të perit asaj masakre ku serbët prenë e vranë burra e gra dhe fëmijë njerëz të pafajshëm. Mehmeti me familjen e tij u zhvendosën në një fshat në periferi të Shkupit te disa miq të tij. Dimë që pas kësaj masakre shumë fise të dëgjuara Dibrane u shpërngulën në Tiranë ku dhe sot quhet lagja Dibrane. Pas kësaj ngjarjeje Mehmetit iu dogj dyqani në Gjakovë duke ia bërë shkrumb e hi por pas disa vitesh ai e ngre atë përsëri duke punuar në Gjakovë mëse 40 vjet. Ky dyqan ndodhet edhe sot në qendër të Gjakovës.

Pas çdo zhvendosjeje pas çdo fatkeqësie për familjen e fshatin e tij patrioti kthehej përsëri në vendlindje me mendje të kthjellët optimist dhe guximtar ku punoi dhe jetoi në fshatin e tij të lindjes në Topojan të Kukësit por pa u shkëputur asnjë çast nga Gjakova e Prizreni. Mehmeti nuk kishte mbaruar akademira por kishte universitetin e jetës. Ai ishte profesori jonë popullor shkruhet në librin Jehona e Topojanit. Ligjëronte ëmbël dhe i dëgjohej fjala në konak apo mjedisin ku ndodhej. Karakterizohej nga thjeshtësia dhe fjala e përdorur me vend e në kohë. Të gjithë e dëgjonin me kureshtje dhe vëmendje për fjalët dhe mesazhet që jepte. Fliste për luftërat, historitë e të parëve të cilën e dinte shumë mirë, fliste për patriotë e atdhetarë. Patrioti fliste për kurbetçinjtë për fiset, për zonën ishte bashkëkohës i Ahmet Çelajës, Avdyl Myrtos, Kadri Shahinit që i mbante në gojë e në zemër. Fliste me urrejtje për pushtuesit ishte i hapur dhe me horizont të gjerë, fliste tre gjuhë të huaja. Ishte caktuar nga zona si zgjedhës i dytë për të votuar për deputet Avni Rustemin dhe ishte një nga mbështetësit kryesor që Avniu të kandidonte në Lumë. Të gjithë ata që e njohin e dinë që ai ishte njohës i mirë i historisë, figurave kombëtare dhe mbështeti qeverinë demokratike. Patrioti Mehmet Elez Allaraj ishte transmetues i veprimtarisë atdhetare të malësorëve nga brezi në brez.

Për njohuritë që zotëronte dhe rrezatimin e tij tek të tjerët vendasit e quanin historian i zonës. Pra ky personalitet lëshoi dritë mbi historinë e Kukësit duke u bërë shembull frymëzimi për brezat që janë dhe ato që do të jenë. Ai për kohën që jetoi ishte optimist në jetë pa asnjë ngjyrë pesimizmi dhe ngadalësie energjike veprime koncize në mendime guximtar në iniciativa, burrë i vendosur me gen familjar të dëgjuar, orator racional dhe i logjikshëm, komunikues me të gjithë, mik i kompromisit, armik i hipokrizisë syçelë e vigjilent, i buzëqeshur me miq dhe shoke proletar kur e lypte nevoja dhe strateg ne ide i dashur ne shoqëri me një kulture universale dhe i kujdesshëm ne familje.

Mehmeti kishte njohje edhe me udhëheqësin e LAN TE Kosovës Fadil Hoxha, pasi ky i fundit ne fëmijërinë e tij kishte kaluar një kohe të gjatë tek dyqani i Mehmetit, ne Zjarrin e LAN Mehmeti ne moshën mbi 80-vjeç udhëtoi ne këmbë me km te tera e me dite deri sa e gjeti Fadil Hoxhën që po drejtonte luftën ne Kosovë .

Pasi u takuan miqësisht Fadili i tha "

Baca Mehmet ne këtë kohë, nuk ke ardhur të me takosh .

Baca i tha; Fadil miku im erdha te takoj dhe njëherë se jam i vjetër e ndoshta nuk e di a shihemi me.

Po bacë i tha Fadili qe ne fëmijërinë te kam dëgjuar dhe prape do ta dëgjoj fjalën.

Patrioti i përlotur ne sy i tha:

Si do qe te shkoj lufta, bëj çmos që Kosovën të mos e lesh nder Serb.

Pas kësaj patrioti u kthye ne vendlindje i përmalluar dhe spati me fatin te shkelte me ne viset e Kosovës për te cilat s'pushoi se foluri deri ne grahmat e fundit te jetës .

Mehmeti jetoi mbi 100 vjet .

Këto vlera i trashëgoi tek djali i tij Fetahu i cili ne moshën 18-vjeçare i frymëzuar nga babi i tij Mehmeti, rrëmben armen dhe doli partizan ne lufte për liri ku luftoi deri ne çlirimin e plot te atdheut .

Me pas punoi si punonjës policie dhe ne organet e pushtetit popullor deri ne vitin 1967, ku u përjashtua nga partia si kundërshtar i vijës se partisë.

Pas largimit nga partia beri një jete te thjeshte duke punuar si punëtor e minator ne ndërtimin veprave energjetike, ne Vaun e Dejës, Fierze, Koman ,deri sa doli ne pension .

Kudo ku luftoi dhe punoi u karakterizua e la mbresa te mira te gjithë e kujtojnë si njeriun pozitiv me cilësitë me te mira dhe virtyte te larta .

Nga familja e madhe e patriotit Mehmet Elez Allaraj rrjedhin brezat e rinj genet e kësaj familje,sot janë intelektuale drejtues Administrativ ne fusha te ndryshme te jetës si arsim, shëndetësi, drejtësi dhe po sakrifikojnë për te mbajtur larte nderin dhe dinjitetin e te pareve te tyre.

Veçanërisht gjyshit te tyre patriot dhe demokrat Mehmet Elez Allaraj , duke qene trashëgimtarë te këtij burri te madh janë bere misionare te lirisë dhe kombit shqiptar eksponentë pozitive për shoqërinë mbare kombëtare. Për te tille bije dhe misionare ka nevoje atdheu qe mundin dhe djersen e tyre derdhin për te ruajtur traditat me te mira kulturën dhe emrin e mire te familjes se tyre, duke u bere shembull frymëzimi për te gjithë shoqërinë shqiptare, kudo qofshin Kosove, Shqipëri e Maqedoni .

Një nga trashëgimtaret e patriotit te madh Mehmet Elez Allaraj, është edhe nipi i tij Gëzim Allaraj, Avokat i mirënjohur ne Tirane, ne çdo çast i përkushtuar ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut, ku ne vitin 1999, mblodhi fakte dhe dëshmi te krimeve dhe genocitit serb ne Kosove, në Tribunalin e Hagës, ku trung i denjë i kësaj familje ka ditur ta mbajë gjalle dhe ta ngrejë lart vlerat e mira te kësaj familjare te madhe patriotike personalitetet me vizion dhe largpamësi njohës i mire i vlerave demokratike bashkëkohorë, harmonizues i traditës me modernen personazh shumëdimensional ne kompleksitetin e tij njerëzor.

Një familje e madhe nuk ka kuptim pa këtë vazhdimësi brezash.



Republikës e ka dekoruar "Për Veprimtari Patriotike si dhe Luftëtar dhe Propagandues i dalluar për mbrojtjen e trojeve kombëtare dhe fitoren e revolucionit demokratik te vitit 1924"

Veprimtaria patriotike atdhetare e Mehmet Elez Allaraj, nuk i ka shpëtuar dhe institucioneve me te larta te shtetit shqiptar. Kështu me dekretin nr. 857 dt. 08.06.1994, Presidenti i Republikës e ka dekoruar "Për Veprimtari Patriotike si dhe Luftëtar dhe Propagandues i dalluar për mbrojtjen e trojeve kombëtare dhe fitoren e revolucionit demokratik te vitit 1924" Për jetën dhe veprimtarinë patriotike te Mehmet Elez Allarajt TVSH do te përgatisë një dokumentar historik ne Eksplorim te historisë te hapësirave shqiptare . Gjithsesi Mehmet Elez Allaraj do te mbetet krenaria e Kombit Shqiptar, si sinonim i te madhërishmes dhe kombëtares.


Nga Aqif Ademi (Regjisor)
Burmi:Gazeta Ndryshe (www.ndryshe.com)
Pershtati:Jehona Topojanit 

No comments: