Wednesday, April 28, 2010

Sinan Pasha I Topojanit-Nje veshtrim historik nga enciklopedia virtuale britanike”Classic Encyclopedia”


Liber ne gjuhen Turke rreth Sinan Pashes

Sinan PASHA i Topojanit – Veshtrim historik nga enciklopedia Britanike “Classic Encyclopedia”

    Sinan PASHA (1515-1596)
Sinan Pasha ishte nje personalitet mjaft i njohur ne perndorine osmane.Sinan PASHA  ishte me origjine Shqiptare ,perkatesisht nga zona e Topojanit (KUKES).
Burre shteti dhe nje nga personalitetet me te shquara ne radhet e ushtrise Turke i cili dha nje kontribut te madh ne shume beteja luftarake.
Me 1569 ai u emerua guvernator i Egjiptit qe vazhdoi ne kete detyre deri ne vitin 1571 gjate pushtimit te Jemenit .Me 1574 ai komandoi nje nga ekspeditat luftarake me te medha  kunder Tunizise,e cila,pavaresisht mbrojtjes se guximshme nga ana e  garnizonit Spanjoll dhe Italian,perfundimisht iu bashkangjit perandorise Osmane.Me 1590 Sinan Pasha komandoi ushtrine kunder Persise ku dhe ne kete kohe u emerua dhe Vezir i madh.
Nderkohe qe vitet e mevonshme do te ishin vite mjaft te veshtira per te ,per shkak te nje disfate qe i ndodhi nga nderhyrje te pabesa te disa nga pjesetareve te ushtrise dhe kryesisht te zevendesit te tij Muhamed Pasha gjate perpjekjes per sigurimin e garnizionit Turk te Tiflis ne Gori (Zone e Turqise )
Por menjehere ai do rikthehej fuqishem dhe dinjiteti i tij do rivendosej serish kur emerohet Guvernator i Damaskut,dhe ne vitin 1589 ,pas nje revolte te madhe te Jenicereve,ku me aftesi te rralla ia arriti ti perballonte ai emerohet  vezir i madh per here te dyte.
Por nje revolte tjeter e Jenicereve coi ne shkarkimin e tij ne vitin 1591.
Kjo periudhe e veshtire per te nuk do te zgjaste shume per te,pasi Sulltani duke njohur  ndershmerine qe e karakterizone apo dhe aftesite e tij drejtuese dhe reputacionin e madh qe kishte ne ushtri  dhe me gjere,Sinan Pasha riemerohet per here te trete ne detyren e vezirit te madh.
Po ne kete vit ai komandonte ushtrine Turke kunder Hungarise.
Periudha e sundimit te  tij ishte e mbushur  me tradheti dhe pabesi  qe me pas conin ne ulje-ngritje te njepas-njeshme.Me gjithe arritjet e tij tashme mjaft te njohura,ai perseri u shkarkua nga detyra ne shkurt te vitit 1595,shume pak pas ardhjes se Muhamed Pashes III.
Gushti i po ketij viti do ta gjente Sinan Pashen  perseri ne detyra te larta drejtuese sic ishte  ekspedita e Wallaxhias.Por kursi i tij drejtues sic duket kishte hasur ne kundershtime te ashpra qe me pas coi ne vendimin e keshillit suprem per  privimin e tij nga vula e zyres,kjo kulminoi me renien e Gran me 19 nentor te po ketij viti.
Vdekja e pasardhesit te tij  Lala Muhammed  tre dite me vone ,u duk si nje shenje nga qielli per pafajsite e tij dhe ndershmerine qe e karakterizonte,keshtu qe u be vezir i madh per here te peste.
Kjo ishte periudha ku Sinan Pasha riktheu besimin dhe dinjitetin tek  te gjithe perkrahesit e tij.
Gjithashtu Sinan Pasha ishte dhe guvernator i Anadollit ne kohen e sundimit te Muhammed Pashes II.
Interesant eshte fakti se Sinan Pasha ishte kunat i Sulltan  Bajazidit te dyte .
Edhe vellai i tij Rustem Pasha ishte admiral ne kohen e Sulejmanit te pare ,po qe vdiq shume heret rreth vitit 1533 ne rrethana te panjohura.
Ekspeditat e ardhshme luftarake nen drejtimin e Sinan Pashes do te njihnin fitore te njepas-njeshme,sic ishin betejat kunder ushtrise se princit Jem qe u zhvilluan ne Bursa.
Ne kohen e Sulltan Selimit te pare ai sherbeu me dallim te madh dhe perkushtim te papare ,per te ardhur me pas ne fushatat luftarake kunder Perseve ku dhe ra  heroikisht ne betejen e Ridanes ne vitin 1596,qe perfundoi me fitoren e ushtrise se tij ku Mameluket u munden.

Shkeputur nga Enciklopedia Britanike “Classic Encyclopedia”
Pershtati ne shqip: Ismet M.AHMETAJ
Tirane,Prill 2010



Shenim:Historia e Sinan Pashes se Topojanit eshte nje histori e dokumentuar nga historian vendas dhe te huaj.Jane shkruar me dhjetra libra dhe gjenden me qindra dokumente ne arkiven Turke per  te vertetuar origjinen nga Topojani te ketij personaliteti.Ky tekst eshte thjesht nje pjese e vogel  por qe e kam pare mjaft te dobishem  per te sjelle dhe nje pershtatje ne shqip i tekstit ne versionin origjinal anglisht te enciklopedise virtuale britanike”Classic Encyclopedia”
Cdo ndryshim apo shperndarje e ketij materiali pa pelqimin dhe lejen e autorit konsiderohet i paligjshem.
Versionin original ne anglisht mund ta gjeni ne kete adrese: http://www.1911encyclopedia.org/Sinan_Pasha

REDAKTOI: JEHONA TOPOJANIT 

No comments: