"Topojanasit ishin kudo.Ku ti thërriste dheu i tyre,gurët e drurët,jehona e gjakut pellaszgo-Ilir...Jetën e kishin varur prej fatit të Atdheut, se pa përpjekje nuk kishte fitore,pa rrezikuar nuk do të kishte mbijetesë..."
Friday, April 30, 2010
Topojanit,Vendlindjes time ! - Poezi nga Albert KARAXHA
Topojanit,Vendlindjes time !
Ciftelia e babes plak..
dhe kte here spo te le rehat
prap kto tela po ti dridhi
i ra baba tash po i bjen i biri
me thur keng per Topojan
me kendu per vatan
i ra baba tash po i bjen i biri
me thur keng per Topojan
me kendu per vatan
Mos te harrojm fjalen e plakut
ku i thoshte ne krye te oxhakut
mos te harrojm gjakun e deshmoreve
te ruajm nderin e banoreve
Ka pas burra me lloj -lloj trimerie
njerez lapsi e ciftelie
njerez bese e burra krenare
ne ket ven gjithmon kan dal
buk per miq plumba per armiq
Topojani e ka pas si ligj
kete vend kush viziton
me rrespektu e kena pas zakon
gra me ndere e shum besnike
vasha puntore e fisnike
djem te gjalle si luana
se me mund i ka rrit nana
lloj-lloj fruti e pemtarie
cdo lloj druri e bimsie
ky vend i rrit me flladin e eres
eh sa lezet ka stina e veres
uj i ftoht e i leht si era
te ti gjithmon buzeqesh pranvera
ka lezet te ti cdo stine
dimri vera dhe gjethet kur bin
Topojan o vendi im
ti me ngjall cdo kujtim
te ti u rrita e u shkollova
e kurr per jete nuk te harrova
ju Topojanas qe e lat kete ven
nja dy fjal du tju'a them
kete vend kurr mos ta harroni
bashk me fmit ta vizitoni....
Autor: Albert KARAXHA
Topojan Bajrakupare Topojani - Bashkohu edhe ne facebook........
Per tu lidhur me "Topojan Bajrakupare Topojani " ne Facebook,klikoni ne linkun e meposhtem:
Ju faleminderit !
Thursday, April 29, 2010
Wednesday, April 28, 2010
Edhe prap heshtim...
“Fryma e Helsinkut u derdh porsi era,/Na përkëdhel zemrat, çeli si pranvera/Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë,/ Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë /”.
Biografia e Sinan Pashës......
Biografia e Sinan Pashës – sadriazem, luftëtar
dhe pushtues i Jemenit - Allahu e mëshiroftë
I thoshin Sinan pasha me prejardhje nga Topojani,
ai ka pushtuar Jemenin dhe ka gëzuar trojet tona.
Fshati i tij ishte ngushtë me jetesë,
prandaj janë shpërngulur banorët e trojeve tona.
Ai me cilësitë e veta ka qenë i edukuar e dinjitoz,
dhe pat hyrë në radhët e ushtrisë së mbretit.
Qe dërguar në Persi që të vendoste paqe për një çështje,
Dhe qe i suksesshëm në përfundimin e saj.
Falë kësaj u bë pushtetar zulmëmadh në Kars
Dhe pastaj qe avancuar derisa arriti (të bëhej vali ) në Siri.
U bë vali në Kajro të Egjiptit,
Dhe nuk është lavdëruar për rregullimin e pushtetit atje.
Nga Egjipti
...................................................................................
_____________________________
Përkthimin e veprës në gjuhës shqipe e bëri Nehat Krasniqi. (Shënimi sipas: Edukata Islame, nr. 57, 1995, Prishtinë, fq. 59 – 76).
--------------------------------------------------------------------------------
E Martë, 18 Gusht 2009;
Burimi: http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=622
Sinan Pasha I Topojanit-Nje veshtrim historik nga enciklopedia virtuale britanike”Classic Encyclopedia”
Liber ne gjuhen Turke rreth Sinan Pashes |
Sinan PASHA i Topojanit – Veshtrim historik nga enciklopedia Britanike “Classic Encyclopedia”
Sinan PASHA (1515-1596)
Sinan Pasha ishte nje personalitet mjaft i njohur ne perndorine osmane.Sinan PASHA ishte me origjine Shqiptare ,perkatesisht nga zona e Topojanit (KUKES).
Burre shteti dhe nje nga personalitetet me te shquara ne radhet e ushtrise Turke i cili dha nje kontribut te madh ne shume beteja luftarake.
Me 1569 ai u emerua guvernator i Egjiptit qe vazhdoi ne kete detyre deri ne vitin 1571 gjate pushtimit te Jemenit .Me 1574 ai komandoi nje nga ekspeditat luftarake me te medha kunder Tunizise,e cila,pavaresisht mbrojtjes se guximshme nga ana e garnizonit Spanjoll dhe Italian,perfundimisht iu bashkangjit perandorise Osmane.Me 1590 Sinan Pasha komandoi ushtrine kunder Persise ku dhe ne kete kohe u emerua dhe Vezir i madh.
Nderkohe qe vitet e mevonshme do te ishin vite mjaft te veshtira per te ,per shkak te nje disfate qe i ndodhi nga nderhyrje te pabesa te disa nga pjesetareve te ushtrise dhe kryesisht te zevendesit te tij Muhamed Pasha gjate perpjekjes per sigurimin e garnizionit Turk te Tiflis ne Gori (Zone e Turqise )
Por menjehere ai do rikthehej fuqishem dhe dinjiteti i tij do rivendosej serish kur emerohet Guvernator i Damaskut,dhe ne vitin 1589 ,pas nje revolte te madhe te Jenicereve,ku me aftesi te rralla ia arriti ti perballonte ai emerohet vezir i madh per here te dyte.
Tuesday, April 27, 2010
Poeti dhe Disidenti Havzi NELA - Fakte,dëshmi dhe Shkrime nga Intelektualë te ndryshëm.....
Zbulohet vendimi i gjyqit që e çoi në litar!
REPUBLIKA POPULLORE S O C . S H Q I P Ë R I S Ë
Nr. 59. Vendimi
Nr.60. Aktit
GJYKATA POPULLORE
RRETHIT KUKËS
VENDIM
NË EMËR TE POPULLIT
Gjykata popullore e rrethi Kukës e përbërë prej:
Agim Hoxha, Gjyqtar
Osman Mula, Anëtar
Isa Laçi, Anëtar
Asistuar nga sekretarja Ikbale
Mema, me pjesëmarrjen e prokurorit
Nikollaq Helmi, në Kukës, me datë 24.06.1998 shqyrtoi në seancë gjyqësore
me dyer të hapura çështjen penale nr. 60 që i përket:
Të pandehurit Havzi Nela, i biri
Shabanit dhe i Xhevries, i
datëlindjes 1934, lindur në Kollovoz
dhe banues në Arrën, me origjinë shoqërore fshatar i varfër,
dhe me gjendje shoqërore punëtor, i dënuar dy herë më parë në bazë
të neneve 47/ gj dhe 55/ J e K.Penal, profesioni mësues me arsim
të lartë, arrestuar më datë 17.6.1988
AKUZUAR
Për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit,
terror dhe armëmbajtje pa leje, në bazë të nenit 47/ gj - 11, 50 /1 224
të kodit Penal.
Gjykata, pasi shqyrtoi materiale te dosjes hetimore Nr.109, provat e
marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi prokurorin e kërkoj deklarimin
fajtor të pandehurin për veprat penale të parashikuara nga
nenet 47/ gj e 11; 50/ 1 e 224 të K.Penal dhe dënimin përfundimtar: me vdekje me varje në litar.
A Varet Poeti…… ?!!!
A Varet Poeti……!??
________________________________________
20 vite pa Havzi Nela
Shqiperi, 10 Gusht 1988 ora 02.00 e mengjesit.Bashke me naten, demonet e saj eksekutojne me varje poetin Havzi Nela.Denimi mesjetar dhe cnjerezor rrenqeth te gjithe qytetin e Kukesit duke i dhene nje goditje lirise,jetes dhe pasionit te tij,poezise.Egzekutoret gezojne dhe duartrokasin tek sa shikojne si valevitet trupi i tij pa jete ne qender te qytetit duke harruar se Havzi Nela sapo kishte hyre ne pavdekesi. Poezia e qytetit verior u shua por ai u ndez si nje pishtar per ti bere me shume drite lirise dhe fjales se lire,per ne ndezur me shume dashurine dhe per te enderruar pafundesisht enderra poezie.Tashme pas 20 vitesh kur e keqja iku bashke me naten drita e tij shendrit ne shume.Tashme Havzi Nela eshte kudo,ne ajer,tek kjo drite qirinjsh,tek fjalet e miqve dhe shokeve dhe ne zemret e te gjitheve ne. Ai sebashku me 9 shpirtra poetesh u thirren per te na kujtuar edhe nje here se liria dhe demokracia jane me te shtrenjte se vete jeta. Pas 20 vitesh ai flet ashtu si dikur,fuqishem,dhe plot energji. Liria eshte mbi jeten pasi pa te jeta ska kuptim. Sot pas 20 vitesh pa te, miq,te aferm, politikane, studiues dhe bashkevuajtes te ish rregjimit komunist kujtuan emrin e tij dhe te gjithe pyeten njezeri.A varet Poeti?Te gjithe nderuan ashtu sikunder duhej por te gjithe u ndjeme fajtore qe smund ti sjellim ne jete shpirtrat e tyre te lire.....Vazhdon...
________________________________________
20 vite pa Havzi Nela
Shqiperi, 10 Gusht 1988 ora 02.00 e mengjesit.Bashke me naten, demonet e saj eksekutojne me varje poetin Havzi Nela.Denimi mesjetar dhe cnjerezor rrenqeth te gjithe qytetin e Kukesit duke i dhene nje goditje lirise,jetes dhe pasionit te tij,poezise.Egzekutoret gezojne dhe duartrokasin tek sa shikojne si valevitet trupi i tij pa jete ne qender te qytetit duke harruar se Havzi Nela sapo kishte hyre ne pavdekesi. Poezia e qytetit verior u shua por ai u ndez si nje pishtar per ti bere me shume drite lirise dhe fjales se lire,per ne ndezur me shume dashurine dhe per te enderruar pafundesisht enderra poezie.Tashme pas 20 vitesh kur e keqja iku bashke me naten drita e tij shendrit ne shume.Tashme Havzi Nela eshte kudo,ne ajer,tek kjo drite qirinjsh,tek fjalet e miqve dhe shokeve dhe ne zemret e te gjitheve ne. Ai sebashku me 9 shpirtra poetesh u thirren per te na kujtuar edhe nje here se liria dhe demokracia jane me te shtrenjte se vete jeta. Pas 20 vitesh ai flet ashtu si dikur,fuqishem,dhe plot energji. Liria eshte mbi jeten pasi pa te jeta ska kuptim. Sot pas 20 vitesh pa te, miq,te aferm, politikane, studiues dhe bashkevuajtes te ish rregjimit komunist kujtuan emrin e tij dhe te gjithe pyeten njezeri.A varet Poeti?Te gjithe nderuan ashtu sikunder duhej por te gjithe u ndjeme fajtore qe smund ti sjellim ne jete shpirtrat e tyre te lire.....Vazhdon...
Vrasja entusiazte e Havzi Nelës !
Vrasja entusiazte e Havzi Nelës
Shkrimtari Günter Grass në vitin 2006 rrëfeu se kur kishte qene i ri, kishte veshur uniformën naziste. Rrëfimi i nobelistit gjerman qe tronditës, qe një prishje e heshtjes që rëndonte mbi shpirtin e vet prej sa e sa dekadash: 'Nuk e kam gjetur kurrë forcën për ta thënë, por është diçka që duhej treguar '
Nga Petrit Palushi
11 Gusht 2008 - Në 20 vjetorin e ekzekutimit të poetit Havzi Nela – Vazhdojnë të dekorohen ish-vrasësit e martirëve të lirisë dhe një lloj shqetësimi ndihet më shumë për ish-diktatorin Hoxha sesa për viktimat e tij, mu për atë, për të cilin Havzi Nela, qysh në vitin 1983, në burgun e Qafë-Barit shënonte: “Shtylla qëndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qëndron Hoxha”.
Shkrimtari Günter Grass në vitin 2006 rrëfeu se kur kishte qene i ri kishte veshur uniformën naziste. Rrëfimi i nobelistit gjerman qe tronditës, qe një prishje e heshtjes që rëndonte mbi shpirtin e vet qysh prej sa e sa dekadash: “Nuk e kam gjetur kurrë forcën për ta thënë, por është diçka që duhej treguar. Tashmë nderojmë aq shumë heronj të rezistencës gjermane sa nuk merret vesh si mbërriti në pushtet Hitleri. Në një kohë kur nazizmi u brohorit me mbështetje e entusiazëm”.....Vazhdon...
Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri: "FJALA NË LITAR"
Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri: "FJALA NË LITAR"
-- nga Zef Lleshi & Petrit PALUSHI
Shtëpia botuese "Onufri" nxori në qarkullim librin "Fjala në litar" (shkrime për Havzi Nelën).
Ky libër është një përmbledhje shkrimesh për martirin Havzi Nela, i cili u ndëshkua mizorisht me varje në Kukës, më 10 gusht 1988, dy vjet para se të përmbysej regjimi mesjetar komunist në Shqipëri. Në këtë libër janë përmbledhur shkrime të 43 autorëve:
Agim Morina, Agim Spahiu, Ahmet Selmani, Astrit Patozi, Bardhyl Londo, Besim Muhadri, Besnik Mustafaj, Bilbil Hereni, Fejzulla Gjabri, Granit Zela, Gjergj Leka, Gjovalin Kola, Halil Haxhosaj, Halit Shamata, Islam Dogjani, Kujtim Allaraj, Kujtim Morina, Lazër Stani, Maks Velo, Myftar Gjana, Nazif Dokle, Ndue Ukcama, Nermin Spahiu, Nimon Muçaj, Pal Doçi, Petrit Palushi, Prend Buzhala, Ragip Sylaj, Ramadan Musliu, Ramiz Gjini, Sabajeta Peposhi, Safet Sula, Shefqet Gjana, Shefqet Hoxha, Teodor Laço, Uran Kalakula, Vath Koreshi, Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Yrjet Berisha, Zaide Noka, Zekeria Cana, Zyhdi Morava.
Në shkrimet e autorëve të sipërcituar portretizohet më së miri jeta e martirit të njohur Havzi Nela, refuzimi dhe reagimi i tij ndaj diktaturës komuniste, ndjeshmëria ndaj lirisë, jokonformizmi dhe njëkohësisht rebelimi ndaj një bote dhe kohe me mungesën totale të lirisë.........
-- nga Zef Lleshi & Petrit PALUSHI
Shtëpia botuese "Onufri" nxori në qarkullim librin "Fjala në litar" (shkrime për Havzi Nelën).
Ky libër është një përmbledhje shkrimesh për martirin Havzi Nela, i cili u ndëshkua mizorisht me varje në Kukës, më 10 gusht 1988, dy vjet para se të përmbysej regjimi mesjetar komunist në Shqipëri. Në këtë libër janë përmbledhur shkrime të 43 autorëve:
Agim Morina, Agim Spahiu, Ahmet Selmani, Astrit Patozi, Bardhyl Londo, Besim Muhadri, Besnik Mustafaj, Bilbil Hereni, Fejzulla Gjabri, Granit Zela, Gjergj Leka, Gjovalin Kola, Halil Haxhosaj, Halit Shamata, Islam Dogjani, Kujtim Allaraj, Kujtim Morina, Lazër Stani, Maks Velo, Myftar Gjana, Nazif Dokle, Ndue Ukcama, Nermin Spahiu, Nimon Muçaj, Pal Doçi, Petrit Palushi, Prend Buzhala, Ragip Sylaj, Ramadan Musliu, Ramiz Gjini, Sabajeta Peposhi, Safet Sula, Shefqet Gjana, Shefqet Hoxha, Teodor Laço, Uran Kalakula, Vath Koreshi, Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Yrjet Berisha, Zaide Noka, Zekeria Cana, Zyhdi Morava.
Në shkrimet e autorëve të sipërcituar portretizohet më së miri jeta e martirit të njohur Havzi Nela, refuzimi dhe reagimi i tij ndaj diktaturës komuniste, ndjeshmëria ndaj lirisë, jokonformizmi dhe njëkohësisht rebelimi ndaj një bote dhe kohe me mungesën totale të lirisë.........
Havzi Nela, martir i vargjeve të lirisë!
Havzi Nela, martir i vargjeve të
lirisë!Kaluan plot 20 vjet nga dita e 20 Gushtit 1988, kur qyteti i vogël i Kukësit u gdhi me një pamje të trishtuar.Në njërin nga sheshet kryesore,komunistët kishin varur në litar poetin disident Havzi Nela. Një autor i huaj ka shkruar se, “është me të vertetë fatkeqësi që njeriu të jetojë në një vend që është i pamëshirshëm ndaj njerzve të aftë dhe që dallojnë”. Poeti ishte një njeri që dallonte dhe kjo ishte arsyeja që regjimi komunist e kishte vendosur në grykën e pushkës. Si demokrat, patriot dhe atdhedashës, ishte i pari që ndjente dëshirën për të qenë i lire në një vend të lire. Por fatkeqësisht poeti jetoi në një kohë që ishte e vështirë të jetonin martirët si ai. Jetoi dhe vdiq si hero në kohën e diktaturës komuniste. Në atë ditë të nxehtë gushti u ndodha në Kukës, si sot 20 vjet më pare. Po shkoja në drejtim të axhencisë së autobusëve. Ecja ashtu i shkujdesur duke menduar se vështirë do të kishte vende në të vetmin autobus rrangallë që udhëtonte në drejtim të Krumës. Kur më del përpara syve një pamje makabër; një trekëmbësh dhe një njeri i varur në litar. Një parullë ku ishte shkruar me gërma kapitale “Havzi Nela, armik i partisë dhe i popullit”. Trupi i poetit lëkundej mbi trekëmbësh nga një erë e lehtë që zbriste nga lugina e Drinit. Kalimtarët e rrallë largoheshin me vrap të tmerruar. Ramiz Alia, me kriminelët e tijë komunist edhe në grahmat e fundit po kafshonin si egërsirë trupin e Atdheut. U afrova por nuk mund të mbaja lotët. Më dukej se edhe mali Gjallica ishte përkulur në atë shesh ogurzi përpara trupit të pajetë të Havzi Nelës. Dy pika gjaku i zbrisnin buzëve të holla. Disa policë, pis të zinj, lëvrinin si krimbat, të gufosur se diçka kishin bërë.
Ftesë për të vajtur në Shqipërinë e Havzi Nelës !
Jetëshkrim
Poeti kryengritës, nga Kollovozi i Kukësit, Havzi Nela (1934 - 1988), ishte njëri nga ata që s`u pajtua asnjëherë me të keqen, që solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve të sundimit të tij(1945-1990) Këtë të keqe ai e kishte vërejtur që herët. I lindur në Kollovoz të Kukësit, në këtë fshat të humbur të Shqipërisë së "Veriut", atje afër "qytetit verior" të Kukësit, Havzi Nela, poeti i ardhshëm, që herët u ballafaqua me vuajtjet dhe padrejtësitë, të cilat u mundua t'i sfidonte në forma të ndryshme. Pasi që kishte kryer Shkollën Pedagogjike në Shkodër, ai fillon punën në rrethin e Matit, por u bënë shkak disa vjersha që iu gjetën, të cilat siç duket ishin të "papëlqyera" për pushtetin dhe pushtetarët e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Pasioni i të shkruarit poezi nuk shuhet te djaloshi, i cili vazhdon të shkruajë vazhdimisht në formën e tij, pasion ky që përswri bëhet shkaktar i përjashtimit të tij nga Universiteti, ku kishte filluar të ndiqte studimet e larta. Në këtë kohë qi punon mësues në Has dhe Lumë, por njëkohësisht vazhdon studimet me korespondencë.
Pasionit të të shkruarit poezi i pagoi "haraçin"
Monday, April 26, 2010
BAJRAKTARËT E LUMËS !
Ta njohim krahinën e Lumës BAJRAKTARËT E LUMËS Shkruan: Shefqet HOXHA Kukës, 10. 10. 2007 Hyrje Studimi i organizimit të vjetër shoqëror në kuadrin e hulumtimit të përgjithshëm të traditave historike të popullit shqiptar, ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve. Në këtë lëmë, një vend të veçantë zen bajraku. Për këtë institucion janë dhënë disa përcaktime:" Njësi territoriale administrative - ushtarake që u formuan në malësitë shqiptare të vetëqeverisura në kushtet e rrethimit feudal osman"; 2 Bajraku qe njësi administrative me funksione ushtarake e pleqnore (gjyqësore), në thelb të të cilit qëndronte organizimi i vjetër shoqëror";3 "Bajraku ishte njësi ushtarake dokësore administrative e kanunore".4 Mendimi i përgjithshëm i historiografisë shqiptare është se si njësi administative -territoriale bajraku është krijuar në fund të shek.XVII, 5 por janë shprehur edhe pikëpamje të ndryshme. Sipas P.Doçit "Njësia në të cilën në malësitë e veriut ushtrohej në masë të plotë pushteti ushtarak e gjyqësor i vetëqeverisjes sipas dokeve, pra njësi bazë etnologjike ishte mali"6. Ky, si term- po sipas këtij autori - në kuptimin e njësisë administrative, dokësore shqiptare u shpreh në terminologjinë zyrtare osmane me fjalën turke bajrak, kështu që hyri në qarkullim historik e letrar me këtë emër e që andej u përhap edhe në popull.7 Dhe ky proces, mendon P.Doçi, ka ndodhur nga gjysma e dytë e shek.XIX e jo më përpara.8 Dihet se në periudhën e parë të sundimit osman në Shqipëri, Porta e Lartë aplikoi sistemin e timarit. Por, pas disfatave që pësuan turqit sidomos gjatë shek.XVII në përpjekjet për të mposhtur qëndresën e malësorëve shqiptarë të Veriut, ata hoqën dorë gradualisht nga sistemi i timarit dhe synuan të shfrytëzonin organizimin e vjetër të malësive të lira për të mobilizuar forcën luftarake të tyre. Sepse në pjesën më të madhe të malësive të Veriut ruheshin të pashpërbëra njësitë e vetëqeverisjes, ku ushtrohej në masë të plotë ose pjesërisht të plotë pushteti ushtarak e gjyqësor sipas dokeve të vendit. Këto njësi emërtoheshin diku "mal" e diku "dhe". Kështu p.sh., në nahijen e ashtuquajtur të Dibrës (midis përrenjëve të Bushtricës e Veleshicës), visi i Kalisit dhe i Vilës njihej "mal" ndërsa viset e Bushtricës, Çajës e Radomirës njiheshin "dhena". Prej këndej, banorët e Kalisit e të Vilës mbaheshin "malësorë", ndërsa ata të Bushtricës, Çajës e Radomirës - "dhetarë". Në dëfterët osmanë të regjistrimit të tokave e të popullsisë (fund i shek. XVI) jepen të dhëna për ekzistencën e disa njësive vetëqeverisëse sipas dokeve të tyre në sanxhakun e Dukagjinit, ku përfshihej edhe Luma. Njësi të tilla ishin edhe Bushtrica (me mahallat Gjonan, Priftan, Martan, Nikosan, Kuqkiq, Bardan, Drazh, Lijash, Shirgjan), Diragishta (me mahallat Bloshtan, Çeren, Radomir, Shin Andre, Shullan), Çajla (Çaja) /me mahallat Fshat, Buzëmadhe/, Shinmirija, Vad, Martan, Shkiza), Kalisi, Tejdrinia, (Ujmisht, Arën, Surroj, Mamzë, Kolsh) 9, Luma e Topojani.... |
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", një përpjekje reale!- Një plak nga Topojani i Lumës kërkon eshtrat e 35 të rënëve jashtë kufijve
Një plak nga Topojani i Lumës kërkon eshtrat e 35 të rënëve jashtë kufijve .
Prej disa muajsh, në dyert e institucioneve kryesore në Kukës, bie në sy një burrë i moshuar me "republikë" në krye dhe një dosje nën sqetull. Është plaku Xhemali Miftari, nga Topojani, i cili negocion zhvendosjen e eshtrave të 35 dëshmorëve të fshatit. Një ndërmarrje aspak e lehtë, pasi negociatat shtrihen në disa shtete, atje ku prehen edhe dëshmorët.
Xhemali nuk kërkon eshtra pushtuesish dhe nuk është gjeneral, por përpjekja e tij është krejtësisht e ngjashme me gjeneralin e Kadaresë, që kërkonte eshtrat e ushtarëve të tij, për t‘i kthyer në atdhe.
Pak histori deri te "plaku"........
Sunday, April 25, 2010
Mehmet Elez Allaraj, patrioti Topojanas në panteonin e lavdishëm të historisë kombëtare ...
Mehmet Elez Allaraj, patrioti Topojanas në panteonin e lavdishëm të historisë kombëtare ...
Kuksianët ecin gjithmonë pas imazhit të Mehmet Elez Allarajt, për të qenë më të mirë, më atdhetar, më njerëzor!
Fadil Hoxhës bëj ç'është e mundur që Kosova të mos ngelet "nder Serb"Të eksplorosh historinë martire të Kuksianëve duhet qasje me serioze për qëndresën që kanë bërë kundër të gjithë pushtuesve për liri e pavarësi kombëtare .
Në panteonin e lavdishëm të historisë së Kukësit pse jo dhe atë shqiptare rreshtohet dhe patrioti dhe demokrati me rrezatim kombëtar Mehmet Elez Allaraj. Gjithmonë në historinë shqiptare është dashur të ndrisim figura të nevojshme për të mundësuar dhe motivuar kohët e reja dhe kthesat popujve në rrugën e tyre të historisë .
Figura e Mehmet Elez Allarajt, shfaqet me madhështinë e saj në momentet kyçe të historisë kombëtare, shfaqet si njeriu qe kërkon atdheun e tij ndryshe, kombin e tij të lirë, shfaqet si disident, si lexues, si patriot, si emigrant, si atdhetar, pse jo si politikan dhe human. Në jetën e shqiptareve kanë ndodhur tërmete, kaos, barbarizma, dhunë, panik, shpërngulje masive, fenomene që kanë ndërprerë dialogun mes të gjallëve. Kuksianët ecin gjithmonë pas imazhit të Mehmet Elez Allarajt, për të qenë më të mirë, më atdhetar, më njerëzor
Kështu ka ndodhur gjithmonë, heshtin por kur e lyp interesi kombëtar ata dalin na prijnë, lidhin brezat dhe epokat me gjak fisnik me ndërgjegje kombëtare me moral të lartë me forcë me vazhdimësi.
Gjithë jetën më pak gjumë në sy për patriotin Elez Allaraj, sa qe gjallë por më shumë frymëzim për brezat. Mehmeti të del përpara si legjendë, duke qenë i pavdekshëm në kujtesën e kuksianëve dhe shqiptarëve. Të shfaqet në çdo kohë dhe në çdo ngjarje me rëndësi historike kombëtare që e gjithë veprimtari e tij në shërbim të atdheut e vlerëson si patriot me dimension të përmasave kombëtare..... .....
Nje lapidar per ata qe dhane jeten per vatan...!
Përshëndetje për të gjithë Ju!
TopojanBajrakuParë nuk ka si mos te jete i tille, por te tillë duhet edhe ta mbajmë!
Historia e ka treguar me fakte e faktet nuk mungojne per te quajtur veten pasardhes e vazhdimtare te denje, nder si Bajrak i Pare. Prandaj stafi i ketij Profili ju ben thirrje per te qene sa me konkret dhe objektiv ne nismat tona te perbashketa, per besnikerine dhe nderin e te qenurit kuptimplote i fjales “Atdhetar”.
Atdhetar i atij djepit qe na perkundi ne te qaren e pare, atdhetare i sakrifices, mundit dhe djerses se gjysherve tane, atdhetare i besnikerise ndaj tyre qe na ndihemuan ne rrugen e jetes sone, atdhetare i ndjenjes per familjen, miqte, mesuesit dhe shoket qe na dhane nga koha e tyre. Besnikeri e lidhjes tone me muret qe na rrethuan jeten sado e veshtire kuptimi i saj, tani gjithcka eshte e skalitur ne mendja si nje imazh i fiksuar. Atdhetar per rruget ne te cilet kemi ecur me çanten nen dore ne shi, ne ere, ne diell e ne bore. Atdhetare per ata qe dhane jeten e tyre per te mbrojtur dhithcka qe kishin ngritur te paret tane… e ne çfare japim per ta…?!..........
Pershendetje te nderuar miq !
Kjo eshte webfaqja "Jehona e Topojanit" qe ka si qellim kryesor te pasqyroj vlerat reale te Topojanit.
Vlera qe nuk mund te harrohen dhe anashkalohen kaq shpejt.
Kemi marre persiper qe jehones se topojanit ti japim ze dhe pamje duke e nxjerre njehere e pergjtihmone nga gjume i gjate e i thelle per shume vite me rradhe harrese dhe nencmimi.Kjo jehone duhet te ushtoje dhe te degjohet here pas here se vertete ia vlen per te kujtuar ate sakrifice te madhe qe bene te paret e Topojanit per te na lene neve nje emer te nderuar ne piedestalin e historise dhe krenarise...!
Ju faleminderit !
Stafi "Jehona Topojanit"
Në përkujtim të intelektualit Naim Manaj - Një jetë në shërbimin e të tjerëve!
Një jetë në shërbimin e të tjerëve!
Atë mbrëmje të nxehtë të 9 qershorit, duke rrezatuar tek të gjithë mirësjellje e respekt, bashkë me bashkëshorten, Fatmiren, njërën prej nuseve të djemëve dhe një fëmijë të vogël, profesor Naimit, i kishte shkrepur mendja të bënte një foto familjare (ku ta dinte ai se kjo foto familjare, do të ishte kujtimi i fundit për të dhe të dashurit e tij?!). E përshendeta dhe i thashë, se nesër duhej të shkonim në fshatin Zgatar të Opojës, fshatin e lindjes së patriotit të madh, kryetarit të parë të Shqipërisë etnike, Ymer Prizreni, ku përkujtohet çdo vit akti i madh i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ngaqë profesor Naimi dhe ne, kishim qenë edhe vite tjera të ftuar në këtë aktivitet, e priti me shumë gëzim.
- Sigurisht që do të shkojmë, - tha i buzëqeshur.
- Nesër në orën 7.00, po të pres këtu, - thashë, duke i bërë me dorë verandën e bufesë aty afër "Foto Albës" dhe u ndamë... |
Subscribe to:
Posts (Atom)