Sunday, May 2, 2010

...E ujin e mori etja..!!!

O Kandil Ndriçues!

Nuk jam i bukur por bukurinë tënde e dua. Dua t’i flas zemrës sime me emrin tënd që emri yt të bëhen zemra ime. E në sa copë duhet të ndahet kjo zemër për t’i thënë fjalët e pathëna?

Saturday, May 1, 2010

Shoqëria kur s'lexon !

Shoqëria kur s'lexon!
Popull që nuk kupton. Ndaj librit, hezitues, e ndaj dëfrimit, vrapues. Kur prek librin, sprapset, e kur në dëfrim zhytet, zhytet. Vajtues, kur libri blihet, gazmor, kur për aheng e dëfrim thirret. Shoqëri, që fare pak beson.
Pak falënderojnë, nuk janë mirënjohës. Nuk njohin diturinë, dituri, e as etikën, etikë. Nuk njohin as detyrat e as të drejtat. As detyrat e shtëpisë s’i bëjnë. Dhomat me orendi pa libra anekënd i kanë......

ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!

ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!
(Shqipërisë Etnike)
Re të zeza të kanë mbuluar!
Diell e Hënë të kanë errësuar!
S’je në ëndërr!
Por je zhgëndërr!
Në terr të zi e n’robëri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

KUMT PËR FJALËN E VRARË...!!!



KUMT PËR FJALËN E VRARË
(Poetit Havzi Nela i varur më 1988 në Kukës)
Në mes të vargut fjalës i vunë pikë
I mbyllën dhe gojë e i ndaluan dritë
Me hekur e zinxhir i bënë fjalës rojë
Burgjeve e errësirave i mbyllën dhe gojë
Fjalën e burgosën deri në qeli
Brenda katër mureve që koha të grijë

Havzi Nela, dy vjet larg lirisë!

Havzi Nela, dy vjet larg lirisë!

Në nëntëmbëdhjetë vjetorin e varjes së njeriut që mendonte i lirë nën një diktaturë të egër. Gjithçka që shkroi Havzi Nela mbetet e pabotuar.


Në nëntëmbëdhjetë vjetorin e varjes së njeriut që mendonte i lirë nën një diktaturë të egër. Gjithçka që shkroi Havzi Nela mbetet e pabotuar. Bëri 20 vite burg dhe iu dha dënimi kapital më 10 gusht 1988. Ai që dha vendimin, vazhdon të gëzojë pushtet në organet e larta të drejtësisë së shtetit shqiptar