Sunday, May 20, 2012

Kukësi/ “Heronjtë” firmosin fitoren









Në qytetin verilindor të Kukësit, atmosfera përpara ndeshjes me  Gramshin është ende entuaziste. Të gjithë e vlerësojnë si një nga garat sportive më interesante dhe befasuese dhe kjo ka edhe arsyet e veta. Ishin afro 60 tifozë kuksianë që kishin udhëtuar nga qyteti i largët. Ndaj tyre ka pasur sharje e gurë nga vendasit, por triumfi i skuadrës së tyre të zemrës ka bërë që t’i harrojnë të gjitha. Tani flitet për çdo fubollist, tamam si për heronjtë në luftë… bëhen vlerësime, vihen nota. Po për heronjtë që sollën triumfin e fitoren e parë mund të thuhet: “Gardianin e portës Koçi ishte i pamposhtur, luftoi me baltën por edhe ndaj lojtarëve vendas. Para tij, një mbrojtje hermetike me Rexhepin, Lilën, Renxën e Pashajn, tepër të guximshëm, ndërkohë që trajneri Berberi kishte vendosur në mesfushë E.Kolën, Jevdeviç dhe Mziun. Ndërsa ç’mund të thuhet për Malon dhe Ivanajn? Ivanaj është sulmuesi më i mirë i 14 ekipeve të kategorisë Parë. Malo është lojtari më i shpejtë, në radhët e 25 lojtarëve të Kukësit. Një sulmues inteligjent, vallzon me topin.

Nga Z.Tola (Sport Ekspres)

No comments: