Thursday, February 2, 2012

Rreth ndryshimeve me te fundit te Uebfaqes "JEHONA E TOPOJANIT" ! (Njoftim)



Stafi i portalit kulturor  "JEHONA E TOPOJANIT" njofton te gjithe anetaret e saj se tashme mund te na gjeni ne adresen e re Web:http://topojan.blogspot.com
Stafi ben me dije se ky ndryshim ka ardhur si rezultat i permiresimit te vazhdueshem te performances dhe dizajnit te portalit,gjithashtu per ta bere sa me te lehte dhe te thjeshte gjetjen e uebfaqes sone ne motorret e ndryshem te kerkimit ne internet.Tashme fale punes se palodhur te stafit ,portali vjen me nje pamje dhe dizajn teresisht te ri dhe dinamik.Pa ndryshuar aspak filozofine dhe idene per te cilen eshte krijuar,Uebfaqja "JEHONA E TOPOJANIT" ka bere permiresime dhe ndryshime vetem ne pamjen vizuale dhe pjeserisht ne strukturen e saj,por e ritheksojme qe nuk ka ndryshuar tipari dhe filozofia per te cilen eshte hapur qe ne fillimet e saj kjo uebfaqe.Dizajni eshte nje nderthurje e Uebfaqeve dinamike dhe Blogeve apo Portaleve informative.ajo cka vlen per tu permendur eshte ndryshimi  i menuse kryesore te lidhjeve brenda uebfaqes qe tashme e keni ne ballinen e portalit ne shtrirje horizontale dhe te animuar.
Nje risi tjeter eshte hapesira e reklamave qe ofron tashme portali yne:Stafi "JEHONA E TOPOJANIT" njofton te gjithe sipermarresit ,biznesmenet,individe te ndryshem ,kompani apo firma te cfaredolloj fushe operimi qe te bashkepunojne me ne dhe te kontaktojne me stafin ne adresen tone te E-mailit:jehonaetopojanit@gmail.com,dhe ne do te jemi te gatshem t'ju reklamojme biznesin tuaj per nje periudhe kohe relativisht te gjate ,me seriozitet dhe korrektesi maksimale.Kjo hapesire eshte krijuar per arsye qe stafi "JEHONA E TOPOJANIT" te jete sa me aktiv ne pasurimin dhe vazhdimin e metejshem te  uebsajtit.Shume shpejt rubrikat e reja ,do ti keni te pasuruara me materialet dhe informacionet perkatese.Stafi "JEHONA E TOPOJANIT" duke shprehur falenderimet dhe konsideratat me te cmuara per te gjithe ju miq per idete,sugjerimet,falenderimet,pershendetjet por dhe verejtjet e vazhdueshme qe na keni derguar permes postes sone elektronike,na kane dhene shtyse dhe kurajo per te vazhduar me te njejtin ritem dhe optimizem si ne fillim drejt arritjes dhe permbushjes se qellimeve te asaj per cfare kjo uebfaqe eshte krijuar.Gjithashtu ,stafi ju ben thirrje te gjitheve qe te beheni pjese e bashkepunimit me ane te temave apo diskutimeve te ndryshme,postimeve,materialeve qe mund te posedoni dhe gjithcka tjeter qe mund ta shihni te rendesishme dhe te vlefshme per tu publikuar,ne do tju ofrojme bashkepunimin dhe respektin tone ne cdo moment.Se fundi,por jo nga rendesia,Stafi ju ben thirrje qe brenda mundesive,ta shperndajme dhe ta perhapim sa te mundim kte uebfaqe,ne rrjetet e ndryshme sociale si Facebook,Twitter,Google+ etj, ne menyre qe zery yne i perbashket te jehoje e te degjohet sa me shume,se keshtu do t'ia arrijme atij qellimi te perbashket,qe eshte "Topojani -Jehona vazhdon...!"


Ju faleminderit !

Stafi "JEHONA E TOPOJANIT"
     Tirane:02/02/2012

http://www.topojan.blogspot.com | Te gjitha te drejtat e rezervuara!