KUKËS- Mungesa e reshjeve nuk ka sjellë ndryshime të
ndjeshme në zonën verilindore, ku temperaturat mjaft të ulta kanë
vështirësuar jetesën e banorëve. Temperaturat në qytetin e Kukësit kanë
zbritur deri në minus 9 gradë Celsius, ndërsa në zonat rurale si,
Shishtaveci, apo Arrni, temperaturat kanë zbritur deri në minus 18 gradë
Celsius. Në këtë situatë është vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizja e
mjeteve në akset rrugore që lidhin zonat rurale me akset kryesore
rrugore.
“Pavarësisht mungesës së reshjeve, ende janë të izoluara komunat e Zapodit dhe të Arrnit, ndërsa në komunat e tjera si, të Shishtavecit, Grykë Cajës, Kalisit e Topojanit të rrethit të Kukësit si dhe në komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës janë ende të izoluar fshatra te thellë të tyre", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Ndërkohë, shtresat e akullit kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve thuajse në të gjitha akset rrugore të zonës verilindore, ku lëvizja e mjeteve është e detyrueshme me zinxhirë.
Në akset rrugore Kukës – Qafë Shllak, Kukës – Daj Rec, Kukës – Shishtavec Kukës – Krumë – Bajram Curri, ku trashësia e borës arrin në 15 - 30 centimetra, nga postoblloqet e policisë rrugore nuk lejohet lëvizja pa zinxhirë e mjeteve.
I ftohti dhe ngrica gjatë këtyre ditëve kane ulur ndjeshëm edhe nivelin e mësimdhënies në shkollat e zonave rurale të rajonit. “Edhe pse procesi mësimor ka vijuar, janë të dukshme mungesat e shumta të nxënësve", pohojnë burime zyrtare të drejtorisë rajonale të arsimit. Po ashtu, si rrjedhojë e uljes së temperaturës shumë tubacione të shperndarjes së ujit të pijshëm kanë ngrirë duke shkaktuar mungesën e furnizimit me ujë të shumë konsumatorëve.
(BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment