“Kristali i pamundur”, i pagëzuar kështu nga shkencëtarët dhe kimistët
për “pamundësinë” e tij për të ekzistuar në natyrë për shkak të formës
së tij dhe të parimit të zbuluar që në vitin 1982 për kuazi-kristalet,
parim i ashtuquajtur “simetria e ndaluar e kristaleve”…ekziston. Një
studim i kryer së fundmi mundohet të argumentojë se këta kristale
ekzistojnë dhe se prejardhja e tyre, ndryshe nga ata të formuar në tokë,
është nga hapësira.
Ky lloj kristali, futet në kategorinë e kuazi-kristaleve që kanë një strukturë të pazakontë mes kristalit të pastër dhe xhamit.
Deri para dy vitesh gjurmë të kuazi-kristaleve në natyrë nuk mund të gjendeshin dhe ata krijoheshin në kushte laboratorike. Pikërisht dy vjet më parë, një grup gjeologësh zbuluan në një terren natyror, në malet Koryak të Rusisë “kristalin e pamundur”.

Në revistën shkencore PNAS, ekipi i shkencëtarëve dhe gjeologëve, rusë dhe italianë thonë se ky kristal nuk është me origjinë tokësore. Prejardhja e tij , thonë ata është nga hapësira, i sjellë në Tokë nga meteorët.
“Nga të dhënat e grumbulluara dhe studimet tona mund të themi se kuazi-kristalet formohen në mënyrë natyrale në kushte astrofizike”, thuhet në botimin e revistës PNAS.
Kuazi-kristalet dhe struktura e pazakontë e tyre u përshkrua fillimisht nga shkencëtari izraelit, Daniel Schechtman, i nderuar vitin e shkuar me cmimin “Nobel në kimi”. Fillimisht idetë e tij u kundërshtuan nga shumë shkencëtarë dhe kimistë të tjerë të cilët e quajtën të paqëndrueshme strukturën e tyre.
Pergatiti:JEHONA E TOPOJANIT
Topojan.Blogspot.Com
No comments:
Post a Comment