Monday, February 6, 2012

Havzi Nela...Poeti, Mësuesi dhe Disidenti i shquar "nën litar"...

Vellezerit Koldashi - Jup Topojani

Sunday, February 5, 2012

SHKENCE/ “Kristali i pamundur” vjen nga hapësira


“Kristali i pamundur”, i pagëzuar kështu nga shkencëtarët dhe kimistët për “pamundësinë” e tij për të ekzistuar në natyrë për shkak të formës së tij dhe të parimit të zbuluar që në vitin 1982 për kuazi-kristalet, parim i ashtuquajtur “simetria e ndaluar e kristaleve”…ekziston. Një studim i kryer së fundmi mundohet të argumentojë se këta kristale ekzistojnë dhe se prejardhja e tyre, ndryshe nga ata të formuar në tokë, është nga hapësira.

Ky lloj kristali, futet në kategorinë e kuazi-kristaleve që kanë një strukturë të pazakontë mes kristalit të pastër dhe xhamit.

Deri para dy vitesh gjurmë të kuazi-kristaleve në natyrë nuk mund të gjendeshin dhe ata krijoheshin në kushte laboratorike. Pikërisht dy vjet më parë, një grup gjeologësh zbuluan në një terren natyror, në malet Koryak të Rusisë “kristalin e pamundur”.

INFORMACION/ Komuna Topojan

 
Gjeografia
Komuna e Topojanit është një nga komunat më veri-lindore të Republikës së Shqipërisë në koordinatat gjeografike 41º 59´ 30” në veri dhe 20º 31´18” në Jug. Topojani ka një reliev të thyer kodrinor-malor, me male të larta të veshura, pllaja, bjeshkë dhe livadhe. Në lindje kufizohet me Komunen Shishtavec, me fshatrat Kollovoz, Shtreze, Novosej, në jug kufizohet me komunën Grykë Caje dhe fshatin Buzmadhe, në perëndim ngrihet madhështor Mali i Gjalicës deri në Tërshen, ndërsa në pjesën veriore kufizohet me Komunen Zapod me fshatrat Oreshk, Orcikel. Komuna Topojan i përket një zone të pasur ujore me shumë burime, të cilat në një reliev kryesisht të thyer formojnë dhe Lumin e Topojanit, siç njihet nga vendasit (Reka e Topojanit). Ky lum ndan përgjysmë grykën shkëmbore të Vanave. Lumi krijohet nga bashkimi i dy degeve kryesore, reka e Shtrezes me burim nga bjeshket e Kallabakut dhe degës kryesore me burim nga Bjeshket e Okzherit e deri ne Krue te Kuq. Gjarpëruese e lumit është dhe rruga nacionale Kukës-Topojan-Shishtavec përgjatë Vanave, e cila për nga veçantia e shkëmbinjve të thepisur dhe karakteristik, bën që udhëtimi të zgjojë adrenalinën e frikës dhe madhështisë së krijuesit të gjithësisë.

Keshilli i Qarkut Kukes /Historia dhe kultura



HISTORIA DHE KULTURA

PËRKATËSIA ADMINISTRATIVE DHE E TREGUT


Qarku Kukës përbëhet prej tri rretheve:Kukës,Has,Tropojë

Kryeqendrat sipas rretheve janë: KUKËSI, për rrethin Kukës, KRUMA për rrethin Has dhe B. CURRI (ish-Kolgecaj) për rrethin Tropojë.

Kryeqendra e Qarkut Kukës: KUKËSI

Kukësi si qendër tregu dhe administrative është krijuar në vitin 1925 (me zhvendosjen e qendrës së Qarkut nga Kruma).

Bicaj njihet si qendër administrative e Lumës që nga viti 1884 (më parë si qendër e tillë ka qenë Kalaja e Dodës).

Në Malësinë e Gjakovës si qendër administrative pas krijimit të shtetit shqiptar (1921) ka qenë Kolgecaj (i njohur sot me emrin B. Curri).

Hasi si rreth më vete është krijuar në vitin 1993. Qendër e tij - Kruma. Kjo ka qenë gjithashtu qendër e Qarkut (Prefekturës) në vitet 1921 -1925.

Deri në vitin 1947 Malziu administrativisht varej nga Shkodra, ndërsa si qendër rrethi ka qenë Puka. Pas këtij viti Malziu i kaloi Kukësit.

Si qendër tregu, Hasi (një pjesë) dhe Malësia e Gjakovës kanë pasur Gjakovën; Luma (Prizrenin, Tetovën dhe Gostivarin)

PERSONALITETE/ Imer Sula, atdhetar i shquar i krahinës së Lumës


Në kuadrin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Imer Sula, atdhetar i shquar i krahinës së Lumës

     Shkruan: Besim R CENGU
     Kukës, 26. 05. 2008

     Imer Sula, lindi në Shtiqën në vitin 1823, në gjirin e një fisi me tradita luftarake dhe atdhetare dhe vdiq në shtëpinë e tij nga plagët e rënda që kishte marrë në luftën e vitit 1899 kundër pushtuesve turq. Sipas rrëfimeve të atyre që kanë qenë bashkëkohës me të, mbledhë dhe ruajtur me kujdes prej pasardhësve të tij, por edhe sipas tregimeve reale popullore, Imer Sula, përpos veprimtarive të vazhdueshme patriotike që prej rinisë së tij të hershme, ka qenë në moshën 30 vjeçare kur ka marrë pjesë me armë në dorë në kryengritjet e malësorëve të Lumës që zhvilluan në vitet 1852-1862 kundër reformave të Tanzimatit, të cilat u udhëhoqën prej patriotëve dhe prijësve popullorë të krahinës së Lumës, si Mahmut Dac Kalisi, Ejup Topojani, Sahit Gega etj.
     Në betejat dhe luftimet e përgjakshme që u zhvilluan në ato vite midis forcave të ekspeditave ushtarake të pashallarëve turq dhe të luftëtarëve kryengritës të armatosur lumjanë, ndër luftëtarët popullor që morën pjesë active në luftimet që u zhvilluan në periudhën e këtyre viteve, për guxim e trimëri të rrallë, u shqua edhe Imer Sula prej fshatit Shtiqën. Madje siç tregojnë burime popullore nga krahina, e sidomos dokumentet e kohës në vitet e mëpastajme, në luftimet që janë zhvilluar në vitin 1862 nga forcat e armatosura shqiptare, në Qafën e Duhles, në Grykën e Vermicës, në Rrafshen e në Kullën e Lumës, në shpatet e Qafës së Kolesjanit, e deri në Kalanë e Dodës, kryengritësit trima lumjanë, duke qenë të drejtuar prej Mahmut Dacit, Ejup Topojanit, Sahit Gegës dhe Imer Sulës, jo vetëm që i thyen disa herë ushtritë e pashallarëve, por edhe u patën shkaktuar mjaft të vrarë e të plagosur, si dhe u kanë zënë shumë armë e municion luftarak.
     Pas fitores që kishin korrë kryengritësit lumjanë, në betejat e zhvilluara në Qafën e Kolesjanit dhe në Grykën e Drinit të Bardhë, e deri në fshatin Zhur ndaj forcave të ekspeditave ndëshkimore të ushtrisë turke, në gjysmën e dytë të vitit 1862, Imer Sula, së bashku me luftëtarët e tij, kur u kthye në fshatin Shtiqën solli shumë armë, të cilat ua shpërndau bashkëfshatarëve të tij për t’i patur në betejat e tjera në të ardhmen.

Jeteshkrim / Havzi Nela



Havzi Nela
Fotoporteti
EmriHavzi
MbiemriNela
Lindur më20 shkurt 1934
Lindur nëKollovoz, Kukës
Vdiq më10 gusht 1988
Vdiq nëKukës
Kombësiashqiptar
Profesionipoet




Havzi Nela (1934 - 1988) ishte poet disident shqiptar.

Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme. Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë - u lexonte nxënësve poemat e tij. Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.
Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën "Shko dallëndyshe" shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, "Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun ..." dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.
Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.

OPINION/Turpi kombëtar ,dhe historia e jonë pa heronj!

(Shenim:Ketu autori nuk le pa permendur Sinan Pashe Topojanin )

Mohimi i vetvetës është hyrë në modë. Kush e kush më shumë mundohet të mohon, të përbaltë dhe të futë në vorbullën e pikes së zezë çdo gjë që është shqiptare. Mohimi i vetvetës, në psikologji njihet si një hap para çmendisë. A jemi apo më mirë të them a janë disa shumë afër kësaj kataklizme personale. ? Si mendohet që në kohën e sotit ,kur më së shumti i duhem vendit tonë , më shumë se kurr i duhemi tokave mbarëshqiptare, ne të mohojmë të gjallë e të vdekur? Kush po na e porositë këtë mënyrë të mendimit?
Nëse me qindra vjetë është punuar në mohimin e çdo gjëje shqiptare,pse tani , mu ne vet duhet ta vazhdojmë atë ,aty ka ata më së shumti ata patën sukses?
E dijmë ne që në vitet e 12- të shekullit të kaluar ,atëherë kur çdo gjë vlonte në dëmin tonë ,çka bënte Serbia? E dijmë ne ,që në atë kohë Parisi e Londra ,në organizim të intelektualëve serb dhe Kishes Serbe,gumëzhonin vetëm antishqiptarizëm? Si dhe sa ,si dhe pse,përgjegjën e gjeni në cdo faqe të internetit. Po na? Hajde ,ta marrim që ishim të dalur nga një burg 500 vjeqar,e sytë tanë të verbuar nga errësira shekullore nuk shihnin gjë, Po sot? Drita e syrit ,rrezet e së vërtetës sonë,gati që nuk thërrasin më zë ,ne i vejmë syze të zeza vetëvetës ( syza të salduesve) ,qe të mos shofim se çka po ndodhë me ne.
Histori pa heronj! Kush janë përkrahësit e kësaj ideje të mrekullueshme që na sjellë në grupin e kombeve pa komb,pa etni ,pa histori ? Jemi të tillë ne?
Kur sot e kemi të qartë, ashtu si një edhe një që bëjnë dy ,e kemi të qartë të kaluarën tonë ,ne e bishtnojmë atë duke e mohuar tërësisht. Histori pa heronj!

Saturday, February 4, 2012

OPINION/ Bashkimi ekonomik, si hap i parë drejt bashkimit politik



1. Fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë në vazhdimësi në majën e gjuhës të zyrtarëve shtetërorë në të dyja anët e kufirit që i ndan shqiptarët. Dhe në realitet ky fuqizim është më se i nevojshëm për krijimin e kushteve për zhvillim më të hovshëm ekonomik të të dy shteteve. Për më tepër, ky bashkëpunim do të duhej të përmbyllej me krijimin e një ekonomie të vetme kombëtare, për të krijuar kushte që të gjitha energjitë kombëtare në fushën e ekonomisë të viheshin në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, e që në fazën fillestare së paku do të ishte konkurrent me rajonin. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh, dhe situata e bashkëpunimit ekonomik është edhe një indikator më tepër se sa të papërgjegjshme janë udhëheqjet politike aktuale në Tiranë dhe Prishtinë kur vjen çështja tek interesi kombëtar në përgjithësi dhe i qytetarit në veçanti.

TEKNOLOGJI/ Windows 7 tani flet Shqip

Pakot e gjuhës ofrohen për të gjithë kompjuterët që kanë sistem operativ Windows 7 Ultimate apo Windows 7 Enterprise dhe duket se më në fund listës së gjatë të gjuhëve të përkrahura i është shtuar edhe gjuha shqipe.
Këto pako të gjuhës janë pako opsionale dhe përzgjidhen nga seksioni i përditësimeve opsionale në Windows Update.

Nëse keni të instaluar Windows 7 në cilindo prej versioneve të lartë përmendura, atëherë klikoni këtu për të shkarkuar pakon e gjuhës shqipe për sistemin tuaj operativ.

Dihet se sistemet e mëhershme nga Microsoft, Windows XP dhe Windows Vista kanë pasur të përgatitura pako në gjuhën shqipe për të “lehtësuar punën” për ata që kanë pak njohuri nga gjuha angleze, por ato më shumë u konsideruan si dështim sesa një lehtësim. Personalisht nuk kam provuar asnjërën prej tyre.

Kukës, temperaturat -18, mungesë reshjes

KUKËS- Mungesa e reshjeve nuk ka sjellë ndryshime të ndjeshme në zonën verilindore, ku temperaturat mjaft të ulta kanë vështirësuar jetesën e banorëve. Temperaturat në qytetin e Kukësit kanë zbritur deri në minus 9 gradë Celsius, ndërsa në zonat rurale si, Shishtaveci, apo Arrni, temperaturat kanë zbritur deri në minus 18 gradë Celsius. Në këtë situatë është vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizja e mjeteve në akset rrugore që lidhin zonat rurale me akset kryesore rrugore.
“Pavarësisht mungesës së reshjeve, ende janë të izoluara komunat e Zapodit dhe të Arrnit, ndërsa në komunat e tjera si, të Shishtavecit, Grykë Cajës, Kalisit e Topojanit të rrethit të Kukësit si dhe në komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës janë ende të izoluar fshatra te thellë të tyre", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

Thursday, February 2, 2012

Rreth ndryshimeve me te fundit te Uebfaqes "JEHONA E TOPOJANIT" ! (Njoftim)



Stafi i portalit kulturor  "JEHONA E TOPOJANIT" njofton te gjithe anetaret e saj se tashme mund te na gjeni ne adresen e re Web:http://topojan.blogspot.com
Stafi ben me dije se ky ndryshim ka ardhur si rezultat i permiresimit te vazhdueshem te performances dhe dizajnit te portalit,gjithashtu per ta bere sa me te lehte dhe te thjeshte gjetjen e uebfaqes sone ne motorret e ndryshem te kerkimit ne internet.Tashme fale punes se palodhur te stafit ,portali vjen me nje pamje dhe dizajn teresisht te ri dhe dinamik.Pa ndryshuar aspak filozofine dhe idene per te cilen eshte krijuar,Uebfaqja "JEHONA E TOPOJANIT" ka bere permiresime dhe ndryshime vetem ne pamjen vizuale dhe pjeserisht ne strukturen e saj,por e ritheksojme qe nuk ka ndryshuar tipari dhe filozofia per te cilen eshte hapur qe ne fillimet e saj kjo uebfaqe.Dizajni eshte nje nderthurje e Uebfaqeve dinamike dhe Blogeve apo Portaleve informative.ajo cka vlen per tu permendur eshte ndryshimi  i menuse kryesore te lidhjeve brenda uebfaqes qe tashme e keni ne ballinen e portalit ne shtrirje horizontale dhe te animuar.