Friday, May 21, 2010

Koha !


                                            Koha !

Minutat po ecin,orët po kalojnë sikurse loti kur rrjedh në faqe.
Ditët po shkojnë sikurse të mos kishin qenë fare.
E fjalët,qastet  dhe momentet mbetën gjithmon brenda në thellësinë e zemrës, aty brenda ku është vendi më i sigurt që ekziston.
Aty ku ato kujtime qëndrojnë të pa prekura të pa harruara.
Toka po lëvizën pa ndaluar, pa kujtuar se ndonëse dikush ka mbetur i harruar në errësirën e kohës, se buzëqeshja është fshehur, se nga vuajtja e madhe edhe lotët janë shterur.Vitet po kalojnë nga qasti në qast.
Njerëzit po ndryshojnë pak nga pak.

Wednesday, May 19, 2010

Poezi kushtuar TOPOJANIT ! Nga Albert Karaxha

                       TOPOJANIT, Vendlindjes time !


Ciftelia e babes plak
nuk te lash me net rehat
prap kta tela po te dridhi
i ra baba tash po i bjen i biri
me thur kenge per TOPOJAN
te kendoj per ket vatan

Topojan bajraku i pare

gjithmon e jete ke qene krenare
ke pas trima e burra malsie
trima te beses e rabsod ciftelie

Tuesday, May 18, 2010

Mos te harrojme se jemi Shqiptar - Me rapsodet Kuksiane- Dida,Cela dhe Kovaci !

Rruget e Mendimit ! (Poezi)



RRUGËT E MENDIMIT

Rrugëve të mendimit bredh
Në heshtje, kërkues me laps në dorë
Pastaj në një fletë të bardhë hedh
Ato që lapsi im kor.

Rrugëve të mendimit
Shemben kufijtë
Nuk ekziston ndarje
Nuk sheh asgjë me një sy
As nata, as dita s’rinë veçuar
Aty ecën e ecën pafre
Botën ke në duar.

... edhe 100 jete t'i kisha ,shqiptare do te doja te isha !

Shqipetar.....

Shqipetar emer i vjeter
Sa i lasht edhe krenar,
bukë,kripë e zemer hapur
gjithmonë ke qene bujar

 
Mireserdhe e pret mikun
vater ngrohte e zemer d'lire ,
pushken plote ke per armikun
Shqipja do qiellin lire .

..................