Sunday, January 22, 2012

Miresevini ne TOPOJAN...

Udhetim ne TOPOJAN (2011)

Udhetim ne TOPOJAN (pj.1)

Thursday, January 19, 2012

Disa fjalë rreth nesh… !

 Disa fjalë rreth nesh… !


Te nderuar miq kudo qe ndodheni :

Uebfaqja me e re “JEHONA E TOPOJANIT” eshte nje Uebfaqe me karakter te mirefillte atdhetar,historik e kulturor qe ka si qellim kryesor paraqitjen dhe percimin e vlerave dhe hisorise se Bajrakut te Pare Topojan permes fakteve dhe dokumentave autentike,botimeve dhe studimeve te realizuara nga studiuesit me te mirenjohur te zones dhe jo vetem.Keto vlera dhe sakrifica nuk mund dhe nuk do te harrohen kaq thjeshte .Kemi marre persiper qe per hir te sacrifices dhe kontributit te cmuar te atyre burrave qe dhane jeten ,per ti dhene Topojanit nje vend te merituar ne piedestalin e historise dhe krenarise kombetare ,te rikthejme edhe njehere ne memorie e te rikujtojme ate jehone qe ushtoi aq shume ,por qe duhet te vazhdoje te ushtoje akoma edhe sot e pergjithmone per te mos u shuar kurre.Synojme qe “JEHONES SE TOPOJANIT” ti japim nje ze me te fuqishem dhe mundesine qe te degjohet e lexohet nga bashkeatdhetaret ku te jete e mundur ,ne Shqiperi qofshin apo dhe ne trevat e tjera Shqiptare,ne diaspore e kudo ku ka Shqiptar.Ne nuk mburremi me punen tone,por ne mburremi me vendlindjen tone!

Friday, June 10, 2011

Masakrat serbe në krahinën e Lumës...

Masakrat serbe në krahinën e Lumës...

Bazuar në të dhënat e mëposhtme të studimit dhe “Historisë së Kryengritjeve të vjeshtës së  vitit 1913” me autor Sheradin Berisha rezulton që Topojani ishte qendra përgjakëse e vuajtjeve shpirtërore, humbjeve më të mëdha të jetëve njerzore, balli i bajonetave dhe genocidit serb, muri i rrjeshtave dhe vrasjeve massive. E  kjo vetëm se Topojanasit kanë qenë balli i shkinave serbe për vite të tëra që nga Jup Topojani, Sahit Gega, Avdyl Myrta, Zaim Hamza, Avdi Tahiri, Jemin Alia, Ahmet Qehaja, Kadri Shahini, Mustaf Cuni, Sali Karanxha, Feriz Ahmetaj, Ramadan Alia e shumë e shumë trimave te tjerë, të cilët mësynë deri në Nish për mbrojtjen e kufijve dhe trevave ku jetonin shqiptarëvë....