Masakrat serbe në krahinën e Lumës...
Bazuar në të dhënat e mëposhtme të studimit dhe “Historisë së Kryengritjeve të vjeshtës së vitit 1913” me autor Sheradin Berisha rezulton që Topojani ishte qendra përgjakëse e vuajtjeve shpirtërore, humbjeve më të mëdha të jetëve njerzore, balli i bajonetave dhe genocidit serb, muri i rrjeshtave dhe vrasjeve massive. E kjo vetëm se Topojanasit kanë qenë balli i shkinave serbe për vite të tëra që nga Jup Topojani, Sahit Gega, Avdyl Myrta, Zaim Hamza, Avdi Tahiri, Jemin Alia, Ahmet Qehaja, Kadri Shahini, Mustaf Cuni, Sali Karanxha, Feriz Ahmetaj, Ramadan Alia e shumë e shumë trimave te tjerë, të cilët mësynë deri në Nish për mbrojtjen e kufijve dhe trevave ku jetonin shqiptarëvë....
Plojat serbe ndaj fshtarave shqiptare do të vazhdojnë edhe në Krahinën e Lumës, Malësisë së Gjakovës, të Opojës e të Vërrinit. (Për masakrimet dhe vrasjet mizore në Opojë e Vërri do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë)
Pas goditjeve të njëpasnjëshme të forcave kryengritëse shqiptare në Opojë e Vërri, repartet serbe u tërhoqën në Prizren. Dhe pa humbur kohë më 6 tetor 1913, njësitë e përforcuara serbe ndërmarrin një kundërgoditje nga ana e Prizrenit në drejtim të forcave shqiptare, që ishin të pozicionuara në fshatrat e Vërrinit. Ndërkohë njësi të shumta ushtarake serbe kishin nisur një operacion edhe nga jugu për ta sulmuar Lumën. Sipas ditarit të kolonelit serb Milivoje Stojanoviç, komandant i kompanisë XII të këmbësorisë”Car Llazar”, më 5 tetor, njësia e tij u nis nga Vasijet për në Bicaj, ndërsa luftëtarët lumjanë kishin nisur të tërhiqen nga Koretniku drejt kullës së Lumës e Kalas së Dodës. Një ditë më pas(6 tetor), kalorësia e njësisë së kolonelit Stojanoviç zbriti në fshatin Brut, ndërkohë që edhe reparti që komandonte nënkolonel Vladimir Tucoviq(vëllai i Dimitrije Tucoviqit-Sh.B) marshonte nga ana e Prizrenit në krahun e djatht të lumit”Luma”.36 Kështu,forcat ushtarake serbe shuan kryengritjen shqiptare dhe ripushtuan territoret shqiptare që Konferenca e Londrës ia kish njohur shtetit shqiptar. Fshatrat e Lumës tashmë edhe njëherë do ta përjetojnë zjarrin e artilerisë, plumbave e bajonetave të ushtrisë pushtuese serbe.
Ushtria serbe pasi shpërndau kryengritësit, zuri pozicione përgjatë bregut të majtë të Drinit të Zi,sidomos mbante nën kontroll Urën e Vezirit, Vaun e Spasit e pika të tjera mbi lumë. Ajo zuri Qafën e Kumbullës mbi Malësinë e Fanit, qafat rreth Oroshit, Lurën e Malin e Shenjtë e në disa pika tjera strategjike duke u mbrojtur me “tabe, llogore, shtona...” dhe përqëndroi rreth 15 mijë ushtarë.37 Kolonat e ushtrisë serbe që kaluan nëpër luginën e Drinit të Zi që nga Dibra, Peshkopia e së fundi në Lumë..., kryen barbarizmat më ç´njerëzore që mund të jenë parë deri atëkohë.
Gjatë muajve tetor-nëntor 1913 kjo ushtri barbare, me një histerizëm shfarosës e mllef hijenash,nisin të masakronin, të vrisnin, të thernin, të hidhnin të gjallë në zjarre, burra, gra, pleq e fëmijë... të përdhosnin vendet e kultit mysliman: xhamitë, tyrbet, teqet. Në këtë periudhë kohore barbarët e karpateve dogjën 27 fshatra me mbi 700 shtëpi e kulla, therën e shkrumuan mbi 1800 banorë, grabitën rreth 7000 krerë bagëti të imta e të trasha...38
Për këto akte të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, asokohe kanë njoftuar shumë burime të huaja, por edhe ato serbe. Në librin”Golgota shqiptare”të autorit Leo Freundlich, ndër të tjera thuhet: ”Në rajonin e Lumës u shkatërruan krejtësisht 27 fshatra dhe banorët, duke përfshirë edhe fëmijtë që u vranë. Në këtë zonë janë parë skenat më të frikshme të krimeve mizore kundër popullit shqiptar gjatë luftës me gjenocid. Gra dhe fëmijë, pa ekzagjerimin më të vogël, janë zhytur në kashtë dhe janë djegur të gjallë përpara syve të baballarëve e bashkëshortëve të lidhur këmbë e duar. Gra shtatzëna janë shpërthyer në mes në mënyrën më të llahtarshme dhe fëmijët e palinduar janë ngritur përpjetë me bajoneta. Ai që më ka treguar, një xhentelmen, një zotni burrë, me përgjegjësi dhe me potencë të madhe, në fund të këtij kallzimi, më tha: ”E tëra kjo duket e pabesueshme, por është gjithçka e vërtet”.
Gazeta”Daily Telegraph” shkruan: ”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave (reparteve) të gjeneral Jankoviqit”.
Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes, kanë shkruar edhe vet xhelatët serb. Në gazetën serbe”Radniçke Novine”, një ushtarak serb, në një letër të publikuar aty, për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan: ”...Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme. Unë rrënqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnji e pyes vetveten, vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu? Kjo është e tmerrshme e llahtarshme... Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë, askush gjallë... I mblidhnim tubë, 40 deri 50 njerëz, dhe ashtu si ishin, grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitja ordinere u bë kudo. Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren...”40
Po në gazetën”Radniçke novine”socialdemokrati Dimitrije Tucoviç, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: ”...Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan(fshat i Lumës - Sh.B) aty s´kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhëra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët”të gjithë a?” Të gjithë ishte përgjigjja e njëfar kapiten Jurishiqit. Për dy orë u vranë 500 shpirtëra... Shqiptarët e “egjër”ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin, kurse ushtria jonë e”kulturuar”e shekullit XX po i vretë edhe fëmijtë e tyre....”41 Ndërsa një ushtarë i quajtur Vuksanoviq rrëfen kështu: ”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhurdhëri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therren me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe... rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kahë njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë. Këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenje njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftrave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.”42
Dhe për të parë me shifra(jo të plota) barbarinë serbe në Lumë, po sjellim disa nga të dhënat e detajuara që ka mbledhur e botuar Sotir Koleja më 23”dimëruar”(dhjetor 1913), të prira nga shenimi: ”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punojë ushtria e Serbisë në rrethet... e Lumës në Shqipërinë e veriut, pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti amnestijen guverna e Serbisë. Nga këto që u panë dhe u shenuan, thotë z.Koleja - mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan, sa s´i mban goja për me i tregue:
1. Në Shullan: ushtria serbe plaçkiti tërë fshatin, dogji 5 shtëpi dhe shkoi në bajonetë gjithë gjindjen. Shpëtuan vetëm 3 njerëz, sepse u ndodhën jashtë fshatit, kur therej gjindja...
2. Në Dode:Plaçkitën fshatin dh dogjën një shtëpi.
3. Në Ploshtan: Nuk dogjën shtëpira, por bënë rrëmujë tërë gjanë...
4. Në Topojan: Fshatin e dogjën fund e krye dhe gjindjen, si nja 500 vetë, burra, e gra të çdo moshe i vranë me bajonetë.
5. Në Ceren: Plaçkitën gjithë çka gjetën, rrëmbyen gjithë gjënë e gjallë.
6. Në Bushtricë: Dogjën tre shtëpi, morën 50 kuaj...
7. Në Palush: Dogjën fshatin fund e krye dhe vranë e hodhën në zjarre më tepër se 100 vetë, gra, burra dhe kalamaj.
8. Në Gjegje: Plaçkitën fshatin dhe rrëmbyen 27 lopë e 130 bagëti .
9. Në Matranxh: Bënë rrëmujë gjithë katundin dhe rrëmbyen 4 kuaj, 17 qe e 400 dhen.
10. Në Vasije: Përveç të plaçkiturit e shtëpive, morën 230 krerë bagëti, 32 lopë, 15 kuaj dhe 2 mushka.
11. Në Barruc: Morën gjithëçka kishte fshati si dhe 13 lopë, 14 dele dhe 6 kuaj.
12. Në Gjabër: Bënë plaçkë fshatin dhe morën 3 gomerë, 25 dhen e dhi, 4 kuaj dhe 40 lira turke.
13. Në Draç: Përveç katandisë dhe ushqimeve, sidomos 500-600 okë fasule, morën 2 kuaj dhe 250 berre.
14. Në Gjin: Plaçkitën fshatin dhe morën 400 berre, 5 lopë e 1 kalë.
15. Në Kalis: Bënë rrëmujë gjithë gjënë, dogjën 40 shtëpi dhe vranë 67 vetë: gra, burra e kalamaj dhe rrëmbyen 500 krerë bagëti, 50 lopë, 10 kuaj, 10 gomerë,4 mushka.
16. Në Lusën: Dogjën 25 shtëpi, therën 52 vetë (76 vetë-Sh.B) rrëmbyen 1000 bagëti, 100 lopë, 6 mushka, 10 gomerë, 25 kuaj.
17. Në Vilë: Plaçkitën e dogjën 6 shtëpi...
18. Në Ujmisht: Plaçkitën e dogjën 21 shtëpi dhe vranë 15 vetë si dhe rrëmbyenberra, 50 lopë dhe 30 kuaj.
19. Në Xhafere: Këtë fshat prej 25 shtëpiash e dogjën fund e krye dhe gjithë gratë e burrat i vranë me bajoneta, dy veta që s´u ndodhën në fshat, shpëtuan.
20. Në Brekijë: Edhe këtë fshat prej mëse 150 shtëpiash e bënë hi dhe njerëzit, sa u ndodhën aty...
21. Në Lojme: dogjën 60 shtëpi dhe therën gjithë meshkujt, gra e çiliminj.
22. Në Nimçë: Katundin e bënë hi nga njerëzit shpëtuan vetëm 5 vetë, të tjerët, burra, gra e foshnje i shkuan në bajonetë. (Xhafere, Brekij, Lojme, Nimçe fshatra te Topojanit)
23. Në Përbreg: Fshatin e tërë e dogjën dhe e bënë hi dhe gjithë njerëzinë, 375 veta burra, i shkuan në bajonetë.
24. Në Surroj: Dogjën 130 shtëpi dhe vranë 55 burra e 2 gra, të cilat i zunë besë amnestijes...
25. Në Novosej: I vunë zjarrë tërë fshatit. Dhe i hodhën të gjallë në zjarrë 9 fëmijë dhe një grua dhe rrëmbyen 40 kuaj, 280 lopë, 1300 dhen e dhi.
26. Në Bardhoc: Dogjën tërë gjanë e Haxhiut të Bardhocit.
27. Në Sulaj(Sumaj): Dogjën 24 shtëpi vranë një fshatar dhe rrëmbyen 500 dhen, 10 dhi,10 kuaj.
28. Arrëzë(Arën): Dogjën 10 shtëpi dhe vranë 10 fshatar të këtij fshati.43
Siç shihet nga perpunimi i këtyre të dhenave rezulton se në:
Topojan 500 Burra, gra e fëmijë të vrarë.
Brekij 180 të vrarë e të djegur.
Xhafere (shpëtuan dy veta)
Lojme të gjithë të vrarë.
Nimçë te gjithe te vrarë (shpëtuan 5 veta).
Nuk dua të tregoj mospërfillje për fshatrat të cilët humbën shumë gjë të gjallë si dhen dhi, kuaj, lopë apo dhe gomerë, u dogjën shtëpitë dhe i plaçkitën ushqimet me të cilat mbanin frymën në vitet e zeza të urisë botërore, përkundrazi është dhimbje. Por a nuk ju bën përshtypje sa humbje të madhe ka Topojani, sa frymë fëmijësh, burra, gra e pleq të shfarosur në ato ditë të zëza vjeshte të vonë, sa vite të tëra plagësh të pambyllura tek sa jeta të dhuroi masakër në sytë e tu, turra trupash njëri mbi tjetrin derë më derë, gjakë lumë e zell shpirti të rrënuar.
Prandaj o njerëz thirrni arsyes, vështroni drejt të vërtetës, sepse ajo duket kur do ta shohësh, jepini vlerën e merituar atij që me meritë justifikoi qenien e tij. Ajo që më bën të ngre peshë zërin bashkë me mllefin e brëndshëm kundrejt krimit dhe kriminelëve, me bën të ngre dhe zërin e arsyes kundrejt të dhënave konkrete që shumëkush nga ne mund ti kërkoj e ti gjej nga cilido fshat i djegur që që sot ekziston, në çdo rrethanë e gojdhënë, porse e rëndësishme është ti kërkosh.
Bazuar përsëri në të dhënat e mësipërme të studimit dhe “Historisë së Kryengritjeve të vjeshtës së vitit 1913” me autor Sheradin Berisha rezulton që Topojani ishte qendra përgjakëse e vuajtjeve shpirtërore, humbjeve më të mëdha të jetëve njerzore, balli i bajonetave dhe genocidit serb, muri i rrjeshtave dhe vrasjeve massive. E kjo vetëm se Topojanasit kanë qenë balli i shkinave serbe për vite të tëra që nga Jup Topojani, Sahit Gega, Avdyl Myrta, Zaim Hamza, Avdi Tahiri, Jemin Alia, Ahmet Qehaja, Kadri Shahini, Mustaf Cuni, Sali Karanxha, Feriz Ahmetaj, Ramadan Alia e shumë e shumë trimave te tjerë, të cilët mësynë deri në Nish për mbrojtjen e kufijve dhe trevave ku jetonin shqiptarëvë.
Tani a jemi në një mendje të gjithë që artikulli, të ishte "Masakrat Serbe në Krahinën e Topojanit..."?!
“Unë jam Krenar që jam Topojanas, e lumjanët s’janë krenar pa Topojanin…”
K.Ahmetaj
Burimi:Topojan BajrakuPare (Facebook)