Sunday, May 13, 2012

Sport / Historike,Kukësi ne kategorinë superiore


Zv/presidenti Flamur Hoxha shpreh bindjen për fitore dhe thekson se gjirokastritët do të pendohen për ato që kanë thënë ditët e fundit
Presidenca kuksiane, e kryesuar nga Ramë Geci, Flamur Hoxha dhe Safet Gjici, ka takuar të enjten stafin teknik dhe ekipin. Pasi kanë vlerësuar punën e deritanishme, drejtuesit më të lartë të ekipit kanë kërkuar përqendrim maksimal për ndeshjen me Luftëtarin. Zv/presidenti Flamur Hoxha, për “Sportin shqiptar” është shprehur:  “Kemi marrë masat, që gjithçka në ndeshjen me Luftëtarin të jetë perfekte.
Nuk e diskutojmë fitoren të dielën, kur do të sigurojmë ngjitjen historike në elitën e futbollit shqiptar. Nuk më kanë pëlqyer deklaratat e gjirokastritëve, të cilët i garantoj se do të jetë gjithçka festive atë ditë. Do të ketë spektakël dhe Kukësi do të luajë denjësisht me Luftëtarin. Gjirokastritët do të priten dhe përcillen si miq, ashtu si çdoi ekip që ka ardhur në Kukës, prandaj do të pendohen për ato deklarata që kanë bërë para ndeshjes.

Do t’i mundim në fushë dhe do t’u tregojmë se kush është Kukësi i vërtet. Pas ndeshjes, kur të kemi siguruar superligën, i ftojmë të festojnë me ne. Na quajnë ekipi i “Rrugës së Kombit”, që i bashkon shqiptarët, ndaj dhe futbollin duam ta kthejmë në traditë.”
Shpërblimi Presidenca kuksiane nuk është kursyer aspak dhe ka vënë në dispozicion të ekipit një shpërblim të majmë në rast fitoreje. “Po, do të ketë shpërblim të majmë nga ana jonë. Shifrën e kemi surprizë, por di të them se do të jetë më e madhe se edhe për ekipet e superligës. Eshtë një shifër më e lartë se 15 milionë lekë, por “thesi” do të hapet pas ndeshjes,” – sqaroi Hoxha.
Tifozët “Janë marrë të gjitha masat, madje vetë kryebashkiaku Hasan Halilaj po merret me organizimin. Në qytet ka filluar festa. Dekori është i veçantë dhe e diela do të jetë një ditë e paharruar për tifozët dhe mbarë trevën e Kukësit. Këtë sukses ua dedikojmë tifozëve kuksianë, kudo ku ndodhen. E them që tani se edhe në superligë Kukësi nuk do të jetë kalimtar, por do të lërë gjurmë,” – shtoi Hoxha.
Rivalët Në fund të fjalës së tij, si një njeri i apasionuar për futbollin, zv/presidenti Hozha ka edhe një mesazh: “Shpresojmë që Luftëtari, por edhe Lushnja, Besa apo Besëlidhja, të jenë në superligë. Që të pestë i kemi dhënë vlera garës, pasi kemi kualitete.”

No comments: