Wednesday, January 25, 2012

Kukës, djaloshi nga Topojani , 20 vjet sozi e Enver Hoxhës ! (Gazeta Shqip)



Kukës, djaloshi nga Topojani i Kukësit, 20 vjet sozi e Enver Hoxhës ! 

Që diktatorët kanë përdorur dytësa (sozi) për daljet në publik, nisur nga paranoja apo frika realenga ndonjë atentat i mundshëm, kjo nuk përbën ndonjë gjë të re. Ka pasur të tillë Stalini, Hitleri,madje edhe strategët e lashtë kanë pasur sozi. Dhe padyshim që ka pasur edhe Enver Hoxha. Thuhet se ka pasur 4 apo 5 të tillë, tregohen edhe emra konkretë personash, siç del edhe nga botime të fundit që bëjnë fjalë për historinë e diktaturës. Por pikërisht përmendja e emrave konkretë si sozi, njohja dhe përshkrimi i tyre nga bashkëkohës apo njerëz të afërt të diktatoritshton dyshimet se asgjë nuk është reale për sa thuhet. Sepse kushti i parë i dytësimit, pra i përgatitjes së sozisë është fshehtësia gati e plotë dhe, në fund ekzekutimi i tyre, pra i sozive, pasi origjinali të vdesë.

Deri në vitet e fundit është hamendësuar në shtyp për disa persona që kanë shërbyer sozi të Hoxhës, por asgjë serioze nuk ka pasur rreth këtij fakti. E para përpjekje që hedh dritë mbi sozinë e diktatorit shqiptar dhe jo vetëm të sozisë është libri i neozelandezit Lloyd Jones, i cili ka udhëtuar siç tregon në libër, posaçërisht për të takuar sozinë e Hoxhës. Libri i shkruar në formë rrëfimi në vetë të parë, një gjini mes ditarit letrar dhe shënimeve të udhëtimit me titull “Sozia e Diktatorit” u botua në vitin 1993 menjëherë pasi autori kryen udhëtimet në Shqipërinë atëhershme. Ky botim, i cili ka njohur plot përkthime dhe botime e ribotime në shumë shtete të botës deri edhe SHBA, u soll në gjuhën shqipe nga Jonuz Kola, një profesionist i gjuhës angleze, i lindur dhe i rritur pikërisht në fshatrat e Topojanit, atje ku autori Jones gjen origjinën e sozisë. Nga biseda me përkthyesin mësojmë se me të vërtetë ekzistojnë rrethana që të bëjnë të besosh se sozia e Hoxhës u mor nga fshati i Topojanit në rrethin e Kukësit dhe vinte nga një familje e zbritur kohë më parë nga fshati Novosej. Në libër, emri i sozisë është Petar Shapallo (jo Shapllo siç thuhet në botime të fundit kur bëhet fjalë për të, ku edhe origjina e tij lidhet gabimisht me Tropojën, edhe duke iu referuar Jones-it, i cili e jep atë nga Topojani i Kukësit). Identiteti i tij i vërtetë është i vështirë të caktohet pasi, duke llogaritur dytësimin ai ka ndërruar tri herë. Së pari tregohet se trungu i vjetër i sozisë jetonte në Novosej, rreth 7 kilometra larg Topojanit, dhe atje është njohur me mbiemrin Toçilla. Më pas kur u vendosën në Topojan, nuk dihet se kur, ata morën mbiemrin Lami. Dhe kur djaloshi u thirr për “detyrën e rëndësishme” në fund të viteve ‘60 të shekullit të shkuar, ku formalisht ai u shpall i vdekur, madje në praninë e nënës dhe gruas, në të vërtetë mori një identitet të ri me emrin Petar Shapallo, gjithnjë sipas Jones-it. Për rolin e ri, ai sigurisht iu nënshtrua modifikimit fizik, edhe pse ngjante aq shumë me diktatorin, por edhe psikik, duke ia shpëlarë trurin.
Le të shohim hap pas hapi se si përkthyesi ra në kontakt me librin, dhe më pas si e gjeti nënën e sozisë së supozuar. Në fund, përderisa librin e çmoj me vlera të shumanshme dhe letrare, do të themi dy fjalë edhe për të.

Udhetimi i panjohur i flamurit ! ( Nga Blendi Fevziu)

Udhetimi i panjohur i flamurit

Te gjitha studimet historike, kujtimet dhe shkrimet e mevonshme, kur behet fjale per pavaresine e Shqiperise bashkohen ne nje pike te vetme: Mbremjen e 19 nentorit 1912. Ndersa ngjiste shkallet e anijes austriake "Baron Bruck", Ismail Qemali, dhe e gjithë shpura qe e shoqeronte ishin te qarte se po shkonin drejt pavaresise se Shqiperise.

Siç ndodh shpesh ne keto raste, nje deshmi e vogel e mbetur qe nga ajo kohe, nuk le me shteg per interpretime. Ne nje interviste, qe i dha gazetes me te madhe italiane te kohes, "Piccolo", perpara nisjes, Ismail Qemali deshmonte gjithe strategjine e tij: "Shpallja e pavaresise eshte e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropes faktin e kryer. Do te krijohet nje qeveri e perkohshme dhe ndoshta, une do te jem kryetar. Ju siguroj se per idene e pavaresise jemi te gjithe ne nje mendje". Por, Ismail Qemali, nuk kishte folur per ate qe kishte ndodhur gjate udhetimit te tij te trazuar nga Stambolli ne Bukuresht e prej ketu ne Budapest e Vjene. Nuk kishte komentuar as takimet gjysme te fshehta me personalitetet me te rendesishme te politikes se jashtme te atyre vendeve dhe padyshim as faktin se ne Shqiperine gjysme te pushtuar nga fuqite ballkanike, qe i kishin shpallur lufte Turqise, ishte krijuar tashme nje komitet, qe merrej me pergatitjen e pavaresise. As ne kete interviste dhe as ne nje tjeter, qe i kishte dhene po ate dite nje gazete te njohur austriake, ai nuk kishte sqaruar se si kishte ndodhur realisht qe ideja e autonomise, me te cilen ai qe nisur nga Stambolli dhe per te cilen kishte biseduar me autoritetet e Portes se Larte, ishte shnderruar tashme ne nje pavaresi te kulluar nga Turqia. Ne te vertete, gjithe misteri i Pavaresise se Shqiperise dhe gjithe kulisat qe e shoqeruan ate, me shume sesa ne udhetimin e mundimshem te Ismail Qemalit per në Shqiperi, qendrojne ne turin qe ai beri ne fillim te nentorit ne Evrope.

Sunday, January 22, 2012

Kukës: Qyteti me një muze të ri historik


Kukës – Në qytetin e Kukësit kanë nisur punimet për ndërtimin e muzeut të ri historik, mungesa e të cilit ka qenë ndër vërejtjet kryesore të shprehura nga vizitorët e shumtë vendas e të huaj.
“Muzeu do të ndërtohet me një fond prej 14 678 521 lekë të akorduar nga PNUD-i. Ky investim mundëson përmirësimin e shpejtë të situatës muzeologjike të rajonit, ndërsa kemi gjetur edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor”, thotë koordinatori kombëtar i projekteve të PNUD-it në qarkun e Kukësit, Bukurosh Onuzi.
Muzeu i ri historik po ngrihet në qendër të qytetit të Kukësit, shumë pranë memorialit të mirënjohjes, që përkujton mikpritjen kuksiane të kosovarëve në pranverën e vitit 1999, kur qyteti e fshatrat përreth tij mirëpritën brenda 2 muajve rreth 412 mijë kosovarë të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.
“Firma ndërtuese, që e ka marrë përsipër ndërtimin e muzeut të ri historik është “AK” shpk, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 31 dhjetori i këtij viti”, thotë kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj.

Kultura Tradicionale në Shqipëri


                                                    Kultura Tradicionale në Shqipëri


Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.

Kompjuterat-fletore, prirja e re e teknologjise kompjuterike

                                                                TEKNOLOGJI


Las Vegasi nuk është vetëm qyteti i kazinove dhe i dritave verbuese. Sigurisht, të dyja këto bien në sy menjëherë në qytetin që nuk fle. Por çdo vit, ky oaz në shkretëtirën e Nevadës organizon një nga panairet më të rëndësishme të tregut të teknologjive.
Panairi i Prodhimeve Elektronike është zhvilluar në Qendrën e Konferencave të Las Vegasit që prej 30 vjetësh dhe aty janë paraqitur disa nga pajisjet elektronike pa të cilat nuk mund të jetojmë sot.
Por me mbi 125 mijë njerëz nga mbi 140 vende që pritet të vijnë këtu, të duket sikur kjo është si qetësia para stuhisë.
Jim Barry është zëdhënës për median në Shoqatën e Prodhimeve Elektronike:
“Ne po ndërtojmë një qytet brenda qytetit të Las Vegasit përsëri këtë vit. E bëjmë këtë për vit”.
Gati 3 mijë kompani do të mbushin më shumë se 500 kilometra katrore të hapësirës së ekspozitës.
Por partnerët më të rinj janë prodhuesit e mikroprocesorëve.
“Prodhuesit e mikroprocesorëve filluan të vijnë në panair pasi të gjitha këto pajisje që shohim këtu përdorin tani mikroprocesorë”, thotë Barry. “Ata po përdorin teknologjinë dixhitale dhe kështu prodhuesit po ndërtojnë motorë që mund të venë në lëvizje këto pajisje”.

Miresevini ne TOPOJAN...

Udhetim ne TOPOJAN (2011)

Udhetim ne TOPOJAN (pj.1)

Thursday, January 19, 2012

Disa fjalë rreth nesh… !

 Disa fjalë rreth nesh… !


Te nderuar miq kudo qe ndodheni :

Uebfaqja me e re “JEHONA E TOPOJANIT” eshte nje Uebfaqe me karakter te mirefillte atdhetar,historik e kulturor qe ka si qellim kryesor paraqitjen dhe percimin e vlerave dhe hisorise se Bajrakut te Pare Topojan permes fakteve dhe dokumentave autentike,botimeve dhe studimeve te realizuara nga studiuesit me te mirenjohur te zones dhe jo vetem.Keto vlera dhe sakrifica nuk mund dhe nuk do te harrohen kaq thjeshte .Kemi marre persiper qe per hir te sacrifices dhe kontributit te cmuar te atyre burrave qe dhane jeten ,per ti dhene Topojanit nje vend te merituar ne piedestalin e historise dhe krenarise kombetare ,te rikthejme edhe njehere ne memorie e te rikujtojme ate jehone qe ushtoi aq shume ,por qe duhet te vazhdoje te ushtoje akoma edhe sot e pergjithmone per te mos u shuar kurre.Synojme qe “JEHONES SE TOPOJANIT” ti japim nje ze me te fuqishem dhe mundesine qe te degjohet e lexohet nga bashkeatdhetaret ku te jete e mundur ,ne Shqiperi qofshin apo dhe ne trevat e tjera Shqiptare,ne diaspore e kudo ku ka Shqiptar.Ne nuk mburremi me punen tone,por ne mburremi me vendlindjen tone!