Gjeografia
Komuna e Topojanit është një nga
komunat më veri-lindore të Republikës së Shqipërisë në koordinatat gjeografike
41º 59´ 30” në veri dhe 20º 31´18” në Jug. Topojani ka një reliev të thyer
kodrinor-malor, me male të larta të veshura, pllaja, bjeshkë dhe livadhe. Në
lindje kufizohet me Komunen Shishtavec, me fshatrat Kollovoz, Shtreze, Novosej, në jug kufizohet me
komunën Grykë Caje dhe fshatin Buzmadhe, në perëndim ngrihet madhështor Mali i
Gjalicës deri në Tërshen, ndërsa në pjesën veriore kufizohet me Komunen Zapod me fshatrat Oreshk,
Orcikel. Komuna Topojan i përket një zone të pasur ujore me shumë burime, të
cilat në një reliev kryesisht të thyer formojnë dhe Lumin e Topojanit, siç njihet nga vendasit (Reka e Topojanit). Ky lum ndan
përgjysmë grykën shkëmbore të Vanave. Lumi krijohet nga bashkimi i dy degeve
kryesore, reka e Shtrezes me burim nga bjeshket e Kallabakut dhe degës kryesore
me burim nga Bjeshket e Okzherit e deri ne Krue te Kuq. Gjarpëruese e lumit është dhe rruga
nacionale Kukës-Topojan-Shishtavec përgjatë Vanave, e cila për nga veçantia e
shkëmbinjve të thepisur dhe karakteristik, bën që udhëtimi të zgjojë
adrenalinën e frikës dhe madhështisë së krijuesit të gjithësisë.
Historia
Sipas gojëdhënave emri Topojan vjen
nga bashkimi i fjalëve Top dhe Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të
bashkuar (Top-jan, Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i përcjell
në shekuj. Uniteti, vëllazëria, shoqëria e pastër dhe nderi janë virtytet që i
bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe Brekija ishin një
vëllazëri dhe ndryshe njiheshin si mahalla e epërme dhe mahalla e poshtme, sot
janë dy fshatrat më të mëdha të komunës së Topojanit.
Demografia
Komuna e Topojanit është e përbërë
nga pesë fshatra me një popullsi prej 3.567 banorë, kjo sipas statistikave dhe
regjistrit të vitit 2001, sot numërohet një numër më i vogël banorësh si efekt
i migrimit në zona të mëdha të urbanizuara te Republikës së Shqipërisë,
kryesisht në Tiranë, Durrës, Kavajë etj. Më shumë se gjysma e popullsisë
(63 % e popullatës së përgjithshme) është e vendosur në dy fshatrat
BREKIJE (33 % e popullsisë totale) dhe Topojan (30% e popullatës së
përgjithshme).
16 % e popullsisë së komunës
Topojan i zë mosha nga (31 deri në 45 vjeç) është pjesa më aktive e popullsisë,
ndërsa 25 % e popullsisë e zë mosha nga (16 deri 30 vjet) që përkufizohet
si fuqi punëtore. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se 42% e popullsisë
përfaqëson popullsinë më të re (0-15 vjeç), të cilat mund të konsiderohen si potencial
dhe pasuri në të ardhmen e Topojanasve.
Fiset më ë hershme autoktone të
topojanit janë fisi i Imçit dhe Karanxha në Topojan, Vela e Dafku në fshatin
Brekijë dhe Toshi në Nimçë.
Fiset e mëvonshme por që zënë pjesën
më të madhe të popullsisë vendase janë :
- Fisi Allaraj Topojan-Turaj-Xhaferaj.
- Fisi Ahmetaj Topojan.
- Fisi Myftari Topojan-Teje-Turaj.
- Fisi Zyberaj Brekijë.
- Fisi Aliaj Brekijë.
- Fisi Islamaj, Hoxha, Vela, Manaj në Brekijë.
- Fisi Tahiraj Pashtrec-Toroçicë.
- Fisi Emberllai Imçallar.
- Fisi Kordhaku dhe Memaj në Xhaferaj-Imçallar.
- Fisi Sahitaj Xhaferaj.
- Fisi Koboçi dhe Hoda Nimç.
- Fisi Ismaili, Murati në Topojan etj.
Komuna Topojan
Fshatrat: Topojan| Brekija | Nimca |
| Turaj |Xhaferaj |
Sipas gojëdhënave emri Topojan vjen
nga bashkimi i fjalëve Top dhe Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të
bashkuar (Top-jan, Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i
përcjell në shekuj. Uniteti, vëllazëria, shoqëria e pastër dhe nderi janë
virtytet që i bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe
Brekija ishin një vëllazëri dhe ndryshe njiheshin si mahalla e epërme dhe
mahalla e poshtme, sot janë dy fshatrat më të mëdha të komunës së Topojanit.
Shkurt 2012
(www.topojan.blogspot.com)
No comments:
Post a Comment