SHQIPERIA

Shqipëria dhe të dhëna historike rreth saj !

Flamuri Kombetar Shqiptar!

                          Flamuri Shqiptar !


Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.

Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.



Territori Shqiptar



Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit. Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Ne veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosoven dhe ish republiken jugosllave te Maqedonise, ndersa ne jug e juglindje me Greqine nje kufi prej 271 km.



SISTEMI BANKAR

Banka e Shqiperise eshte i vetmi autoritet per licencimin e bankave per te ushtruar veprimtari bankare ne Shqiperi. Banka e Shqiperise percakton me akt nenligjor shumen e kapitalit minimal fillestar te bankave dhe ndryshimin e kesaj shume nga njera periudhe ne tjetren.Nese nje banke e huaj propozon te zoteroje me shume se 10% te kapitalit te nenshkruar te nje banke, banka e huaj duhet te jete e autorizuar nga autoritetet perkatese te kryeje veprime te pranimit dhe te grumbullimit te depozitave ne para, ose fonde te tjera te ripagueshme ne vendin e huaj ku drejtoria e saj qendrore ka seline.

Ne Shqiperi veprojne 12 banka te nivelit te dyte



Ne Shqiperi veprojne aktualisht 12 banka te nivelit te dyte, te licensuara nga Banka e Shqiperise. Deri ne fund te vitit 1998, ne Shqiperi ishin licensuar nga banka qendrore 10 banka te nivelit te dyte, nder te cilat dy me kapital teresisht shteteror, Banka e Kursimeve dhe Banka Kombetare Tregtare. Me pas eshte pajisur me licence edhe "Fefad Bank" dhe se fundi dega ne Tirane e "Bankes se Pare te Investimeve" sh.a. Ne Shqiperi jane licensuar nga Banka e Shqiperise keto banka te nivelit te dyte: "Banka Kombetare Tregtare", "Banka e Kursimeve", "Banka Italo-Shqiptare", "Banka Arabo-Shqiptare Islamike", "Banka Dardania', "Tirana Bank", "Dega e Bankes Kombetare te Greqise", "Banka Nderkombetare Tregtare", "Dega e Bankes Alpha Credit A.E", "Banka Amerikane e Shqiperise", "Fefad Bank" dhe "Dega ne Tirane e Bankes se Pare te Investimeve".

Arsimi

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille,

Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.

Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.

Arsimi parauniversitar



Arsimi profesional

Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, "Harry Fultz", "San Edigia", GTZ, "Swisscontakt", Kulture kontakt, etj.



Arsimi i Larte Akademia e Shkencave Arsimi jopublik (privat)

Abetarja e gjuhes shqipe

Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip", u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.

Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare", me 50 faqe dhe me disa copa leximi.

Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhes shqipe".

Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.

Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). "Pionieri" i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk "Mehmet Akif" i Shoqerise private "Gjylistan".Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 "Per arsimin e mesem" ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, '98-'99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur "drita jeshile" edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik, Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova, Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden "Historia e Shqiperise" ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik '99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore. Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo "Skenderbej" per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik '99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat



Pozita gjeografike e Shqiperise

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.



Pergatiti: Jehona Topojanit

Http://www.Jehona-Topojanit.Blogspot.Com

No comments: