Aforizma:

Te fundit:

Te fundit !

KURIOZITETE

>>>KURIOZITETE NGA BOTA <<<
                                       
Mbiemri i vajzërisë së nënës së Astronautit Buzz Aldrin, pilotit të Apollo 11, që ishte astronauti i dytë i cili ishte i dyti që shkeli këmbën e tij në Hënë pas Neil Armstrongut, ishte Moon (Hënë).
· Verdura më e lashtë e njohur është bizelja.
· Që të arrijë dikush të shohë Ylberin, duhet më parë ti kthejë shpinën Diellit.
· Kafshët mishngrënëse nuk hanë kurrë një kafshë e cila është goditur nga rrufeja.
· Iguanat mund të vetëvriten.
· Nga e gjithë bota, Skocia ka numrin më të madh të lindjeve te flokëkuqëve.
· Një çerpik jeton rreth 5 muaj.
· Uji që pimë ka një moshë rreth 3 miliardë vjeçare.
· Gjithçka peshon 1% më pak në ekuador.
· Milingonat nuk flenë kurrë.
· Delet që mbulohen nga orteqet e dëborës, mund të mbijetojnë deri edhe 2 javë.
· Luleshtrydhet i përkasin familjes së trëndafilave.
· Asnjeri nuk e di se ku është varrosur Moxarti.
· Eskimezët përdorin frigoriferë për të mbrojtur ushqimin e tyre nga ngrica.
· Birmingami në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrjet kanalesh 35 kilometra më të gjatë se Venecia.
· Meksika dikur kishte 3 Presidentë në një ditë.
· Kompania Coca Cola ka konsumimin më të madh të Vaniljes në të gjithë botën.
· Miliona pemë mbillen rastësisht nga ketrat që më vonë harrojnë se ku i kanë vënë.
· 9 nga 10 organizmat e gjallë jetojnë në Oqean.
· Buzëkuqi përmban luspa peshqish.
· Kikirikët janë një nga përbërsit e dinamitit.
· Lopët nxjerrin më shumë qumësht kur dëgjojnë muzikë.
· Majdanozi është erëza që përdoret më shumë në të gjithë botën.
· Në Oqeane ekiston 200 herë më tepër flori , nga ai që është nxjerrë nga territori tokësor.
· Fjala War (luftë) në gjuhën sanskrite do të thotë ‘’Dëshirë për më shumë lopë’’.
· Orkestra kombëtare e Monakos është më e madhe në numër se sa ushtria e tij.

· 70 % e të gjitha organizmave të gjallë në Tokë janë Bakterie.

· Çdo vit, Dielli humb 360 milionë tonë.
· Në Kinë , nusja vishet me të kuqe.
· Shpërndarësi më i madh i lodrave në Amerikë janë McDonalds-at.
· M&M u krijuan që ushtarët të mund të hanin çokollata pa ju ngjitur duart.
· Kamilat e vetme të egra në botë ndodhen në Australi

· Gjysma popullsisë se rruzullit tokësor ka parë filmin e James Bond.
· Vendosja e numrave në shtëpitë e rrugëve të Londrës filloi në vitin 1764 .
· Vetëm 4% e foshnjave ka lindur në ditën që gjinekologu kishte përcaktuar.
· Organet gjenitale të kërminjve ndodhen në kokat e tyre.
· 90% e femrave që ecin brenda një qëndre tregtare, kthehen nga e djathta . Por asnjeri nuk e di se përse.
· Një fëmijë i moshës 4 vjeçare, bën mesatarisht 400 pyetje në ditë.
· Çdo vit, numri i lindjeve në Indi tejkalon numrin e të gjithë popullsisë së Australisë.
· Një mi mund të rezistojë më shumë pa ujë se sa një kamilë.
· Fjala ‘’Himalaja’’ do të thotë ‘’Shtëpia e Dëborës’’.
· Në Belgjikë ekziston një muze luleshtrydhesh
· Në gjuhën Kineze ekziston një fjalë e përbashkët për Krizën edhe Shansin.
· Hera e parë që burrat dhe gratë përdorën wc të ndryshme ishte në vitin 1739, në një ballo në Paris.
· Dallgët e Oqeanit mund të udhëtojnë me shpejtësinë e një Aeroplani Jet.
· Kafsha me trurin më të madh, në krahasim me trupin e saj është milingona.

· I vëllai i John Wilkes Booth (njeriu që vrau Abraham Linkolnin) dikur i kishte shpëtuar jetën djalit të Abraham Linkolnit.
· Feja e fisit Todas së Indisë Jugore i ndalon rreptësisht besimtarët e saj të kalojnë çdo lloj ure.

· Në çdo vit në SHBA, drerët vrasin më shumë njerëz se sa çdo lloj kafshe tjetër.
· Lopët mund të dëgjojnë frekuenca më të ulta dhe më të larta nga ato që njerëzit mund të dëgjojnë.
· Kina përdor çdo vit 45 miliardë chopsitcs (shkopinj që përdoren për të ngrënë)
· Tingulli që bëjnë ujëvarat e Victoria dëgjohen në një distancë prej 64 km.
· Botohen çdo vit, më shumë kartmonedha të lojës Monopoly se sa kortmonedha të vërteta.
· Në Egjiptin e lashtë, kur një mace ngordhte, i zoti i saj ishte i detyruar të rruante vetullat e tij në shenjë zie.
· Mushkonjat joshen më shumë nga aroma e atyre që sapo kanë ngrënë banane.
· Në SHBA ekzistojnë më shumë grupe muzikore me gaide se sa në Skoci.
· Përpara vitit 1800, nuk ekzistonin këpucë të ndryshme për të djathtën dhe të majtën.
· Kanarinat, në ndryshim me njerëzit, mund të rikrijojnë qelizat e tyre te trurit.
· Truri i piktorit të famshëm Vincent Van Gogh u shkatërrua nga hidrogjeni që piu për të luftuar sëmundjen e sifilit.
· Një shimpanze mund të mësojë të njohë veten e tij në një pasqyrë por një majmun nuk mundet.
1.Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
2.Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
3.Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
4.DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
5.Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
6.Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
7.Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.
8.Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
10.Një në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
11.Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.
12.Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
13.Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.
14.Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjvetë nbajtur në Stamboll.
15.Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.
16.Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.
17.Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollistike ai shënoi 1216 gola.
18.Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.
19.Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.
20.Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.


Dua të di---Toka



Nga çka u bë Toka ?


Të moçmit mendonin se Toka dhe planetët janë shkëputur nga Dielli. Sot, shumica e shkencëtarëve janë të një mendimi që planetët, së bashku me Tokën dhe Diellin janë krijuar në të njëjtën kohë. Një dredhë e pluhurit dhe reve të gazta janë mbledhur në një hapësirë dhe me tërheqjen nga qendra janë ndrydhur. Nga pjesa më e madhe e reve të gazit është krijuar Dielli ndërsa nga mbeturinat tjera janë krijuar Toka dhe planetët tjera.


Çka ka në Tokë ?


Shtresa e jashtme e Tokës përbëhet nga një kore e hollë dhe e ngurtë me një thellësi prej 50 kilometrash. Përfundi kores gjendet një mbulesë e ngurtë pjesërisht e shkrirë. Kjo shtresë është manteli i Tokës dhe është i trashë diku 2900 kilometra. Pastaj ndodhet pjesa e jashtme e bërthamës së Tokës e përbërë nga metalet në gjendje të lëngët. Në qendër gjendet bërthama në të cilin ka metale dhe sipas të gjitha gjasave hekur dhe nikel.


Çka është Litosfera ?


Litosfera është një fjalë tjetër për të treguar koren dhe nga një herë edhe mantelin dhe bërthamën.


Sa vjet i ka Toka ?


Toka është përafërsisht 4,6 miliard vite e vjetër. Studiuesit e kanë llogaritur duke studiuar gurë të meteoritëve që kanë rënë në Tokë. Meteoritët janë copa shkëmbore të krijuara në të njëjtën kohë me Tokën. Ndërsa shkencëtarë e kanë gjetur vjetërsinë e tokës sipas kohës që i nevojitet metalit radioaktiv të Uranit të zbërthehet në plumb.


Dua të di më shumë !?






Dua të di-------/-------Natyra


Pse qanë krokodili?


Prej kohёsh njerёzit kishin vёnё re se krokodilёt,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri tё linte pёrshtypjen se kjo kafshё qante prenё e ngrёnё.Prandaj dhe lindi shprehja "lotёt e krokodilit" qё personifikon hipokrizinë e njerёzve tё ligj. E vёrteta ёshtё se krokodilit nuk i vjen keq pёr kafshёn e ngrёnё,por ёshtё gjёndra e kripёs ajo qё prodhon lotёt. Dhe pikёrisht pasi krokodili ka kollofitur kafshёn sё bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjёndra e kripёs qё ndalon sasinë e tepёrt tё kripёs,e cila del jashtё nё formёn e pikave tё lotёve.


Sa njerzë kanë jetu në Tokë?


Mendohet se qё nga krijimi i shoqёrise njerёzore nё botё kanё jetuar mbi 80 miliard njerёz.


Cila kafshë quhet "Nuk kuptoj"?


Kur u duken pёr herё tё parё nё Australi, evropianёt vunё re njё kafshё tё çuditshme:ajo ecte me kёmbёt e prapme ndёrsa nё bark kishte njё si qese nga nxirrnin kokёn tё vegjёlit.


-Ç'ёshtё kjo? -i pyesnin ata indigjentёt.


-Kan-gu-ru - pёrgjigjeshin ata.


Qё nga ajo kohё kafsha e çuditshme u quajt kanguru. Kur mё vonё studjuan gjuhёn vendase, evropianёt mёsuan se "kanguru" do të thotë "nuk kuptoj".


Sa fije floku kam në kokë?


Nuk e di. Por e si që, zakonisht njё njeri ka nё kokё rreth 100.000 qime floku. Tek flokёkuqёt kjo shifёr arrin nё 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet diçka nё mes tё kёtyre dy shifrave. Mesatarisht,çdo ditё bien nga 50 deri nё 100 fije floku.


Sa banorë ka deti?


Nuk e di. Por e si që, nё çdo litёr ujё tё sipёrfaqes sё detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,nё 100 metra ka 3.000 dhe nё 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa. Llogarite tani, sa banorë mund të ketë deti.


Kush lindi biniakët e tetëfisht?


Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.






Dua të di--/--Drita dhe valët


Çka është drita ?


Në të vërtet saktësisht nuk e di ende askush. Në shekullin e XVII-të, Isak Njutoni fillojë të mendonte se drita, duhet të ishte e përbërë nga copëza të imëta dhe ai i quajti ato Korpuse. Shkencëtari holandez Kristian Hugens besonte se drita përhapej në hapësirë në trajtë pulseve ose valëve. Shkenca moderne ka ardhur në përfundim se që nga këto dy teori ka diçka ë vërtet. Ata thonë se drita shpërndahet në trajtë valore dhe ka veti të ngjashme sikur të përbëhej nga grimca të imëta. Sot shkenca këto grimca të imëta i quan Fotone.


A është drita energji ?


Drita është një formë e energjisë dhe i ngjanë nxehtësisë. Drita është forma e vetme e energjisë që ne mund ta shohim drejtpërdrejt. Zjarri rrezaton dritë dhe nxehtësi, nxehtësinë e ndiejmë ndërsa dritën e shohim.


Nga vije drita ?


Nga yjet si dielli vije drita deri tek ne. Si pasojë e energjisë bërthamore gjigante që kanë ata rrezatojnë dritë. Për shkake se Dielli lëshon dritë ne themi se ai ndriçon. Shumë pak gjëra natyrore ndriçojnë por në mes të tyre ka edhe kafshë si Xixëllonja, peshq në ujëra të thella që kanë organe ndriçuese.


Sa shpejt ecë drita ?


Më shpejt se hija jote. Drita shpërndahet me një shpejtësi të madhe, ajo kalon rreth 300 000 kilometra brenda një sekonde! Edhe pse ajo lëvizë me këtë shpejtësi asaj i duhen 8 minuta për me ardhë na Dielli tek ne.


Kush e ka matë dritën ?


Që në shekullin e XVII, shkencëtari italian Galileo Galilei e kishte provuar të masë shpejtësinë e dritës. Për këtë ai ju japi disa të holla dy personave që të shkonin në dy maje të kodrave dhe ju japi me vete poçe sinjalizuese, duke shpresuar që mund ta matë kohën që i nevojitet dritës prej një bregu në tjetrin. Mirëpo kështu nuk mund të matet shpejtësia e dritës, është shumë e shpejtë. Më 1676 danezi Olaf Roemeri e bëri një llogari të shpejtësisë së dritës, rezultati i saj është gati i njëjtë me rezultate e shkencëtarëve modern.


A prodhon hëna dritë ?


Jo, e reflekton dritën. Nga vetë veti, hëna nuk shndrit. Çka shohim ne si dritë hëne është thjeshtë drita e diellit e reflektuar nga sipërfaqja e hënës. Po të mos ishte dielli ne nuk do të kishim pa hënë me sy.


Çka janë valët e dritës ?


Kur të gjuash një gurë në bunar, uji i bunarit fillon të çoj valë. Edhe drita përhapet si valët e ujit. Xhems Klerk Maksvelli, një shkencëtar, më 1873 pas njëzet viteve studim, shikim e provim zbulojë strukturën valore të dritës. Ai theksonte se drita përbëhej nga valë të dridhura nga fusha elektrike dhe magnetike. Maksveli është ndër të parët që thoshte se drita është një lloj rrezatimi elektromagnetik dhe e studioj si të tillë. Ai shkoj edhe më tutje dhe filloj të thoshte se ka edhe lloje tjera të rrezatimit që për syrin e njeriut janë të padukshme.


Pse qorron dielli ?


Dielli është një burim i fuqishëm i dritës. Syri ynë është i ndjeshëm dhe dëmtohet shpejtë. Nuk bënë që të shikosh direkt diellin, edhe nëse e merr si ndihmë një xham të nxirë apo syze dielli, nuk ndihmon. Rrezet e diellit janë aq të forta sa të dëmtojnë rrjetën e syrit dhe bëhesh qorr.


Pse nuk mund të nxë hijen time ?


Drita lëvizë në udhë si një drejtëz. Kur një substancë e pakalueshme për dritën p.sh njeriu, i paraqitet në udhë ja bllokojnë rrezet. Të mbetet të fotografosh hijen tënde. Kur të mbash dorën para një poçi elektrik apo qiriu do të krijohet një hije në mur. Shiko çka ndodhë nëse e lëvizë pak anash poçit/qiriut. Vëne re, ku gjendet hija jote në një mesditë me diell dhe vizato vendin me një shkumës. Të njëjte gjë bëje pasdite, para se të bie dielli. Çka ka ndodh me hijen tënde ?


Si i sheh bleta lulet ?


Bleta mund të shohë dritën ultravioletë (rrezet e dritës nën ngjyrën vjollcë), që për syrin e njeriut është e padukshme. Në të vërtet bleta mund të sheh shumë pak ngjyrën e kuqe. Përderisa ne e shohim një lule si ngjyrë bardhë, bleta të njëjtën lule do ta sheh në ngjyrë të kaltër.


Pasqyra dhe thjerrëza ?


Si bëhet pasqyra?


Pasqyrat e vjetra përbëheshin nga metale të fërkuara deri në shkëlqim. Romakët përdornin pasqyre bronzi. Prodhimi i pasqyrave nga qelqi, një rriskë qelqi e mbuluar me një fletë të hollë argjendi për të reflektuar dritën, është dal në shekullin e XVII. Kjo teknik është përsosur më 1835 dhe prapa rriskës së qelqit është plasuar një shtresë argjendi.


Çka është kabineti i pasqyrave ?


Pasqyrat thyese në parqet e argëtimit apo në parqe ku luajnë me lodra fëmijët ( Lunapark) na bëjnë që të qeshim, sepse na paraqesin figurën tonë si figura të ndryshme komike. Nga njëherë shohim vetën të vegjël e të trashë, të gjatë e të dobët. Këto pasqyre janë të ndërtuar nga rriska qelqi të harkuara në forma të komplikuara ashtu që të reflektojnë dritën në drejtime të ndryshme.


Çka është pasqyra e avullit ?


Në ditë të nxehta vere, nxehet ajri afër sipërfaqen së tokës, zgjerohet dhe rrallohet. Më këtë bëhet thyerja e dritës dhe krijohet një mashtrim optik ose pasqyrimi i ajrit. Për turistët në shkretinë duket sikur të ishte ujë (fatamorganë). Në të vërtetë bëhet pasqyrimi i arit të dendur të qiellit në ajrin e rrallë e të nxehtë të tokës.


Si mund të shohë përtej horizontit ?


Në rrethana të caktuara, kur ajri i ftohtë, i dendur shtrihet mbi det, mund të ndodhë që të shihet anija përtej horizontit. ajri i ftohtë i thyen rrezet e dritës në drejtim të tokës, kështu shkuesi e sheh anijen e cila është në horizontalen në nivel të horizontit. Kjo anije në kushte normale nuk do të ishte e mundur të vërehej. Por ndodhë që anija të shihet si të notonte në qiell. Kjo ndodhë kur rrezet e ajrit të nxehtë bien mbi shtresën e ftohtë të përmendur më parë.


Kur janë shpikur syzet ?


Diku para 1000 viteve arabët kishin njohuri për qelqin zmadhues. Pas një kohe të shkurtë i kanë bërë edhe syzat. Së pari ato bëheshin nga dy xhama të mëdha të përforcuara ngushtë njëra pas tjetrës, por jo sikurse syzet moderne, një xham për sy. Rreth viteve 1300-ta ka pasur xhama të syve që barteshin në fytyrë dhe më 1430 paraqiten edhe syzet me të cilat shkurt pamasit optikisht i afronin objektet e largëta. Plakat për syze kanë thënë xhyzlykë.


Fotografia ?


Rrezatimi ?


A ka rreze të pa dukshme a ?


Po ka. Rreth 1870-ve Xhems Klark Maksvelli e paratha se në të ardhmen do të zbulohen rreze jashtë spektrit të dritës që ne shohim. Më lejoni një shembull: Kur me termometër matet drita në një spektrum (brez), atëherë në fund të dritës së dukshme, aty ku fillon ngjyra e kuqe paraqite temperatura më e madhe. Pas fundit të kuq, pra fundit të rrezeve të dukshme për ne, vijën rrezet e nxehtësisë, të quajtura infra të kuqe, prezenca e tyre e rritë temperaturën.


Cilat rreze e mbrojnë lëkuren time ?


Rrezet ultraviolet në dritën e diellit merren se janë të mira dhe të nevojshme për shëndetin tonë. Trupi jonë ka nevojë për këto rreze ashtu që të prodhojë vitaminën D, vitamin e cila parandalon sëmundjen e eshtrave ( reumës).


Pse na djegë dielli lëkurën ?


Rrezet ultraviolet depërtojnë sipërfaqen e lëkurës sonë. Përderisa në lëkurë e mundësojnë prodhimin e vitaminës D, e shkatërrojnë shtresën e jashtme të lëkurës. Trupi reagon ndaj kësaj duke prodhuar në shumicë një pigment të kaftë, të quajtur Melaninë. Ky pigment ndalon depërtimin e më tu tejshëm të rrezeve në trup. Atmosfera e tokës ndikon në mbrojtjen e lëkurës sonë duke absorbuar e reflektuar rrezet e shumta ultravioletë.


Laseri dhe hologrami ?


Çka drita e çka drita e laserit ?


Laseri krijon një rreze të fortë të dritës, aq të fort sa që mund të shpoj bira në metale. Ndryshe nga burimet tjera për shembull drita e poçit të dorës, laseri nuk e shpërndanë aspak rrezen . Rrezja e laserit ka vetëm një ngjyrë ndërsa rrezet e dritës së diellit janë një përziere e ngjyrave. Thuhet që drita e laserit është koherente (kohë pas kohës); valët janë identike dhe dridhen në një masë të njëjtë.


Cilat janë tri pjesët kryesore të laserit ?


Laseri ka tri pjesë kryesore pa të cilat nuk do të ishte laser. Ato janë:1. Burimi (mediumi), material i cili e krijon rrezen (si për shembull kristal rubini apo qelqi); 2. Burimi i energjisë, që e mbushë me energji mediumin dhe 3: përforcuesi (rezonatori) e cili e përforcon rrezen për këtë zakonisht përdoret pasqyra.


Si bëhet matja me laserë në ndërtimtari ?


Inxhinierët e ndërtimtarisë mund të përdorin rrezen e laserit si të ishte një dërrasë e drejtë e pafund për të matu këndet, gjatësinë dhe masa tjera. Edhe në jetën e përditshme, laseri mund të përdoret si mjetë fiksimi. Për ndërtesa të larta, është posaçërisht i mirë pasi që me të vërtetohet pozita vertikal e rrokaqiellit dhe as fryma, as shiu nuk e pengon. Në ndërtimin e rrugëve edhe brigjet e pyjet i tejkalon ashtu që inxhinierët e kanë shumë lehtë të fiksojnë masat e tyre.


Si është matë lagësia e hënës nga Toka me laser ?


Për deri sa ishin në Hënë më 1969, astronautët e misionit Apollo e lanë aty një reflektor të laserit. Nga toka është gjuajtur një rreze laseri e cila e qëlloi reflektorin dhe u kthye përsëri në tokë. Kështu po thuaj se kishin të gjitha të dhënat e nevojshme. Ata kishin matë kohën që ju deshtë rrezes të shkonte dhe të kthehej, dhe kështu me matematikë të thjeshtë e llogaritën largësin në mes Tokës dhe Hënës.


A është laseri armë e mirë ?


Laserët shfrytëzohen edhe si aparate gjurmuese të cakut. Rrezja e laserit bie mbi objektin e kërkuar (për shembull Tanku), pastaj aktivizohet dhe fluturon një raketë manovruese deri sa të qëllon cakun. Po ashtu është duke u eksperimentuar që laseri të përdoret si armë në dhe nga gjithësia. Mendohet që me të gjuhen satelitët dhe raketa balistike. Kjo është si në filmat fantastik-shkencorë ku përdoren shpata nga rrezet, kjo është po ashtu edhe fantazi e së ardhmes.


Çka është kjo Foto 3D ?


Kur të marrësh në dorë një fotografi, e ke lehtë të kuptosh që nuk është e thellë apo e ngritur por thjeshtë është fotografi. Për shembull, fotografia e pjesës së përparme të veturës, nga cili do këndë ta shikosh nuk ndryshon, nuk mund të shikosh anët e veturës. Fotografia tri dimensionale (Foto 3D) në anën tjetër na epë iluzionin që të mendojmë se objekti i fotografuar ka thellësinë dhe ngritjet, varësisht nga këndi i shikimit. Nëse lëvizë kokën anash, atëherë do të shohësh diçka tjetër, anën e objekti. Te rasti i veturës do të shikosh anën e veturës. Ky efekt mund të arrihet me një lloj të posaçëm të fotografive të krijuara me Hologram.


Çka është Hologram ?


Vije nga fjala e greqishtes antike "holos" - që do të thotë "plotë", Hologrami është fotografi e plotë. Hologrami krijohet kur objekti të ndriçohet dritë laseri. Për të parë fotografinë nevojitet prapë një laserë i ngjashëm apo më mirë të themi me gjatësi të valëve të njëjta. Pas ndriçimit me laserë të njëjtë është e mundur që të shikohet fotografia. Principin e hologramit e ka bërë që më 1948 një fizikanë me prejardhje hungareze, Deni Gabor. Mirëpo prodhimi i hologrameve ishte i mundshëm vetëm me shpikjen e laserit.


Si bëhet një hologram ?


Prodhimi i hologrameve bëhet duke e ndarë rrezen në dysh. Njëra rreze, po i themi rrezja e objektit, mbi një pasqyre nëpërmjet një thjerrëze e përshkon objektin (le të themi një karrige) dhe kthehet e bie në pllakën holografike. Rrezja tjetër referente (po i themi binjakja përcjellëse) mbi një pasqyre tjetër kalon nëpër një thjerrëz dhe bie direkt në pllakën halografike. Në pllakë, aty ku takohen të dy rrezet krijohet figura interference. Kjo figurë ka të dhënat e fotografisë që janë të nevojshme për të krijuar fotografin 3D të karriges. Kurë pllaka vendoset nën ndriçimin e një laserit të njëjtë mund të shihet fotografia 3D e kërrigës.


Çka është kristali me biblioteka të fotografive ?


Me ndihmën e hologrameve mund të ruhen shumë fotografi në një hapësirë të vogël. Me laserë krijohet hologrami në një kristal nga një substancë e njohur si Litiumniobat. Pastaj e lëvizin kristalin pakës dhe e fusin fotografin tjetër, dhe kështu me radhë deri sa në të futen me qindra fotografi. Fotografit mund të shihen veç e veç kur të ndriçohet këndi ekzaktë i kristalit sikurse gjatë xhirimit.


Si mund të bartet me dritë thirrja telefonike ?


Në telefon, toni shndërrohet në sinjale elektrike të cilat përçohen me kabëll. Më 1966 shkencëtarët ja arritën që thirrjet telefonike të i përcjellin duke i shndërruar sinjalet elektrike në xixa të dritës. Në vend të kabllos ata për përçim përdornin përçues të dritës - fije të gjata e të holla qelqi. Një përçues i vetëm i tillë mund të përçojë deri në 2000 biseda telefonike dhe peshon shumë më pakë se një tel bakri. Xixat e dritës mbillen nga fijet e qelqta, në të cilat duke u pasqyruar ruhen në muret e brendshme të fijeve. Në fund të kabllos përçuese të dritës sinjalet optike kthehen përsëri në ton.






Dua të di----/----Elektriciteti


Kur ka nisur revolucioni i elektricitetit ?


Kur shkencëtarët e kuptuan se si fuqia magjike e elektricitetit mund të përvetësohej për nevojat e njeriut, zhvillimi i jetës u bë shumë më dinamik. Po të mos kishte ndodhur ky revolucion në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, jeta jonë do të ishte krejt ndryshe. Nuk do të kishim Radio, nuk do të shikonim TV-në, nuk do të mundnim të telefononim e lërë më të kemin një PC. Shtëpitë dhe rrugët do të ndriçoheshin nga poçet me gazë.


Çka është elektriciteti ?


Elektriciteti është një formë e energjisë. Ai krijohet, kur elektronet, pjesë të vogla të atomit, fillojnë të lëvizin nga një atom në tjetrin. Edhe pse shkencëtarët e dinin që në kohën e lashtë për këtë "magji" atyre ju deshtë të kaloj kohë e gjatë gjeri në fund të shekullit XVII, që ta kuptojnë dhe ta përdorin për nevoja të njerëzimit këtë dukuri.






Magji: Merr kranin dhe fërkoje për flokë, dhe pastaj me atë provo të tërheqësh copa letre.


Pse emri elektricitet e jo qelibar?


Rreth vitit 600 para erës sonë, Talasi i Miletit, vërejti se kur e fërkonte gurë të çmuar qelibari të nxjerr nga deti, guri tërhiqte bujashka dhe pendla. Fjala "elektricitet" vije nga fjala e grekëve të vjetër "elektron", çka d.m.th qelibar emëri i gurit që në kimi shprehet me formulën C10H16O+(H2S.


A ka elektricitet në natyrë ?


Elektriciteti gjendet gjithë ku, mirëpo dukuri më e dukshme në të cilën gjendet elektriciteti është vetëtima, e cila në të vërtet është një shkrëndi në atmosferë.


Çka janë super përçuesit ?


Disa metale që në temperaturë të dhomës do të i bënë rrymimit të elektricitetit rezistencë, kur të ftohen fillojnë të humbin rezistencën në atë shkallë sa që rezistenca bie rreth zeros. Këta përçues thirren super përçues. Ky efekt është parë për herë të parë në vitin 1911 tek metali i merkurit. Këtë aftësi, që në temperatura të ulëta të humbin rezistencën ndaj rrymës elektrike, e kanë mbi 25 metale të njohura deri më tani. Koritat e super përçuesve, në të cilat mund të rrymon elektriciteti gjatë gjithë kohës pa u ndalur, i mbushin me pjesëza nxitëse. Në ndërkohë është duke u provuar që të krijohen super përçues për temperatura të dhomës.


Çka është rezistenca elektrike ?


Rryma elektrike hidhet nga një burim elektrik apo ndonjë bateri në një tel. Varësisht se nga çfarë materiali është bërë teli varret edhe shpejtësia e rrymimit të elektricitetit. Kjo ndodhë përshkuake të rezistencës së materialit për të transportuar më tej elektronet. Përçuesit e dobët i rezistojnë rrymimit të elektricitetit me shumë. Rezistenca e materialeve mund të matet, njësia krahasuese e saj quhet Ohm.


Pse kablloja ka dy tela ?


Për të krijuar një qark elektrik nevojiten së paku dy tela (në kabllo). Njëri e pranon nga prizmi dhe e përçon më tej rrymimin e elektroneve, tjetri e kthen përsëri në prizëm dhe kështu e krijojnë një qark elektrik.


Sa e shpejt është rryma elektrike ?


Për derisa e aktivizon çelësin e llambës, llamba ndriçon menjëherë. Nëse përçuesit janë të mirë elektronet lëvizin nga çelësi deri te llamba shpejt, gati shpejt si drita. Ndërsa ne e dimë që drita lëviz me shpejtësi prej 300 000 kilometra në sekondë.


Çka "alternative", e çka "e njëtrajtshme" ?


Kur elektriciteti (elektronet) lëvizë në një kah të drejtimit në mënyrë të njëtrajtshme, kemi të bëjmë me rrymën elektrike të njëtrajtshme. Për shembull elektriciteti i llambës së dorës është rrymim i njëtrajtshëm. Rryma alternative në anën tjetër ndryshon pa ndërpre kahun. Rrymimi i krijuar në një kah të drejtimit rritet deri në masën më të madhe dhe bie në zero, dhe fillon të krijohet përsëri deri në maksimum por tani në kah tjetër. Pastaj bie prapë në zero dhe kështu brenda kohës së caktuar fillon të përsëritet. Këto mbushje, zbrazje quhen perioda (faza) dhe numri i tyre brenda një sekonde quhet frekuenca e rrymës alternative.


Cila është më e mirë "alternativa" apo "e njëtrajtshme" ?


Alternativa, logjikisht është më praktike. Alternativa është lehtë të ndryshohet, zmadhohet apo zvogëlohet; kjo është e njohur si transformim. Rryma e njëtrajtshme është vështirë të transformohet, përderisa alternativa lehtë mund të shndërrohet në tension të njëjtë. Kthimi në rrymë alternative nuk është aq i lehtë.


Burimi dhe kondensimi i elektricitetit ?


Kush ke ai që shpiku baterinë ?


Aleksandër Volta (1745-1827), gjeti se si breshka eksperimentuese e Galvanit, punonte (funksiononte). Më 1799 në mes të dy rriskave (dy pllaka) zinku dhe bakri, futi një copë letër të lagur dhe kështu krijoj një qelizë që prodhonte rrymim. Pasi që vuri disa qeliza të tilla fitoj rrymim shumë më të fortë. Pastaj Volta përmirësoj trungun e voltazhesh duke përdorur në vend të ujit thartësira dhe kripëra. Më këtë ai kishte shpikur baterinë e parë në botë.


Magnetizmi ?


Çka është magneti ?


Magneti është copë metali që ka forcë të tërheq substanca tjera. Hekuri dhe çeliku janë të përshtatshëm për të krijuar magnet. Magneti ka dy pole, polin veriorë dhe polin jugorë. Këto pole të magnetit tërhiqen ndërmjet veti, sikurse elektrodat (+ dhe -). Polet e njëjta (veri dhe veri, jug dhe jug) refuzohen. Nëse e vëren se si reagojnë dy shufra magneti, e ke lehtë të kuptosh polet e tyre.


Nga emri magnetizmi ?


Përpara mendonin që, gurët e magnetit kanë fuqi magjike. Grekët e vjetër, këtë forcë tërheqëse e quajtën magnetizëm sipas emrit të një qytetit në Maqedoni, ku edhe gjenin gur magneti.


Çka e dallon magnetizimin nga elektriciteti ?


Dallimi kryesorë është që fuqia tërheqëse e dy objekteve magnetike nuk varret nga substanca që i ndanë ata. Fuqia në mes dy objekteve të ngarkuar me elektricitet varret nga substanca përçuese që gjendet mes tyre.


Çka ndodhë nëse e përgjysmojmë një magnet ?


Kur të përgjysmojmë magnetit fitojmë dy copa tjera me veti magnetike të njëjta si copa amë. Pra të dy copat e fituara do të kenë polin verior dhe polin jugorë.


Çka është induksioni magnetik ?


Nga gozhdët e çelikta që e pështjellin një shufër magneti mund të fitohet një zinxhirë. Gozhdët do të mbahen bashkë nga induksioni i magnetik. Po sa të bie një gozhdë nga zinxhiri do pasojnë të bijën të tjerat dhe humbëset zinxhiri i gozhdëve.


Si mund të bëjë një magnet ?


Magneti përbëhet nga shumë molekula magnetike të quajtura dypole. Para se të magnetizohet një shufër ( apo copë) çeliku magnetet e vegjël nuk janë të orientuara. Për ta magnetizuar atë shufër duhet që me një magnet të ledhatohet ajo copë. Duke u ledhatuar sipërfaqja, magnatët e vegjël fillojnë të orientohen në një kah poli verior dhe në kahun tjetër poli jugorë. Çeliku e mbanë magnetizimin më gjatë se hekuri.


Përdorimi i elektricitetit dhe magnetizmit ?


Cili rrugaçë u bë shkencëtar i nderuar ?


Mihal Faradai lindi më 1791. Ishte i biri i një farkëtari dhe nuk kishte shkollë. Si dhjetë vjeçar punonte si rrogëtar, (postier) për një kontabilist. Përderisa punonte aty, atij i ra rasti të lexonte libra dhe filloj që të interesohet për shkencë dhe vendosi të shkojë në një ligjëratë të kimistit të njohur Humfri Davi. Faradi ja arrin disi të bëhet asistent i Davit dhe filloj karrierën si shkencëtar.


Si e gjeti Faradi dinamon ?


Më 1831 Mihal Faradai, ja arriti të zbatojë zbulimin e Oerstedit për efektet magnetike. Ai mendoi se kur me rrymë elektrike mund të krijohet magnetizmi atëherë duhet të jetë edhe e kundërta, nga magnetizmi të përfitohej elektriciteti. Kështu ai pa që krijohej elektricitet kur e afronte dhe e largonte një spirale në një fushë magnetike. Sapo teli i spirales e tejkalonte fushën magnetike {{w
induktimi
induktohej]} elektriciteti. Ky edhe është principi në bazë të së cilit punon dinamo dhe elektromotori.


Si punon çelësi i rrymës ?


Çelësi i rrymës përdoret për të hapur dhe mbyllur një qark elektrik sipas nevojës. Kur çelësi është i kyçur, atëherë ai e mbyll qarkun dhe kur ai është i ç´kyçur e hapë qarkun, ashtu që nuk mund të qarkullojë rrymimi.


Si punon siguresa ?


Siguresë elektrike, thirret një pjesë e qarkut elektrik e cila nën kushte të caktuara e ndërprenë rrymimin e elektricitetit në një qark. Përderisa qarku është i ndërtuar nga përçuesit e normal, pjesa e siguresës është e ndërtuar nga substanca e cila përçon vetëm rrymimin maksimal të paracaktuar. Kështu kur një aparat elektrik shtëpiak si për shembull tharësi i flokëve kur të nxehet, fillon të harxhojë më shumë rrymë. Tani fillon siguresa të nxehet në atë shkallë sa të shkrihet dhe nëse nuk bëhet ç´kyçja e aparatit, pasi që siguresa ka pjesën më të hollë të përçuesit ajo këputet. Kështu ndalet aparati duke u dëmtuar vetëm një pjesë e zëvendësueshme e tij.


Kur ja kanë nisë me dritë elektrike ?


Nga 1880 ja kanë nisë me i zëvendësua shtylla e vajgurit me dritë elektrike. Në Britaninë e Madhe më 1878 Xhosef Svani, ndërsa në Amerikë më 1879 Tomas Edisoni e kanë shpikur poçin elektrik.


Elektronika ?






Dua të di----/----Elementet


Çka është elementi ?


Elementi është një lëndë e përbërë nga atomet të një lloji. Të gjitha atomet e një elementi kanë të njëjtin numër rendorë (numri i atomit); është e pamundur që një element të ndahet në pjesë me veti të ndryshme kimike.


Sa elemente ka ?


Në natyrë deri më tani janë gjetur 92 elemente. Elemente tjera janë krijuar në laboret me metoda të fizikës bërthamore. Deri më tani shkencëtarët kanë izoluar 109 elemente.


Cilët janë elementet më të shpeshta në tokë ?


Elementi më i shpeshtë në planetin tonë është oksigjeni i cili përbënë 50 për qind të masës. Pas oksigjenit në natyrën e afërt që na rrethon, hasim silicin që merr pjesë në peshën e tokës me 28 për qind.


"Oksigjeni është elementi më i shpeshtë në tokë, sasia më e madhe e tij gjendet në oqeane"


Cili është elementi më i rrallë ?


Elementi më i rrallë natyrorë është elementi Astatin. Krijohet gjatë shpërbërjes së elementit radioaktiv të Uranit. Elementi Astatin është shumë labialë (i pa kontrollueshëm), njerëzit janë në gjendje që të prodhojnë këtë element.


Çka është minerali ?


Shumica e elementeve kimike reagojnë shumë lehtë kur bien në kontakt me elementet tjera, ashtu që është shumë vështirë që në natyrë të gjendet në formë të pastër, për këtë i gjejmë në forma të bashkë-dyzimeve me elementet tjera. Elementet e tilla kombinohen ndërmjet veti dhe formojnë mineralet. Deri më tani janë të njohura diku 3000 minerale.


Çka ka qenë fillimi i të gjithave gjërave ?


Filozofi i Greqisë antike, Talesi i Miletit që jetoi rreth 640 vite para kohës sonë, besonte se gjitha lëndët vijën nga uji, dhe uji ishte fillimi i gjitha gjërave. Mendim gjenial për atë kohë, por ka edhe më mirë. Herakliti jetoi rreth viteve 500 para erës sonë, thoshe zjarri, zjarri është fillimi i të gjithave. Ka mundur të shprehej edhe më mirë por a do ta kuptonte ndokush ? Filozofët tjerë besonin se ajri është fillimi i të gjithave. Aristoteli (384-322 p. e. sonë) erdh deri te përfundimi se janë katër elemente :Zjarri, Ajri, Toka dhe Uji. Në të vërtet as kush nuk e di, apo më mirë të themi nuk mund të ju vërtetoj të tjerëve.


Kujë i thoshin "element" kimistët e vjetër ?


Në mesjetë kimistët besonin që gjitha lëndët janë të përbëra nga tri elemente. Këto elemente ishin Kripa, Sulfuri dhe Merkuri(Zhiva), ku sulfuri merrej si elementi i zjarrit. Ata besonin se ari është i bërë nga elementet e pastra të merkurit dhe sulfurit. Metalet tjera më pak të çmueshme kishin sulfur të pa pastër.






"Në mesjetë, kimistët ëndërronin që nga metalet e zhyera të fitonin ari"


Çka ishte "guri i diturisë" ?


Kimistët e mesjetës ëndërronin që të gjenin udhën për të shndërruar nga teneqet ari të pastër. Për këtë dikush kishte thënë se ekziston udha, një substancë e tretë magjike dhe e quajti guri i diturisë. Aventurat për gjetjen e gurit të diturisë kishin filluar, por gurin kurrë nuk u gjetë, sepse nuk ka. A ka gur të tillë ? Ata që e kanë pa nuk dinë të tregojnë, ata që nuk e kanë pa nuk e dinë që ekziston? Por një gjë dihet, se gjurmimi i tij na ka mësuar shumë.


Kur janë gjetur pjesa më e madhe e elementeve ?


Disa elemente si bakri, ari dhe hekuri janë të njohura që nga para historia. Mirëpo shumica e tyre në formë të izoluar (të pastër) është zbuluar vonë, në 200 vitet e fundit. Deri në vitin 1930 kanë qenë të njohura 50 elemente. Elementet me numrat rendor 93 deri 109 janë zbuluar pas 1940-ve.


Çka është sistemi periodik i elementeve ?


Deri në shekullin XVII njerëzimi kishte mbledhur njohuri të mëdha për elementet dhe më 1860, shkencëtarëve ju bie në sy që disa grupe të elementeve kishin "marrëdhënie familjare". Këto grupe me marrëdhënie të ngjashme si ato familjare i plasuan në një tabelë të cilën e quajtën sistemi periodik i elementeve. Kimisti rus Dimitri Mendelej krijoj një tabelë më 1870. Tabela e tij kishte zbrazëtira, mirëpo ishte e çartë se elementet ekzistojnë mirëpo ende nuk kishin arritur të zbulohen. Sistem periodik ka 18 shtylla. Vetit e elementeve të këtyre shtyllave janë në varshmëri periodike me rreshtin e elementeve e shtyllave në nivelin horizontal.


A ka elemente që nuk kanë vend në sistemin periodik ?


Në fund, në bazamentin e tabelës së sistemit periodik gjenden dy pjesë me elemente të cilat janë pak si më ndryshe. Elementet me numrat 58 deri 71 thirren tok e rrallë apo toksine. Ndërsa elementet nga 90 deri 103 thirren si alkaide.


Sa elemente ka zbuluar Humfri Davi ?


Kimisti anglez Humfri Davi (778-1829) ka zbuluar gjashtë elemente kimike të cilët janë :bori, natriumi, magnezi, kaliumi, kalciumi dhe bariumi. Mirëpo Davi është më i njohur në botë për shpikjen e një llambe për sigurinë e minatorëve, llambë e cila dhe u thirr sipas emrit të tij.


Gjendjet agregate ?


A janë gjitha mineralet të ngurta ?


Për veç ujit dhe merkurit, që janë lëndë të lëngëta, të gjitha mineralet e njohura deri më tani (3000 lloje) gjenden në gjendje të ngurtë.


A mund të shihet gazi ?


Edhe po edhe jo. Shumica e gazrave janë të padukshëm sepse molekulat e tyre janë të shpërndara dhe masa e gazit është e rrallë. Mirëpo gazi mund të shndërrohet në lëngë nëse atë e ftohim dhe kështu mund edhe të shihet.


Pse pikat e shiut kanë formën e dardhës ?


Në tokë, pikat e shiut nuk janë të rrumbullakëta, sepse gravitacioni, pra fuqia tërheqëse e tokës ndikon në formën e pikës së shiut. Shiko ujin që rrjedhë nga kroi dhe do të shohësh që pikat e kanë formën e ardhës. Po e njëjta ndodh edhe me pikat e shiut.


Është qelqi i ngurtë ?


Qelqi është masë shembullore që na tregon se si është puna me masat në gjendje të ngurtë. Masat, vërtet të ngurta kanë një pikë shkrirje nga e cila fillojnë të shndërrohen në lëngë. Mirëpo qelqi ka një dukuri tjetër, ai nuk ka pikë të shkrirjes, kur të nxehet qelqi zbutet e zbutet, por as se si nuk bëhet lëngë dhe nuk mund të vërehet një pikë e shkrirjes.


Çka është puna e gazeve ?


Robert Bojl më 1662 bëri një zbulim të rëndësishëm në lidhje me vetit e gazrave. Ai zbulojë që disa gazra kanë veti të tillë që nëse në një enë fusim gazë e mbyllim me një kapak dhe këtë enë e vëmë në një pllakë nxehëse atëherë do të vërejmë që: nëse e mbajmë temperaturën konstant dhe e rritim shtypjen për dy herë, në enë do të zvogëlohet vëllimi i gazit për gjysmë; nëse e mbajmë temperaturën konstant dhe zvogëlojmë shtypjen përgjysmë do të dyfishohet vëllimi i gazit. Nga kjo ditë për këtë dukuri thuhet ligji i Bojlit.


Pse pëlcet balloni kur ta shtrëngojmë ?


Hë, kur të fryjmë ballonin rritet vëllimi i gazit (në këtë rast i ajrit) dhe kur të shtrëngojmë ballonin rritet shtypja e ajrit dhe vije momenti kur balloni nuk duron më dhe pëlcet. Ky eksperiment është demonstrimi praktikë i ligjit të Bojlit.


Reaksionet Kimike ?


Çka është katalizatori ?


Katalizatori kimik është një substancë kimike që përshpejton (nxiton) një reaksion kimik pa ndryshuar vetë veten apo bërë pjesë e reaksionit. Hyn dhe del pa një therr, si thotë populli. Nikeli mund të përdoret për të ndihmuar reaksionin në mes të oksigjenit dhe mono-karbonit gjatë të cilit fitohet metan dhe dyoksid karboni.


Çka është djegia ?


Djegia në reaksionet kimike është një reaksion ndërmjet gazit dhe substancave tjera kimike. Kur hekuri bie në kontakt me oksigjenin e ajrit, ndryshket. ky është oksidim i ngadalshëm. Djegia është një formë tjetër e rrëmbyeshme e oksidimit që krijon dritë dhe nxehtësi. Pa ajër nuk mund të ketë djegie.


Pse i duhen flakës dy gaze ?


Kur të digjet një gazë krijohet flaka. Mirëpo që flaka të valojë i nevojite një gazë i dytë që ta majë të ndezur. Flaka e qiriut avullon yndyrën e qiriut dhe e shndërron në gaz, dhe oksigjeni i ajrit e mbanë në jetë. Po të fusni një qiri të ndezur nën një gotë do të shihni se si ngadalë do të shuhet jeta e flakës (harxhohet oksigjeni).


Si e kanë bërë përpara sapunin ?


Sapuni është prodhuar për para mijëra viteve nga yndyra e kafshëve dhe hiri i drunjve. Nga hiri i drunjve fitohej një masë e cila hynë në reaksion me yndyrën. Këto dy masa futeshin në një enë dhe formonin një brumë i cili nxehej. Zierja e sapunit ishte një punë e fëlliqtë, dhe njerëzit ankoheshin për erën e rëndë.


Kimia organike ?


Nga çka përbëhen diamantet ?


Diamantet janë një formë e lëndës së karbonit. Diamanti është materiali më i fortë i njohur për njeriun. Diamantet natyrore të pa përpunuar kanë ngjyrë të mbylltë dhe nuk janë ashtu magjepsë me ndriçimin e shkëlqimin e tyre. Magjia e diamanti, shkëlqimi që i "rrëmben njeriut syrin" në të vërtet është puna e njeriut me diamantin. Këtu gjënë zbatim, fjalë për fjalë thënia popullore "nga guri i thatë të bësh para".


Sa dyoksid karbon ka në ajër ?


Ajri ka diku rreth 0,03 për qind dyoksid karbon. kjo përqindje e vogël është shumë e rëndësishme për jetën e bimëve. Dyoksid karboni gjendet i tretur edhe në ujë apo mund të fitohet nga gurët gëlqerorë.


Shtëpia e kafshëve, nga cila lëndë përbëhen ?


Kocka e jashtme e kafshëve të detit si e guacave, është e bërë nga lidhje dhe bashkë dyzime të karbonit që thirren karbonate. Karbonatet janë lidhje të karbonit me oksigjenin dhe metale. Gurët gëlqerorë janë në masë të madhe mbeturina të kafshëve që bartnin "shtëpinë" me vete, të ngordhura shumë më parë.


Thartësira dhe kripërat ?


Metalet ?


Çka metali ?


Elementet kimike mund të ndahen në dy grupe thelbësore: Metale dhe jo metale. Metalet mund të polarizohen apo të fërkohen për të shndritur, zakonisht përçojnë lehtë rrymën elektrike, nxehtësinë dhe janë shumë të forta (të ngurta). Metalet mund të rrahën (farkëtari) për të marrë forma të ndryshme ose të nxirret një fije teli. Më shumë se 70 elemente nga të gjitha elementet e njohura janë metale.


Cili metal gjendet më së shpeshti në planetin tonë ?


Metali me përqindjen më të madhe të globit të tokës është Alumini, që përbën 8 për qind të masës së tokës. Nuk mund të gjendet si i pastër, por në bashkë dyzime siç është boksiti. Sasia më e madhe e njohur deri më tani gjendet në Afrikën jugore, Australi dhe në Karibi.


Gazi ?


Cilin gazë e gjejmë në ajër ?


Rreth 78 për qind e ajrit (sipas vëllimit) përbëhet nga nitrogjeni. Rreth 21 për qind nga oksigjeni dhe pjesa tjetër përbëhet nga dyoksid karboni, heliumi dhe gazrat tjera.


Çka është ajri i lëngët ?


Kur ajri nën shtypje ftohet nën temperaturën rreth 200 gradë celsius, ai shndërrohet në një lëngët të tejdukshëm. Me nxehjen e këtij lëngu ngadalë-dal në temperatura të ndryshme fitojmë gazet përbërëse të tij dhe kështu mund të gjejmë formën e pastër të tij.


Cili gazë i shtynë lëngjet të gufojnë ?


Floskat në lëngje që ne pimë janë gaz i dyoksid karbonit.


Cilit gaz i vije era kur prishen vezët ?


Është gazi i ujit të sulfurit ai që të parit hundët. Ky gazë e ka erën tipike të një bombë ngulfateshe.


Pse na del gazi ?


Një gazë që kirurgët dhe dentistët e përdornin për mpirje të pacientëve, kishte edhe një efekt, i bënte pacientët të qeshnin me gaz. Po, po me gaz, ju ka dal gazi. Ky gazë quhet Districk - një monoksid i nitrogjenit N2O








Dua të di---/---Energjia dhe lëvizja


Çka është energjia ?


Energjia është fuqi. Energjia është aftësi, për të punuar. Për tu ngjitur shkallëve të duhet të punosh, dhe trupit tendë i duhet energjia. Spiralja e hekurt në një mekanizëm të orës jep energjinë për të lëvizur akrepat. Bateria e xhepit jep energjinë e duhur për poçin ashtu që të ndriçojë. Energjia që lëshon Dielli e mundëson rritjen e bimëve. Në të vërtet e gjithë jeta e gjallë është e varur nga energjia e Dielli. Energjia as nuk mund të fitohet as të humbet, ajo etëm mund të transformohet nga një formë në tjetrën. Për shembull energjia e një shigjete në hark transformohet në energji kinetike të shigjetës në fluturim.


Çka është puna ?


Puna për shumë njerëz ka kuptime të ndryshme: puna në zyre, në fabrikë, shtypja e bankës, kositja e barit, larja e enëve, të menduarit etj. Mirëpo për fizikanët puna është fuqi që matet me xhul. Kjo njësi rrjedhë nga emri i fizikanit britanik Xhems Preskot Xhul i cili jetoi nga viti 1818 deri më 1889.


Nga vije energjia ?


Energjia vije nga lënda, nga materia. Çdo gjë në këtë botë dhe gjithësi përbëhet na lënda dhe për këtë gjithë kund mund të gjendet energjia në trajta të ndryshme. Edhe pjesëzat e grimcave më të imëta të atomit mund të transformohet në energji. As energjia, as materi nuk mund të zhduken ato vetëm marrin forma tjera.


Dua të di-----/-----Atomi


Çka është atomi ?


Atomi është pjesa më e vogël e elementit kimik p.sh e hekurit apo bakrit. Është pjesa më e vogël e cila ka vetit e elementit të cilit i takon. Shkencëtarët i dallojnë atomet, varësisht se farë strukture kanë atomet. Atomet janë pjesët themelore të elementeve nga të cilat ndërtohen të gjitha lëndët në Gjithësi.


Çka do të thotë fjala "atom ?"


Fjala "atom" rrjedh nga greqishtja e vjetër atomos që në shqip do të thotë i pandashëm. Shkencëtarët në kohën e Greqisë antike besonin se atomi ishte pjesa më e vogël që ekzistonte. Ai, pra atomi, nuk mund të ndahej më tutje. Ndërsa shkencëtarët modern, pas shumë shekujve thoshin se kjo nuk është e vërtet. Pas një kohe me mjete më moderne ja arritën që të ndajnë atomin dhe vërtetuan se atomi mund të ndahej në pjesë edhe më të vogla. Gjatë vërtetimit të mendimit të tyre, shkencëtarët modern vëren që atomi ishte pjesa më e imët e cila mbante vetit e elementit që i përkiste.


Po të ishte atomi i madh sa një kokë e gjilpërës, atëherë dora jote to të ishte gjigante


Sa është i madh një atom ?


Atomet e kanë një preje tërthore dikur të njëmiliontën pjesë të milimetrit. Do të thotë, gishti i një njeri normal, të rritur është diku 200 milion atome i trashë! Po të ishte atomi i madh sa koka e gjilpërës, atëherë, ti lirisht do ta kaploje token me një dorë.


Çka kanë të përbashkët i vogli atom dhe sistemi diellor ?


Atomet përbëhen nga copëza të vogla që lëvizin rreth e rrotull një qendre. Këtë qendër shkencëtarët e quajnë bërthama e atomit. Kjo e bënë të ngjashëm me sistemin diellor ku rreth diellit lëvizin planetët.


"Elektronet sillen rreth bërthamës si planetët rreth diellit"


A i ka pa ndokush atomet ?


Po, por jo pa ndihmën e veglave. Vetëm me sy, atomet nuk mund të shihen, për këtë nevojiten vegla si mikroskopi për elektrone. Shkencëtarët me ndihmën e kësaj vegle e kanë parë dhe fotografuar. Aty atomet duken si pika të bardha të mjegullta.


A ka gjëra më të vogla se atomi ?


Bërthama në qendër të një atomi është dhjetë mijë herë më e vogël se vetë atomi. Elektronet që e rrethojnë janë edhe më të vogla.


A ka ndonjë vend në gjithësi ku nuk ka atome ?


Shkencëtarët janë të mendimit, të bazuar në njohurit e deritashme, se nuk ka. Edhe në vakuumet, hapësirat boshe, po thuaj se ka atome.


"E tërë gjithësia përbëhet nga atomet"


Sa lloje të atomeve ka ?


Në natyrë paraqiten 92 lloje të ndryshme të elementeve kimike. Pra, ka 92 lloje të atomeve, nga të cilat përbëhen elementet kimike në natyrë. Shkencëtarët ja kanë arritur që në labore të krijojnë edhe lloje tjera të atomeve.


Nga çka përbëhet një atom ?


Në qendër të atomit gjendet bërthama e përbërë nga copëza të imëta që thirren protone dhe neutrone. Kjo bërthamë rrethohet nga copëza të imëta që thirren elektrone dhe që kanë barrën elektrike dhe lëvizin në udhë (trajektore) rrethore përbrenda atomit. Vendi dhe numri i protoneve, i neutroneve dhe i elektroneve të atomit, ndryshon nga lloji i atomit.


Sa është e madhe bërthama ?


Bërthama, logjikisht sikurse vetë atomi është e padukshme për syrin tonë. Mirëpo bërthama është vetëm një e pesëdhjeta mijë e prerjes tërthore të atomit. Po të mund të fryhej një atom sa një stadium futbolli, atëherë bërthama e fryme do të ishte sa një konservë e ushqimit në mes të stadiumit, ku vendoset topi për të filluar ndeshjen. Edhe pse bërthama është kaq e vogël, ajo e mbanë barrën kryesore (me fjalë të tjera gati e tërë pesha e atomit është bërthama). Në krahasim me bërthamën, elektronet janë shumë të lehta; elektroni peshon dymijë herë më pak se protoni.


"Po të parafytyrohej se bërthama e atomit, atëherë duhet të paramendohet atomi i madh sa një stadium futbolli"


'Thëniet me vlerë për atomin ?'


Kush ka thënë se atomi nuk mund të krijohet ose shkatërrohet ?


Më 1807 një britanik quajtur Xhon Dalton e publikojë mendimin e vetë mbi atomin. Teoria e tij thoshte se gjitha lëndët përbëhen nga atome, dhe atomet as nuk mund të krijohen as të shkatërrohen. Që nga kjo kohë e deri më tani shkencëtarët kanë mësuar shumë gjëra për përbërjen e atomit. Edhe pse mendimi i Daltonit nuk ishte plotësisht i drejtë, ai ishte pikënisja e shumë shkencëtarëve.


Kush ishte Avogardro ?


Grafi (fisnik feudal) italian Amendeo Avgardro ishte një matematikanë dhe fizikanë i njohur që jetoi nga 1776 deri më 1856. Ai e gjeti dhe tha se atomet krijojnë substanca të reja duke u bashkuar në molekula.


Çka janë molekulat ?


Edhe molekulat janë të padukshme për syrin e njeriut, janë pjesët përbërëse më të vogla të elementeve kimike që i mbajnë vetit e elementit që i përkasin. Le të marrim për shembull letrën. Faqja e një fletore A4 (përmasat e faqes së madhe të fletores) është rreth 100 000 molekula të letrës i trashë. Po që se e shpërbejmë një molekulë prej faqes dhe marrim pjesët e saja, ne nuk kemi më të bëjmë me letër por me një mullar të llojeve të atomeve. Secila molekulë e një lënde përbëhet nga një numër i caktuar i atomeve që lidhen në mes veti në një lloj, në gjitha molekulat e lëndës.






Çka e bënë aluminin të shkëlqen ashtu ?


Alumini është metali i dytë që vije në shprehje në industri për përdorim, pa çelik është e pa mendueshme industria. Zakonisht alumini përdoret pa ndonjë përpunim specifik të sipërfaqes. Mirëpo kur sipërfaqen e këtij metali e përpunojmë me ndonjë thartësi apo lëngje alkaide (zakonisht në të njëjtën kohë përçohet edhe me rrymë elektrike) mund të fitohet një sipërfaqe shumë e rrafshët (pasqyre) që shkëlqen. Kështu mund të arrihet një sipërfaqe mbrojtëse e fortë.


Si i jepet ujë sëpatës ?


Hekuri përpara është prodhuar duke futur mineralin e hekurin, gur gëlqere së bashku me qymyrgur në një furrë. Përderisa qymyrguri digjej i skuqur rridhte hekuri i shkrirë dhe ftohej në një masë të ngurtë. Kjo masë pastaj rrihej me çekan për përpunime të më tutjeshëm dhe për prodhimin e sëpatës. Gjatë këtij procesi ai duhej disa herë të nxehej dhe të ftofej dhe këtij procesi të vjetrit i thonin "me i japë sëpatës ujë".


Si përfitohet hekuri modern ?


Ditëve të sotshme hekuri prodhohet në dy mënyra: ose me metodën konvente me oksigjen ose me metodën e harkut të dritës. Gjatë metodës së parë në masën e nxehur hidhet një rreze oksigjeni dhe pluhur i gëlqeres. Në këtë mënyrë brenda një ore mund të fitohen nga çeliku dhe metale të përdorura në formë të lëngët 350 tona hekur të pastër. Metoda e dytë përdorë çelikun e vjetër (hekurin) të ftoftë i cili në një nxehtësi shumë të lartë shkrihet me një formë të harkut të ndriçuar (harku është një shkëndi e vazhdueshme e rrymës elektrike)


Si u gjet fshehtësia e ndryshkut ?


Gjatë luftës së parë botërore shkencëtari Hary Breali gjeti sekretin e hekurit që nuk e kaplonte ndryshku (korrozioni). Ai provonte lloje të hekurit për gypa të topave, me më shumë krom si më parë. Rezultatet ishin zero, dhe ai e hodhi poshtë atë metal. Pas disa ditëve ai vërejti se nga ai metal pjesa e pa përdorur nuk ishte ndryshkur (oksiduar) dhe shkëlqente si të ishte i ri. Më këtë ai kishte gjetur si mund të përfitohej hekuri pa ndryshkë.


Si e ndihmoj koksi revolucionin industrial ?


Biri i një fshatari, Abraham Darby (1677-1717) u bë inxhinier. Në furrën e farkëtarisë së tij e zhvilloj një metodë më të mirë të përfitimit të hekurit. Në vend që të përdorte lignit (qymyrin nga bota bimore) përdori koksin për të arritur temperaturën e dëshiruar të shkrirje. Koksi krijonte një temperaturë shumë më të lartë dhe hekuri shkrihej shumë shpejtë dhe kështu brenda një kohe të shkurt fitohej sasi më e madhe dhe më kualitative. Përdorimi i koksit nga Darbisi ishte një kusht për zhvillimin e revolucionit industrial.


Kur është prodhuar çeliku i parë ?


Në atë kohë, romakët prodhonin një lloj çeliku, po ashtu edhe në vende tjera duhet të ketë pasur shkritore që me apo pa qëllim kanë prodhuar çelik. Gjatë mesjetës Toledo në Spanjë ishte i njohur për thikat e çelikta. Mirëpo prodhimi masiv ka filluar së pari me shpikjen e proceseve industriale të prodhimit të çelikut. Këtë e arriti Sër Henry Besemer në vitin 1856. Ky shpiku një konventë për prodhimin e çelikut të njohur si dardha e Besemerit.


Si fitohet çeliku i çmuar ?


Duke i futur substanca tjera mund të ndryshohen vetit e hekurit kështu edhe të çelikut. Hekuri mund të lihet i butë, elastikë, i fortë dhe i qëndrueshëm ndaj temperaturave. makinat prerëse apo gavrruese zakonisht kanë pajisje të bëra nga çeliku me volfram dhe molibden. Këto legura janë jashtëzakonisht të forta kështu që paisjet janë të qëndrueshme.


Çka është lira ?


Metalet si argjendi e ari janë shumë të çmueshme për të shtypur monedha nga to. Në të kaluarën monedhat janë shtypur për të qarkulluar me to ndërsa tani ato shërbejnë për dekorim të nuseve dhe për koleksionues. Monedhat e ditëve tona bëhen nga lëgura bakrër-nikel (75 për qind bakër dhe 25 për qind nikel)


Për çka përdoret argjendi në fotografi ?


Filmi i kamerës së fotografive ka lidhje të kokërrzezave argjendi që quhen halogjenide. Këto janë shumë të ndjeshme ndaj dritës dhe ndryshojnë vetit kemikale nën ndikimin e dritës. Pas zhvillimit të filmit, kokërrzezat e ndriçuara shndërrohen në metal të argjend. Fotografia që shohim përbëhet nga mija kokërrzeza argjendi.


Pse thyerjet e kockave mjekohen me pjesë argjendi ?


Thyerjet e kockave të skeletit zakonisht kirurgu i mjekon dhe riparon me shufra,, gjilpëra e pllaka argjendi. Ai e përdorë këtë pasi që argjendi nuk reagon me organizmin. Protezat nga argjendi qëndrojnë për një kohë të gjatë të pa dëmtuara.


Si mbrohet hekuri me shtresë zinku ?


Zinku e mbron hekurin nga ndryshku. Procesin e mbështjelljes me zink e quajnë galvanizim. Edhe pse zinku vetë oksidohet ai formon një shtresë karboni që e ndalon oksidimin e më tejshëm. Po që se gërvishtet zinku më parë do të gërvishtet sipërfaqja e zinkut përreth se të shihet hekuri.


Pse Volframi na jep dritë të ndriçushme?


Pika e shkrirjes së këtij metali është 3380 gradë celsius dhe është më e larta ndër metale. Për këtë është metali më i mirë për tela shndritës.


Cilin metal e kanë hëngër për shërim të problemeve të tretjes ?


Problemet e tretjes së ushqimit mund të paraqiten nga thartësira të ndryshme. Për të hequr problemet e tretjes shpesh përdoret qumështi i magnezit, një lidhje kimike e magnezit. Kjo masë lidhet me thartësira në stomak dhe krijon natronin dhe zvogëlon sasinë e thartësisë.


Pse pacientet marrin barium ?


Sulfati i bariumit është një mineral që nuk tejkalohet nga rrezet e rëntgenit. Pacientët me lëngime në stomak bëjnë fotografimet rëntgen dhe për këtë ata pinë barium. Në fotografin e bërë pastaj organet e brendshme dallohen dhe mjeku e ka lehtë të gjejë problemin.






Çka ka qenë tretësi i eshtrave ?


Shkencëtari francezë Denis Papin, një shokë i fizikanit të njohur Robert Bojle, jetoi rreth viteve 1670 në Angli. Ky konstruktoi kovën e kuzhinës të parë me avull në botë dhe për të ju treguar aftësitë e kovës së tij ai ftojë miqtë e vetë. Në të vërtet ai dëshironte të ju tregonte se nën shtypje, avulli i mbi nxehur krijon nxehtësi dhe energji më të madhe. Papini për ta demonstruar këtë mbushi kovën me kocka ashti të lopës dhe i la të zihen deri sa ato u zbuten. Ai për anëtarët e shkencës mbretërore përgatiti "darkën shkencore".


Pse nuk eksplodoi kova ?


Kova e Papinës do të kishte eksploduar po të krijohej shtypje e madhe brenda saj. Për këtë ai ndërtoj një ventil për ta kontrolluar shtypjen. Kur shtypja arrinte një shkallë që paraqiste rrezik, siguresa e aktivizonte ventilin. Me këtë dilte avulli dhe shtypja binte dhe siguresa e mbyllte ventilin. Ky funksionim i siguresës ka bërë që makinat me avull të jenë të sigurta për përdorim


Për çka u përdorë për herë të parë makina me avull ?


Një inxhinier anglez me emrin Tomas Saverj më 1698 konstruktoi "Makinën për baritjen e ujit dhe futjen në lëvizje të çdo lloj mulliri". Kjo makinë është përdorur për të nxjerrë ujin nga zgafellja e një miniere në Kornval.


Si funksiononte makina e parë me avull ?


Pompa e Saverjit kishte një kondensator - një kuti, në të cilën nga një bojler sillej avulli i nxehë. Kondensatori lagej me ujë të ftoftë që të flladite, kështu avulli shndërrohej në ujë/ Gjatë kësaj krijohej një zbrazëtirë aq e madhe sa ta thithte uji nga zgafellja nëpërmjet një gypi me çep. Pastaj lëshohej prapë avulli që e hidhte ujin jashtë nëpër një gyp.


Kush instaloi në makinën me avull shufrën e cilindrin ?


Pionieri i makinës me avull e bobinë quhet Thomas Njukomen (1663-1729) Makina e tij kishte vetëm një shufër që kalonte në një cilindër. Shufra fillonte punën në pjesën e lartë të cilindrit, aty ku cilindri mbahej nga një kundërpeshë,. pastaj rridhte avulli i nxehtë në cilindër dhe kondensohej (kthehej në ujë) dhe më këtë krijohej gjendja e përafërt me vakuumin. Ky vakum tërhiqte thuprën edhe përkundër peshave në fund të shufrës. Avulli i kondensuar hidhej jashtë dhe pesha tërhiqte lartë shufra dhe cirkuli fillonte të përsëritej.


Pse njerzit thonë që Xhems Vati ka shpikur makinen me avull ?


Flitet që kova e tretjes së eshtrave e ka inspiruar inxhinierin skocezë Xhems Vat (1736-1819) që të përsoste makinën me avull. Më 1764 ai provoji që të riparonte një model të makinës së Njukomerit dhe vërejti se pak arrihej më të. Për ta për misur efektin e makinës ai instaloi në të një kondensator të dytë. Po ashtu ai konstruktoj edhe një metodë sipas së cilës kundërpeshat të pozicionuara horizontale mund të lëviznin poshtë-lartë në ritëm me lëvizjet e makinës. Kjo ide gjeniale ka bërë që Xhems Vati të fitoj famën si "Babai i kohës së makinës me avull".






Kur është krijuar vegla e parë ?


Shumë më përpara se të kishte njerëzi, jetonin qenie të ngjashme me majmunët që shkencëtarët i quajnë Australopithecus. Këto krijesa përdornin gurë si armë. Shkencëtarët kanë gjetur vegla guri të krijuar para më se 2 milion viteve.


Kur janë ndërtuar fabrikat e para?


Njerëzit vendosnin të jetonin në afërsi të vendeve të begatshme me gurë që lehtë mund të përpunoheshin. Ata groponin thellë në tokë për të gjetur gurët që ishin më të përshtatshëm për përpunim siç është guri për ndezjen e zjarrit. Me këto vegla të prodhuar në "Fabrika" ata bënin këmbimin me fqinjët.


Si erdh njeriu deri tek zjarri ?


Njerëzit e parë i frikoheshin zjarrit. Një vetëtimë që godiste një dru dhe fillonte të digjej, shkaktonte ikjen e njerëzve. Dikur, dikush, ndonjë trim budalla (për atë kohë) ja ka arrit që të mos i frikohet një dege të djegur. Ndërsa të mençurit e kanë ndezur një zjarr të vogël me të cilën ngroheshin dhe i frikonin kafshët tjera. Ky zjarr është mbajtur gjithnjë i ndezur, sepse askush nuk dinte të ndizte zjarrin.


Çka është dredha e zjarrit ?


Metoda më e vjetër e ndezjes së zjarrit bazohet në fërkim; Fërkohen dy copa druri apo shfrytëzohet shkëndija e gurit të zjarrit. Dredhja e një shkopi e lehtëson fërkimin. Njerëzit krijonin një maje në fund të shkopit, e lidhni një dredhë dhe tërhiqnin fijen majtas - djathtas ashtu që shkopi rrotullohej në maje. Fërkimi në i majës së shkopit me barin e thatë krijon zjarrin.


Kush e shpiku rrotë ?


Kurrkush nuk e din kush dhe ku e kur është përdorur për herë të parë, mirëpo dihet që është ndër shpikjet më të rëndësishme të njeriut. Rrota duket të jetë shpikur diku rreth viteve 3000 para erës sonë. Është e mundur që si ide të ketë gjetur zbatim më parë si pjatë përpara se të vendosej në ndonjë karrocë që ka shkaktuar revolucion në transport.


Çka e bënë aq të rëndësishëm rrotën e mullirit ?


Përdorimi i rrotës së mullirit paraqet herën e parë që njeriu përdori fuqinë natyrore për shërbime të veta. Këto rrota janë përdorur për herë të par në kohën e romakëve. Rrjedha e ujit të lumenjve e vinte në lëvizje rrotën në skajet e së cilës ishin përforcuar disa lopata. Një rrotë e tillë e thjeshtë ja arrinte ta fuste në lëvizje gurin e mullirit për të bluar drithërat.


Kur janë ndërtuar Gjeneratorët e parë ?


Një kompleks i mullinjve të ujit, i ndërtuar nga romakët afër Arles në Francën jugore është Gjeneratori i parë në Botë. Ky gjenerator përbëhet nga 16 rrota me ujë, që japin fuqi të mjaftueshme për të lëvizur 32 gurë për bluarje të drithërave.


Kur ka filluar përdorimi i frymës për burim të energjisë ?


Mullinjtë e parë me erë janë ndërtuar në lindjen e mesme diku rreth viteve 600 pas kohës sonë. Krahët e fluturës së mullirit dukeshin si thika e kosës. Për deri sa krahët rrotulloheshin nga shtypja e erës, flutura e lidhur për një bosht fuste në lëvizje gurin e rëndë. Mullinjtë me fluturat e plasuar vertikalisht, në Evropë janë paraqitur për të paren herë rreth 500 vite më vonë. Këtyre ju duhej një bosht plotësues për të kthyer drejtimin e lëvizjes.


Kush e ka shpikur gjeneratorin me avull si lodër ?


Hero nga Aleksandria, një grekë antikë që jetoi pak para se të lindte Krishti. Ai ishte një gjeni i lodrave dhe një shpikës. Ai ndërtoj një teatër automatik të kukullave, një lodër në formë zogu me krahët që përplaseshin dhe më interesante është shpikja e automatit për të lozur me para. Lodra e tij, gjeneratori me avull ishte një sferë metali e vendosur në mes dy kapasave ashtu që të mund të lëvizte. Lodra mbushej me ujë dhe nxehej me zjarr. Kur uji fillonte të avullohej, avulli i krijuar kalonte nëpër dy pipa dhe gjuhej në sferën dhe e shtynte të rrotullohej. Hero në të vërtet e kishte shpikur gjeneratorin e parë me avull, mirëpo si duket para kohe sepse shpikja e tij nuk kishte gjetur ndonjë zbatim më të gjerë dhe për këtë mbeti vetëm një lodër për argëtim.


Qysh kur përdorin njerëzit peshoret ?


Shkenca, industria dhe tregtia që njohim sot nuk do të ishte e tillë po të mos kishte peshore precize. Egjiptasit e vjetër përdorin peshore me pesha që përdoren edhe sot e kësaj dite. Këto peshore përdore që mëse 7000 vjet.


Pse nuk u ngrit makina fluturuese e Leonardos ?


Italiani Leonardo da Vinçi që jetoj nga 1452 deri më 1519 konstruktoj një makinë që ishte një shpikje e parakohshme për më se 100 vite. Ai vizatoi plane për nëndetëse, parashutë, makinë të blinduar të ngjashme me Tanket, një helikopter dhe një makinë fluturuese. Makina fluturuese kurrë nuk u ndërtua, sepse nuk kishte ndonjë makinë në atë kohë që ta fusë në lëvizje. Koha e motorëve të lehtë dhe të fuqishëm gjendej në të ardhmen e njerëzimit.


Kush është shpikësi më i zoti ?


Këtë titull si duket e meriton më së shumti shpikësi Tomas Alva Edison, me emrin e tij është i lidhur një numër i madh i shpikjeve. Ndër këto shpikje janë edhe poçi me tel, kamera e xhirimit dhe fonografi (version para gramafonit)




..


A do të kemi vërtet tesha sipas dëshirës individuale ?


Në prodhimtarin e tekstilit gjatë shtypjeve në fabrika përdoret një numër i shumtë dhe i shumëllojshëm i fyzave të fijeve. Këto fije mund të marrin ngjyra të ndryshme. Në të ardhme duket se do të jetë i mundshëm blerja e teshave të "fotokopjuara". Ngjyra dhe format e këtyre teshave do të bëhen nga një makinë e ngjashme për nga funksionimi si aparati foto kopjues elektronik. Kopja bartet tek stofi i cili më tej me nxehësi ngjite në pjesët e marra në cak. Kështu kreativitetit është vetë fantazia e njeriut e pa kufizuar. Me një përzgjedhje nga sistemet kompjuterike, konsumatorit do të i prezantohet stofi sipas dëshirës së tij, dëshirë e cila menjëherë zbatohet në stofin e "zbrazët".


Çka është makina e shpikur për mëndafsh ?


Mëndafshi përbëhet nga fije të farës së bimës së mëndafshit. Në të vërtet fara e frutave duhet hequr, dhe kjo deri në vitin 1793 ishte punë e mundimshme. Amerikani Eli Vhitni më 1793 patentojë nxjerrësin e farave të mëndafshit, një makinë që zëvendësonte punën e dorës së 50 punëtorëve. Në atë makinë gjendej e instaluar një fyzë e dhëmbëzuar që fijet e bërthamës i tjerrke. Farat ishin të mëdha që të kalonin përtej dhëmbëzoreve dhe binin në kovë.


Cila ishte e para masë ngjitëse ?


Diku rreth 3000 vite më parë, njerëzit përdornin masa ngjitëse nga bimët si drithërat apo orizi, mirëpo nuk ishte e rrallë edhe nga kockat dhe eshtrat e kafshëve. Po ashtu dylli i drunjtëve, veza sa që edhe djathi është përdorur si masë ngjitëse.


Si i derdhen metalin e monumenteve egjiptiane ?


Egjiptianët krijonin statuja për hir të Faraonëve, sipas principit të humbje së formës. Së pari krijohej një model detal nga masa e qiriut. Këtë model e pështjellonin me baltë të butë. Baltën e pjekonin në një furrë, deri sa ajo të formësohej. Gjatë kësaj kohe shkrihej masa e qiriut dhe derdhej nëpër një vrimë nga forma. Përbrenda formës mbetej një negativë i formës së parë. Pastaj nëpër vrimën e formës së baltës së tharë, derdhej metali i lëngët. Pas ftohjes, kur arrihej pika e ngurtësimit të metalit thyhej forma e baltës dhe fitohej statuja e dëshiruar.


Si është prodhuar letra para industrializimit ?


Në shekullin e XVII secila fletë letre punohej me punë dore. Makinat e vetme të përdorura funksiononim me rrotë uji, me ndihmën e një boshti me rrotë valore të futur në lëvizje nga një çekan shtypës. Kjo i thërrmonte paçavrat në një brumë. Brumi pastaj sillej në një kovë, ku zhytej një sitë. Sita merrte me veti shtresën e imët të brumit e cila sitej. Sasia e fituar hidhej mbi copa stofi ku edhe ngjitej. Copat e fituara pastaj shtypeshin që të hiqnin lagështinë. Pastaj tërhiqeshin fetat e letrës nga stofat një nga një.


A ka letër prej fijeve sintetike si najloni ?


Po ka, sikurse ka nga fijet natyrore. Mirëpo kushton shumë sepse për to duhet përdorur masë ngjitëse e cila duhet të zëvendësojë fuqinë natyrore të ngjitjes së celulozës. Letra sintetike është e qëndrueshme ndaj thartësirë dhe nxehtësisë.


A mund të prodhohet nga secila bimë në letra ?


Letra që ne sit përdorim kryesisht fitohet nga fijet e drunjtëve. Mirëpo letra mund të përfitohet nga fijet e secilës bimë. Bimët kanë celulozën, një lëndë e përforcuese e cila zbutet kur të ulet në ujë dhe nuk i humbë vetit e veta ngjitëse. Për këtë nga të gjitha bimët mund të fitohet letra.


Çka janë duroplastet ?


Ka dy grupe të plastikës ; Termoplastet (të cilat marrin format me ndihmën e nxehtësisë) dhe Duroplastet te të cilat kur të merr ngurtësohen një herë nuk mund të marrin forma tjera. Materia e parë plastike e përdorur për qëllime komerciale është bakeliti, një llojë i duroplastikës. Nga ky material janë prodhuar prizmat elektrik sepse duroplastet janë izolues shumë të mirë.


Cila ishte materiali i parë artificial ?


Kimisti Aleksandër Parkers në një prezantim në Londër më 1862 paraqiti shpikjen e tij. Një lëndë që ai kishte arritur të krijojë, kishte celulozë që ai e thërriste Parkensin. Ishte lënda e parë plastike, një lëndë e thyeshme. Parkensenin më vonë amerikani Xhon Uesley e përpunoi më tej dhe e ri emërojë si celuloid. Edhe sot kjo lëndë është më e rëndësishme se lënda e parë në filma.


A ka polimere në natyrë ?


Fijet përforcuese dhe të celulozës së bimëve janë Polimere natyrore. Diçka tjetër është goma. Monomeri (molekula e vetme) e gomës quhet Isopren. Poliminizohet në mënyrë natyrore në drurin e gomës dhe krijohet një lëndë ngjitëse, e njohur i Lateks. Lateksi fitohet duke mbjellur drunj të gomës, duke i tharë dhe përpunuar atë dhe nga ai fitohet pastaj goma.


Pse kapen gjërat me ngjitës ?


Deri në një masë, të gjitha lëndët janë ngjitëse ndërmjet veti. Dëshira e molekulave që të ngjiten njëra me tjetrën, e mbajnë botën kështu si është. Lëndët ngjitëse nuk do më thënë të përmbajnë vetëm lëndë që për nga vetë natyra janë ngjitëse. Ngjitës artificial mund të prodhohen nga lëndët polimetrike, lëndë të cilat përbëhen nga molekula gjigante dhe nga shumë molekula monome. Polimeret gjithnjë shikojnë që të kapen për polimere.


Kur u shpikën teshat e gomës për mbrojtje nga shiu


Deri n shekullin e XIX askush nuk dinte saktësisht si të përdorte gomën natyrore. Kjo lëndë ishte në varshmëri të madhe t ë temperaturës, zbutej dhe tkurrej shpejtë. Rreth 1830-ve një skocez i quajtur Çarles Mekintoç bëri një shpërploçë, një "sandviç" nga dy lëndë ndërmjet të cilave ishte plasuar shtresa e gomës. Ky stof ishte i përshtatshëm kundër reshjeve edhe pse goma ngjitëse nga sandviçi duhej të mirëmbahej gjatë nxehtësisë.


Kur është vullkanizimi ?


Goma e vullkanizuar është shumë më e fortë se goma natyrore e pastër. Fshehtësinë e saj e ka gjetur kimisti amerikan Çarls Godyear në shekullin e XIX përderisa eksperimentonte një metodë prodhimi që e kishte përmendur më parë po ashtu një amerikanë i quajtur Nataniel Hajvard. Godyeari e futi gomën në sulfur të zier dhe përcillte një ndryshim. Goma zihej shumë por nuk digjej. Nga kjo goma doli më e fortë (elasticitet i kishte mbetur) sepse molekulat e sulfurit ishin futur në bashkëdyzime me molekulat e gomës.


Si bëhet lënda shkumore, stiropori ?


Lëndët shpuzore janë termoplaste (për shembull polistiroli dhe poliuretani). Shkuma fitohet kur lëndës së lëngët plastike, i shtohet një substancë kimike. Kjo substancë gjatë nxehjes shpërndahet në flluska. Këto flluska depërtojnë masën e plastikës dhe pas ftohjes plastika merr formën e shkumës.


Pse zgjatet goma ?


Goma zgjatet sepse përbëhet nga fije të gjata e llastike nga molekulat apo polimeret. Molekulat përcillen lehtë njëra pas tjetrës për këtë me shumë lehtësi goma mund të zgjatët.


Kur është shpikur goma artificiale ?


Që në luftën e parë botërore, gjermanët ndërmorën disa eksperimente për të prodhuar gomën artificiale, vendet tjera filluan këtë rreth viteve 30-ta. Mirëpo perfeksionimi i prodhimit të gomës artificiale u bë nga amerikanët në luftën e dytë botërore. Gjatë luftës, nevoja për gomë ishte e madhe mirëpo fushat e gomës në Azinë jugore ishin të pushtuara nga fuqitë japoneze. Goma artificiale fitohet nga produktet e naftës. Në prodhim të gjerë është goma e fituar nga styrol-kauçuku, shkurtesa SBR (SB për Styrol-Butadien, R anglisht "rubber" shqip goma).


Çka ndodhë në rafinerinë e naftës ?


Vajguri (lëndë e gjelbër e kaftë në të zezë, ngjitëse dhe e lëngët) është përzierje e disa lëndëve. Këto janë lëndë të çmuara mirëpo së pari duhet të ndahen nga nafta. Kjo ndodhë në rafineri me metodën e quajtur distilim. Vajguri zihet në dyshemenë e një kove mbajtëse. Lëndët përbërëse avullohen dhe ngjiten. Gjatë ftohjes ato bien poshtë por në temperatura të ndryshme njëra pas tjetrës. Lëndët që lëshohen poshtë pritet në nivele të ndryshme të kovës, ndaras njëra pas tjetrës. Shtresat e lëndëve thirren fraksione. Lëndët e lehta merren më së larti; në dyshemenë e kovës, ku edhe nxehtësia është më e madhe mblidhen lëndët e rënda.


Çka mund të bëhet me thëngjilli përpos djegies?


Sikurse nafta dhe gazi edhe thëngjilli ka substanca kimike që për plastikë dhe industrinë e naftës janë të çmueshme. Kur thëngjilli nxehet në temperaturë 1000 dhe 1200 atëherë shpërbëhet në katër lëndë kryesore: Koks, Gaz të koksit, Amoniak dhe thëngjill druri. Produkte të njohura që për bazë kanë thëngjillin janë ngjyrat, medikamente, instekcidet, plehrat artificiale, lëndë plasëse dhe thartësira.


Cilin produkt mund të nxjerrim nga nafta ?


Nga vajguri nxirret një numër i madh i produkteve (derivateve të naftës). Aty hyjnë gazrat dhe lëndë tjera kimike (fraksioni më i lehtë gjatë distilimit). benzina, kerozina, nafta disel, vajra lyrës, vaji i rëndë (që përdoret në turbinat me avull në elektrana) dhe fraksioni më i rëndë bitume


A mund të jetojmë pa naftë ?


Në botën që jetojmë sot, jepi bë varshmëri të madhe nga produktet e vajgurit. Nga këto derivate prodhohen produkte të jetës së përditshme si plastika apo najloni. Në vitet 1980-ta është përdorur pesë herë më shumë përpunimi i naftës, se në vite 1950-ta. Janë shumë segmente të jetës të cilat përdorin këto derivate dhe disa shkencëtarë e marrin për mendjelehtësi përdorimin e naftës për motorët në vetura.






A kanë pas grekët e vjetër hekurudhë ?


Grekët e vjetër transportonin anijet mbi binarë druri nëpër ngushticën e Korithit. Kjo ju kursente atyre kohë dhe udhë të gjatë në det. Ata gjeten se ishte tetë herë më lehtë të tërhiqej barra mbi binarë se në një udhë të zakonshme.


Kush shpiku makinën e parë me avull ?


Një ushtarë francezë me emrin Nikolas Kugnot ndërtoi më 1763 një makinë që vihej në lëvizje me fuqinë e avullit. Nikolasi mendonte se do të ndihmonte gjatë transportimit të topave. Fatkeqësisht ajo ishte e ngadalshme si breshka, dhe pas disa provave duel jashtë kontrollit, e mbi ngarkuar. Udhëheqësit e Nikolasit vendosën që për shkaqe sigurie të hiqnin atë makinë nga përdorimi.


Kush fitoj garat e lokomotivave ?


Pionierët e hekurudhës britanike u mblodhën dhe vendosën që më 1829 të organizojnë një garë në Ranihill nga e cila do të dilte lokomotiva më e shpejtë në Britani. Në këtë garë mori pjesë edhe Roketi i Xhorxh Stefensonit, loku i cili i kaloi shpejtësinë mbi 55 kilometra në orë. Tre kundërshtarët e Roketit nuk ishin konkurrencë për të. Loku i Stefersoni kishte një kuti komplekse me pesë gypa. Kjo do të thotë se Roketi kishte më tepër ujë që binte në kontakt me nxehtësinë dhe kështu përçonte më shumë shtypje të ajrit në nxitësin e lëvizjes së rrotave.


Kur u ndërtua hekurudha e parë elektrike në botë ?


Më 1879 në Berlin, u promovuan binarët e elektrifikuar të hekurudhës me gjatësi prej 247 metrave. Babai i idesë ishte Verna fon Simens. Katër vite më pas, i vëllai i tij Vilhemi hapi një hekurudhë të elektrifikuar në Irlandën veriore. Në vitet 1920-ta kishte të shpërndarë në tërë botën rrjete të elektrifikuar të hekurudhës.


Lokomotiva e parë disel ?


Janë dashur që të kalojnë dyzet vite që nga shpikja e motorit me naftë që të përdoret edhe në makinat mbi binar. Gjatë viteve 1930 ShBA-ja dhe Gjermania prinin në prodhimtarin e lokomotivave me motorëve me naftë.


Çka disel, e çka elektro-disel ?


Lokomotiva me naftë ka një motor ngjashëm me një makinë të madhe transportuese (kamion). Pistonët (cilindri që lëvizë poshtë-lartë dhe fut rrotat në lëvizje) futen në lëvizje nga një shufër me rrota valore. Fuqia për lëvizjen e rrotave merret në boshtin me rrota valore. Ndërsa në lokomotivën me naftë të elektrifikuar, pra elektrodiseli, makinë e njëjtë mirëpo ka të instaluar një gjeneratorë që krijon energjinë. Ky elektricitet i fituar furnizon motorët që e fusin në lëvizje trenin.


Cili ka qenë lokomotiva më e fortë me avull ?


Shoqëria hekurudhore amerikane Union Pacifik në vitet 1940-ta u paraqit me lokomotivat Big-Boj. Secila nga këto makina peshonte 534 tonelata dhe krijonin 6000 kuaj fuqi (PS).


Cila më mirë elektro apo disel ?


Elektro (lokomotiva me fuqi elektrike) lëvizë më shpejt dhe më pastër se ajo disel, dhe ju nevojitet më pakë mirëmbajtje. Mirëpo elektros i duhet të lëvizë mbi binarë të elektrifikuar e këta nuk gjendet gjithkah. Diseli mund të lëvizë mbi gjitha binarët anë e mbanë botës. Në shikim global më i pastër është diseli (energjia vetëm transformohet).


Nga vije rryma për elektro lokomotivat ?


Elektro lokomotivat e zakonshme e marrin rrymën nga një largpërçues rryme të vendosur mbi binarë. Disa furnizohen me rrymën nga "binari i tretë" i vendosur mes binarëve. Shumica e lokomotiva të thjeshta pranojnë rrymën alternative të tensionit të lartë të cilën e transformojnë në rrymë të njëtrajtshme të tensionit të ulët para se ta përcjellin në motorët.


Cila lokomotivë tërhoqi trenin e parë nën tokësor ?


Hekurudha e parë nën tokësore është hapur në Londër më 1863. Ajo lidhte në rrjetë stacionesh të vizituar shpesh; Padington, Euston dhe Kings Kros. Hekurudha nën tokësore U në Londër (anglisht Underground) në fillim qarkullohej nga makinat me avull dhe më 1890 është bërë elektrifikimi i saj.


Çka është hekurudha me dhëmbëzore ?


Një lokomotivë e hekurudhës me binarë nuk e ka të lehtë që të përballojë sipërfaqet e pjerrëta, sidomos kur vijën në pyetje bjeshkët, pasi që rrotat e saj do të silleshin në vend pa përparuar përpara lokomotiva. Për tu ngjitur në breg dhe bjeshkë nevojite një siste i posaçëm. Një sistem i tillë i hekurudhës dhëmbëzore është ndërtuar më 1811 mirëpo deri më 1870 është futur në zbatim vetëm një pjesë e vogël e tij. Treni "varret" përpjetë me ndihmën e një zinxhiri me rrota dhëmbëzore, që varrën në hekurudhën e tretë të dhëmbëzuar - në këtë mënyrë parandalohet rrëshqitja. Hekurudha dhëmbëzore Mont-Uashington në Nju Hampshir (ShBA) është ndërtuar më 1869 dhe ende gjendet në përdorim. Ndërsa në Zvicër, hekurudha dhëmbëzore Pilatus e ndërtuar më 1889, ka një ngritje maksimale deri në 48 për qind.


Si funksionon tele-hekurudha ?


Tele-hekurudha apo tele-lifti është një lloj hekurudhë me tela, që instalohet në vendet malore. Ka dy parë hekurudha, një për ngjitje dhe një për zbritje. Dy kabina të metalta janë të varura në një tel të trashë e të fortë, i cili lëvizet nga fuqia e makinës e instaluar në dhomën e makinës (në pikën më të lartë të udhës). Që të dy kabinat lëvizin njëkohësisht, gjersa njëra ngjitet tjetra lëshohet pjerrtas. Pesha e kabinës që lëshohet e ndihmon tërheqjen e kabinës që ngritët.


Çka e vë në lëvizje qerret e San Franciskos ?


Qyteti karlifornezë San Francisko është i përmendur për qerret e vjetra me tel (Cable Cars), që lëvizë nga bregu në bregun e qytetit. Ato lëvizin të varura në një tel të trashë të përthekuar. Për të ndalur qerren hapen kapëzat dhe lëshohet qerrja dhe po ashtu për të dalë në bregun tjetër të qytetit duhet që të mbyllen kapëzat, ashtu që të varret qerrja në hekurudhën e telit. E gjithë kjo lëvizje mundësohet nga një motor i përforcuar në një dhomë që e lëvizë në rreth telin.






Cili është qiriu i parë ?


Qiriu është përdorur që para 3000 viteve, ndoshta edhe më herët. Qiriu përmendet edhe në dhjatren e vjetër dhe romakët kishin qirinjtë nga liri i lyer me dyllë.


Kush e ka pas para 2000 viteve nxehjen qendrore ?


Shtresa e pasur romake banonin në shtëpia me të quajtura dysheme hypokaustike. Skllavet mbanin zjarrin e ndezur, që e ngrohte ajrin i cili që qarkullonte brenda dyshemesë së dyfishtë. Shtëpi të tilla dhe pa skllav ka edhe në Prizren ku shtëpitë janë ngrohur nga nxehtësia e lëshuar nga kuzhina e cila shpërndahej nëpër kanale në muret e shtëpisë në dhomat e banimit.


Me çka e kanë ndezur zjarrin para se të shpikej fija e shkrepëses ?


Para se të shpikej fija e shkrepëses është përdorur një gur shkrepës. Guri është rrahur për një shufër metali dhe teposhtë lëshonte shkëndijë tek ndezësi (zakonisht qymyr guri i thatë apo mbeturina të gacave). Ndezësi fillonte të skuqej dhe me pak shkathtësi e duke e fryrë ndizej flaka. Fijet e sigurta për shkepëza janë shpikur në fund të shekullit XIX.


Pse ngrin frigoriferi ?


Kur fillon të avullohet një lëngë, ndodhë procesi normal që të merr nxehtësinë nga rrethina. Në rrjetën mbrapa frigoriferit qarkullon një gaz, zakonisht amoniaku. Ky gazë nxehet dhe pastaj ftohet. Gjatë ftohjes gazi shndërrohet në lëngë. Lëngu hynë në rrjetën e gypave brenda frigoriferit dhe aty merr nxehtësinë e mjedisit dhe shndërrohet në gaz. Pas çdo përsëritje të këtij procesi në bendi të frigoriferit bëhet më ftohët.


Pse rrinë të freskëta gjërat në frigorifer ?


Ushqimi prishet për shkake të aktivitetit të baktereve shumë të vogla. Këto baktere shumë fishohen në temperatura më të larta se 10 gradë celsius. Shumimi i tyre në temperatura më të ulëta është shumë më i ngadalshëm për këtë edhe ushqimi qëndron i freskët për një kohë më të gjatë.


Kur është shitur për të parën herë ushqimi i ngrirë ?


Që nga kohërat e lashta njerëzit e dinin që bora dhe akulli e mbajnë ushqimin të freskët. Mirëpo deri në shekullin e XIX nuk kishin shumë mënyra që të vinin deri tek posedimi i tyre. Në Dimër prisnin blloqe të mëdha dhe i fusnin në të ashtuquajturat bodrum akulli, mirëpo pa hyrë në verë, shkrihej akulli. Më 1834 Xhosef Pekins gjeti se si krijohet akulli artificial, mirëpo u nevojiten më se 20 vite që të vije koha për të blerë ushqim të ngrirë.


Cili gjeneral duke zierë bëri konservim ?


Metodat më të vjetra të konservimit të ushqimit janë kriposja dhe tharja. Në shekullin e XIX, Napoleoni kërkonte një metodë më të mirë. Përgjigjen e gjeti Nikollas Apert, dhe atë duke futur ushqimin e zier në një sferë qelqi me grykë të mbyllur. Ushqimi i racionuar qëndronte i freskët, me të Napoleoni i dërgonte ushtarët në luftë. Shumë më vonë shkencëtarët e gjeten se si funksionon konservimi me zierje. Gjatë procesit të zierjes, mbyten bakteret që e zbërthejnë ushqimin.


Sa bira brenda minutës hapë makina e qepjes ?


Një makinë e qepjes normale shtëpiake mund të hapë 1500 bira brenda një minute, shumë me shpejtë se qepja me dorë. Makina e parë e qepjes duhet të jetë prodhuar dikur rreth 1790, mirëpo prodhimi i parë me shumicë është bërë nga Isak Singer i cili edhe patentoi makinën e parë të qepjes më 1851. Sot ka diku rreth 2000 lloje të makinave të qepjes dhe disa prej tyre arrijnë deri në 20 000 bira në minutë.


A është e vërtet se thithëset e para të pluhurit të tepihut më tepër hidhnin se thithnin ?


Shpikja e aparateve shtëpiake në fund shekullin e XIX, nga njëherë gjatë tentimeve e kanë humbur qëllimin. Grabujat e para elektrike të tepihut hidhnin një rrymim të fortë të ajrit i cili e frynte pluhurin e tepihut. Fatkeqësisht pluhuri përhapej në vende tjera. Më 1901 një shpikës me emrin H. C. Both kishte një ide më të mirë. Pse të mos përdorej kjo makinë për të thithurën vend të krehjes? Për të parë se funksionon ideja, maur një fasulet, e vendosi para gojës dhe u shtri në dysheme, e lëshoj makinën dhe filloj të thithe ajër. Funksiononte, dhe kështu Both e bëri makinën e parë moderne thithëse.


Cilat janë teshat e para me patentë zinxhiri ?


Deri në fund të shekullit XIX të gjitha teshat punoheshin me pulla apo mbërthesa e kapës të llojeve tjera për tu mbyllur. Mirëpo shumë kohë më parë bëheshin tentime për të gjetur një metodë më e mirë e përthëkimit së teshave. Kjo edhe u arrit më 1891 nga amerikani Vhitkomb Xhudson kur shpiku një patentë zinxhiri. Ky patentë më 1913 u përsosë nga suedezi Gideon Sundbek dhe lloje të tij përdoren për përthekimin e teshave të ndryshme edhe sot e kësaj dite.


Si të hap një konservë pa çelës ?


Dozat e para të konservuara në kutia, janë shpikur në vitet 1820-të. Për të hapur ato kishte vetëm një mundësi; me çekan dhe një thikë të fortë. Me siguri që gjatë hapjes së tyre janë lënduar shumë persona apo e kanë humbur durimin dhe e kanë hedhur poshtë. Rreth viteve1860 një shpikës, emri i të cilit ka mbetur i panjohur shpiku çelësin për hapjen e këtyre konservave.


Cila është konserva e parë që stërpikte ?


Doza e parë nën shtypje me qëllim spërkatje e ka shpikur amerikani Lyle D. Gudue. Mbajtësi ( i mbushur me ngjyrë apo sprej të flokëve) si vërës në lëvizje kishte një gaz që gjendej nën shtypje, p.sh dyoksid flori (OCF). Me qëllim të shpëtimit të gropës së ozonit, më vonë është bërë një marrëveshje ndërkombëtare për parandalimin e këtyre gazrave (OCF) dhe është paraparë që nëse është nevoja ë ndalohet e edhe i tërë përdorimi i tij.






Kush deshi që të spiunoj armikun me pasqyre ?


Shkencëtari i mesjetës Togjer Bakon ishte i interesuar për thjerrëzat zmadhuese. Ai besonte që Jul Cezari për të vëzhguar nga Franca në Angli, ka përdor pasqyre shumë të mëdha për të spiunuar britanikët e vjetër para se ti sulmojë. Ai ju propozonte armatave të kohës që të përdornin pasqyre "për të parë në dritë" çka ka përgatit armiku.


Çka ka qenë zjarri bizantin ?


Në shekullin e VII, bizantinët mbanin të mësheftë një armë vdekjeprurëse. Kjo armë thirrej "zjarri bizantin" dhe duket se ka qenë një produkt nga vajguri, i cili katapultohej ose hidhej nga një gyp. Menjëherë pas hedhjes fillonte të shpërndante flakën e cila edhe në ujë digjej dhe ishte vështirë të shuhej. Se si bizantinët e kanë prodhuar këtë lëndë edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktësisht por dihet që ushtritë kundërshtare detare ja kishin frikën kësaj arme.


Kur u ndërtua Gjylja e parë ?


Kinezët e kanë shpikur barutin mirëpo në Evropë për të parën herë u përdorë në shekullin e XIV për prodhimin e gjyleve. Gjylet e para nuk ishin të përshtatshme, ato ishin sfera të rënda dhe shpesh ndodhte që gypat e topit ë pëlcisnin. Gypat pëlcisnin nga shtypja që krijohej gjatë eksplodimit të barutit dhe shpesh shkaktonte më shumë dëme trupave përkatëse se të armikut.


Çka është koburja me barut ?


Armë të vjetra që përdoreshin nga ushtarët. Aktivizuesi krijonte një shkrëndi e cila e ndizte barutin dhe me këtë krijohej një shtypje e cila shfrytëzohej për gjuajtje.


Pse rrotullohen plumbat në ajër ?


Plumbat fluturojnë larg dhe gjatë, në trajtë të drejtë kur të gjuhen me shtypje nga arma duke u dredhur. Kështu plumbi e fiton atë që shkencëtarët e quajnë stabiliteti rrethorë. Këtë efekt e dinin shigjetë dhe shtizë gjuajtësit shumë më parë. Në brendinë e gypit të armës gjendet një cilindër bosh në formë të spirales.


Pse ndodhë shtyrja prapa pas gjuajtjes ?


Kur të shkrep një armë shtypja e lëndës eksploduese e gjuan plumbin apo gjylen në një drejtim. Kjo fuqi ka ndikim edhe në drejtimin tjetër me të njëjtën fuqi. Këtë fuqi e quajnë fuqia e prapme e armës. Gjatë shkrepjes së armës pa diturin e reagimit me fuqisë së prapme të armës mund të i sjellë plagë të rënda shenjëtarit. Topat e parë kishin një fuqi të prapme sa që ndodhte që të lëviznin prapa më se një metër.


Kur u shpik mitralozi ?


Ndër të parat armë automatike të suksesshme ka qenë Topi i Gatlingit i prodhuar gjatë luftës qytetare amerikane. Ajo kishte dhjetë gjuajtje të njëpasnjëshme që pasonin pas tërheqjes së këmbëses aktivizuese.


Sa është largësia më e madhe e topave të mëdha ?


Më 1918 gjuajtën gjermanët me një armë të kalibrit 42-cm, armë e njohur si "Diken Berta". Gypi i saj ishte 34 metra i gjatë dhe gjylen e rëndë 120 kilogram e ka gjuajtur 116 kilometra larg. Një top tjetër gjerman i njohur si K5 në luftën e dytë botërore ka gjuajtur edhe më larg, rreth 150 kilometra. Sot ka raketa që ja kalojnë edhe topit më të mirë.


Pse tanket kanë pllaka në zinxhirtë e tyre ?


Tanket janë shpikur gjatë luftës së parë botërore. Takset e para që u futen në luftë më 1916 lëviznin mbi zinxhirë me pllaka. Këto pllaka të plasura në formë zinxhiri e shpërndajnë peshën më mirë dhe bëjnë që tanku të mos mbetet në baltë. Zinxhirët e tillë ishin më të ashpër se rrotat dhe bënin që tanku të lëvizte më mirë në terrene të buta dhe me rërë. Ky lloj i zinxhirëve me pllaka më vonë është përdorur edhe për makina tjera si buldozerët.


Si e ka provuar "Breshka" të fundosë "Shqiponjën" ?


Më 1775, gjatë luftës për pavarësi të Amerikës, nga një nëndetëse amerikane u ndërmarr sulmi i parë nën det i një anije lufte. Nëndetësja e shpikur, e ndërtuar nga David Bushnell thirrej Turtle, (në shqip "Breshka"). Nëndetësja e vogël sa një gogël, drejtohej nga Ezra Lee dhe lëvizte me një flutur. Lee ja arrin disi të plasojë nën një anije angleze (të quajtur Eagel në shqip "Shqiponja") një bure eksploduese mirëpo. Lee nuk ja arriti që të hidhte në ajër Shqiponjën. Shpikja e Bushnellit me gjithë atë ishte një vërejte serioze për flotën botërore; me pak përmirësime ajo do të ishte një kundërshtare e rrezikshme.


Pse nuk prishej flutura e aeroplanëve gjatë qitjeve ?


Lufta në ajër ka filluar në luftën e parë botërore (1914-1918). Aeroplanët e parë ushtarak nuk kishin ndonjë armatim të veçantë dhe pilotët gjuheshin ndërmjet veti me pistola. Më vonë në aeroplan u instaluan pushkë automatike, mirëpo pilotë e aeroplanëve me flutura kishin një problem; Flutura ishte para tyre. Më 1915 fluturuesja franceze Roland Garros soli risi me fluturat nga fleta të çelikut që i reflektonin plumbat. Pak më vonë Antoni Foker shpiku një mekanizëm shkrepës që ndalonte qitjen e armës kur fleta e fluturës ishte direkt para grykës.


Si zhytet nëndetësja ?


Nëndetësja zhytet kur rezervarët balancues mbushen me ujë. Rezervarët janë dhoma të zbrazëta në mes të mbështjellësit të brendshëm dhe të jashtëm të makinës. Kur ndërmerret zhytja hapen ventilët dhe në dhoma hynë uji i detit. Për tu ngritur duhet që me pompa të hidhet uji jashtë nga dhomat balancuese. Më këtë bie pesha e nëndetëses dhe ngjitet më lartë.


Si merr frymë ekipi i nëndetëses ?


Përderisa nëndetësja noton nën afërsi të sipërfaqes ajo ajroset me ndihmën e gypave të quajtur gypat e ajrit. Mirëpo kur ajo zhytet në thellësi kjo është e pamundshme për këtë prodhohet ajër me ndihmën e elektrolizës (proces kur lëshohet të qarkulloj korrenti në ujë dhe nga uji ndahet oksigjeni). Sasia e oksigjenit në ajër kontrollohet me përpikëri të madhe. Mekanizmat e pastrimit të ajrit përkujdesen për absorbimin e gazeve që lëshon ekipi.


Pse anijet e drunjta kishin dysheme të bakrit ?


Anijet e drunjta në ujërat e vendeve të tropikut sulmohen nga një lloj i krimbi i drurit që e shpojnë drurin. Që nga 1758-ta marinarët britanik eksperimentuan me pllaka të bakrit për të i mbrojtur anijet e tyre. Në fillim kishin problem pasi që bakri me hekurin oksidoheshin, mirëpo me vendosjen shtyllave të hekurit mbi pllakat e bakrit edhe ky problem ishte zgjidhur.






Kush deshi që të spiunoj armikun me pasqyre ?


Shkencëtari i mesjetës Togjer Bakon ishte i interesuar për thjerrëzat zmadhuese. Ai besonte që Jul Cezari për të vëzhguar nga Franca në Angli, ka përdor pasqyre shumë të mëdha për të spiunuar britanikët e vjetër para se ti sulmojë. Ai ju propozonte armatave të kohës që të përdornin pasqyre "për të parë në dritë" çka ka përgatit armiku.


Çka ka qenë zjarri bizantin ?


Në shekullin e VII, bizantinët mbanin të mësheftë një armë vdekjeprurëse. Kjo armë thirrej "zjarri bizantin" dhe duket se ka qenë një produkt nga vajguri, i cili katapultohej ose hidhej nga një gyp. Menjëherë pas hedhjes fillonte të shpërndante flakën e cila edhe në ujë digjej dhe ishte vështirë të shuhej. Se si bizantinët e kanë prodhuar këtë lëndë edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktësisht por dihet që ushtritë kundërshtare detare ja kishin frikën kësaj arme.


Kur u ndërtua Gjylja e parë ?


Kinezët e kanë shpikur barutin mirëpo në Evropë për të parën herë u përdorë në shekullin e XIV për prodhimin e gjyleve. Gjylet e para nuk ishin të përshtatshme, ato ishin sfera të rënda dhe shpesh ndodhte që gypat e topit ë pëlcisnin. Gypat pëlcisnin nga shtypja që krijohej gjatë eksplodimit të barutit dhe shpesh shkaktonte më shumë dëme trupave përkatëse se të armikut.


Çka është koburja me barut ?


Armë të vjetra që përdoreshin nga ushtarët. Aktivizuesi krijonte një shkrëndi e cila e ndizte barutin dhe me këtë krijohej një shtypje e cila shfrytëzohej për gjuajtje.


Pse rrotullohen plumbat në ajër ?


Plumbat fluturojnë larg dhe gjatë, në trajtë të drejtë kur të gjuhen me shtypje nga arma duke u dredhur. Kështu plumbi e fiton atë që shkencëtarët e quajnë stabiliteti rrethorë. Këtë efekt e dinin shigjetë dhe shtizë gjuajtësit shumë më parë. Në brendinë e gypit të armës gjendet një cilindër bosh në formë të spirales.


Pse ndodhë shtyrja prapa pas gjuajtjes ?


Kur të shkrep një armë shtypja e lëndës eksploduese e gjuan plumbin apo gjylen në një drejtim. Kjo fuqi ka ndikim edhe në drejtimin tjetër me të njëjtën fuqi. Këtë fuqi e quajnë fuqia e prapme e armës. Gjatë shkrepjes së armës pa diturin e reagimit me fuqisë së prapme të armës mund të i sjellë plagë të rënda shenjëtarit. Topat e parë kishin një fuqi të prapme sa që ndodhte që të lëviznin prapa më se një metër.


Kur u shpik mitralozi ?


Ndër të parat armë automatike të suksesshme ka qenë Topi i Gatlingit i prodhuar gjatë luftës qytetare amerikane. Ajo kishte dhjetë gjuajtje të njëpasnjëshme që pasonin pas tërheqjes së këmbëses aktivizuese.


Sa është largësia më e madhe e topave të mëdha ?


Më 1918 gjuajtën gjermanët me një armë të kalibrit 42-cm, armë e njohur si "Diken Berta". Gypi i saj ishte 34 metra i gjatë dhe gjylen e rëndë 120 kilogram e ka gjuajtur 116 kilometra larg. Një top tjetër gjerman i njohur si K5 në luftën e dytë botërore ka gjuajtur edhe më larg, rreth 150 kilometra. Sot ka raketa që ja kalojnë edhe topit më të mirë.


Pse tanket kanë pllaka në zinxhirtë e tyre ?


Tanket janë shpikur gjatë luftës së parë botërore. Takset e para që u futen në luftë më 1916 lëviznin mbi zinxhirë me pllaka. Këto pllaka të plasura në formë zinxhiri e shpërndajnë peshën më mirë dhe bëjnë që tanku të mos mbetet në baltë. Zinxhirët e tillë ishin më të ashpër se rrotat dhe bënin që tanku të lëvizte më mirë në terrene të buta dhe me rërë. Ky lloj i zinxhirëve me pllaka më vonë është përdorur edhe për makina tjera si buldozerët.


Si e ka provuar "Breshka" të fundosë "Shqiponjën" ?


Më 1775, gjatë luftës për pavarësi të Amerikës, nga një nëndetëse amerikane u ndërmarr sulmi i parë nën det i një anije lufte. Nëndetësja e shpikur, e ndërtuar nga David Bushnell thirrej Turtle, (në shqip "Breshka"). Nëndetësja e vogël sa një gogël, drejtohej nga Ezra Lee dhe lëvizte me një flutur. Lee ja arrin disi të plasojë nën një anije angleze (të quajtur Eagel në shqip "Shqiponja") një bure eksploduese mirëpo. Lee nuk ja arriti që të hidhte në ajër Shqiponjën. Shpikja e Bushnellit me gjithë atë ishte një vërejte serioze për flotën botërore; me pak përmirësime ajo do të ishte një kundërshtare e rrezikshme.


Pse nuk prishej flutura e aeroplanëve gjatë qitjeve ?


Lufta në ajër ka filluar në luftën e parë botërore (1914-1918). Aeroplanët e parë ushtarak nuk kishin ndonjë armatim të veçantë dhe pilotët gjuheshin ndërmjet veti me pistola. Më vonë në aeroplan u instaluan pushkë automatike, mirëpo pilotë e aeroplanëve me flutura kishin një problem; Flutura ishte para tyre. Më 1915 fluturuesja franceze Roland Garros soli risi me fluturat nga fleta të çelikut që i reflektonin plumbat. Pak më vonë Antoni Foker shpiku një mekanizëm shkrepës që ndalonte qitjen e armës kur fleta e fluturës ishte direkt para grykës.


Si zhytet nëndetësja ?


Nëndetësja zhytet kur rezervarët balancues mbushen me ujë. Rezervarët janë dhoma të zbrazëta në mes të mbështjellësit të brendshëm dhe të jashtëm të makinës. Kur ndërmerret zhytja hapen ventilët dhe në dhoma hynë uji i detit. Për tu ngritur duhet që me pompa të hidhet uji jashtë nga dhomat balancuese. Më këtë bie pesha e nëndetëses dhe ngjitet më lartë.


Si merr frymë ekipi i nëndetëses ?


Përderisa nëndetësja noton nën afërsi të sipërfaqes ajo ajroset me ndihmën e gypave të quajtur gypat e ajrit. Mirëpo kur ajo zhytet në thellësi kjo është e pamundshme për këtë prodhohet ajër me ndihmën e elektrolizës (proces kur lëshohet të qarkulloj korrenti në ujë dhe nga uji ndahet oksigjeni). Sasia e oksigjenit në ajër kontrollohet me përpikëri të madhe. Mekanizmat e pastrimit të ajrit përkujdesen për absorbimin e gazeve që lëshon ekipi.


Pse anijet e drunjta kishin dysheme të bakrit ?


Anijet e drunjta në ujërat e vendeve të tropikut sulmohen nga një lloj i krimbi i drurit që e shpojnë drurin. Që nga 1758-ta marinarët britanik eksperimentuan me pllaka të bakrit për të i mbrojtur anijet e tyre. Në fillim kishin problem pasi që bakri me hekurin oksidoheshin, mirëpo me vendosjen shtyllave të hekurit mbi pllakat e bakrit edhe ky problem ishte zgjidhur.






Kur kanë korrur për herë të parë ?


Arkeologët izraelitë kanë gjetur drapër nga gurri i zjarrit, vjetërsia e të cilit është llogarit të jetë diku rreth 13 000 vite. Shikimet e thikës së draprit nën mikroskop kanë lënë të konkudohet se drpi është përdorur me gjasë për të prerë drithëra të buta (të mbjellura nga dora e njerit). Nëse kjo është e saktë atëher del që baktia dhe bujqësia ka lindur shumë më parë se që është paramenduar. Gjurmimet e më parshme të shkencëtarëve kanë dhënë të dhëna për ara të drithërave në Siri të vjetra diçka 11 000 vite.


Pse kau e jo kali ?


Në arat e romës barrën kryesore e bartnin qejt ata përdoreshin për tërheqjen e qerreve dhe plugut. Kuajt ë anën tjetër nuk guxonin të bartnin barra më të rënda se 500 kilogam, pëndryshe ishte e ndaluar me ligj që të bartnin më tepër dhe nuk ishte e lejuar të viheshin në shërbim të tëreqjes së plugut. Ky vendim ishte marrur pasi që kuajt ishin paisur me një enë në qafë, dhe barra e rëndë do ta plaste kalin. Ena më e njohur është jaka, e cila plasohej në shpatullat e kalit dhe nuk e pengon frymëmarrjen, Mirëpo jaka në Evropë është bërë e njohur së pari në shekullin e IX-të (nga Azia ku edhe si duket është shpikur).


Pse kali ishte më i mirë se kau për tu kultivuar ?


Ushqimi i kalit kushton më tepër se i kaut, mirëpo katundarët e mesjetës kishin arsye të mira, më mirë të vihej një kal se një ka para plugut. Kuajt dhe kijet për nga forca ishin të barabart, mirëpo kali lëvizte 50 përqind më shpejt dhe mund të punonte dy orë më gjatë. Disa katundarë të mesjetës kanë matur sipërfaqen e lëvruar me ditë pune, sipas kalit. Një ditë pune kali ishte e barabart me dy ditë pune kau.


Kush ishte i pari që konstruktoi makinën korrëse ?


Në vitete e 30-ta të shekullit XIX, anerikani Krus Hall Mek Kormik shpiku një makin që tërhiqej nga kuajt dhe që kositke. Pas saj në rreth viteve 1850 shpiket makina e parë fshirëse e drihërave.


Çka d.m.th me ndërru faren ?


Kur vit për vit në një arë të mbillet i njëjta bimë, do të lodhet toka (humb mineralet e nevojshme për atë bimë) dhe do të jepë gjithjë e më pak e do të ketë insekte dëmtuese më shumë. Romakët e dinin këtë dhe vepronin në ritmin dy vjeçar, një vit e linin të pa mbjellur. Ndërsa në mesjetë fusha ndahej në tri ara dhe secila arë mbillej me farë të ndryshme vjet për vetë. Kështu vitin e parë mbillnin përshembull elb, të dytin thekësr të tretin nuk e lënin pushim.


Kur ja ka nisë bujqësia industriale ?


Gjatë shekullit XVII në mënyrë rapide u rritë numri i banorëve të Anglisë. Pasojë e saj ishte nevoja për ushqim, nevojë që në anën tjetër shtyri katundarët të zbatonin njohurit e reja në arat e sidomos në kultivin e kafshëve të tyre. Farmat e para për këtë qëllim u ukrijuan nga Jetro Tull, Robert Bakvelli e të tjerë që vijuan rrugë e tyre. Nërsa në amerikë blegëtori i pasjonuar Gjorgj Vashingtoni, ekspirementonte si të merrte mishin më të shijshëm nga Bufi se nga gjedhet.


Pse u bë panxharsheqeri aq i vleshëm ?


Deri në fillim të revulucionit të baktisë dhe bujqësisë, shumë kafshë duheshin tëherreshin në vjesht, Ato therreshi pasi që nuk kishin ushqim për të i mbajtur gjatë dimrit. Në fund të shekullit XVII, katunarët anglez në Norfolk futen në përdorim një sistem të quajtur "sistemi katërushqyes". Më këtë viti i pushimit t arës përdorej për të mbjellur panxharsheqe për të kaluar dimrin me ushqim për loptë dhe dhentë.


A ndihmon muzika në zhvillimen e bimëve ?


Një kopshtarë japonez ka thënë se : bimtë e tij zhvillohen më mirë kur ai ju lëshon Betovenin atyre. Ky mendim nuk është i ri. Edhe Çqrls Darvini i kishte rritr disa bimë me trompetë, për të parë se çfar ndikimi ka muzika në zhvillimin e tyre. Shkenca moderne ka vërtetuar se muzika ka ndikim në zhvillimi e bimëve, pra një kopshtë me muzikë nuk është budalleki.


Kur ja kan nisë me Traktora të motorizuar ?


Në fillim, në farma, motorët me benzin përdoreshin si statikë (për makina që fusnin diçka në lëvizje) Më vonë ata filluan të përdoren edhe mbi katër rrota. Traktori i parë në btë me motor benzin është futur në përdorim në ShBA më 1892.


Si funksionon plugu me avull ?


Për të vënë në lëvzjet makinat bujqësre, që në shekullin e XVIII është shfytëzuar fuqia e avullit. Mirëpo makinat me avull zakonisht ishin statike, edhe pse kishte Traktor me avull të cilët nga fuqia e vetë mund të lëviznin. Plugu me ajër lidhej në zinxhir të gjatë mbi arra dhe tërhiqej para dhe prapa; zinxhirët varreshin në makina avulli të stacionuara.


Kur është përdour për herë të parë plehu kimik ?


Gjatë gjitha kohërave, katundarët kanë shfrytëzuar plehun e kafshëve për të rritur apo kthyer begatin e dheut. Mirëpo plehu kimik filloj të shfrytëzohet nga shekulli i XIX. ËShtë eksperimentuar me gur kripe, me thartësira kripe natrium dhe me plehë zogjësh nga Peruja. Më 1842 britaniku Xhon Benet Laves gjeti si mund të fitohej plehu artificial dhe më këtë fillon edhe zhvillimi i industris së plehrave kimik.


Pse therrat dhe barat kundër insekteve të dëmshme ?


Bujqëtpërdorin dita ditës gjithjë e më shumë substanca kimike për të luftuar therrat dhe dëmtuesit e bimëve të tyre. Sot ne dimë se disa nga këto substanca e dëmtojnë jo vetëm tokën por edhe anmbientin në përgjithësi. DDT për shembull në vitet 1940-të lshtë marr për pleh çudibërës dhe i maxhepste bujqët. Ishte një armë e fortë për luftimin e moskitos dhe insekteve tjera bartës të sëmundjeve. Mirëpo ky pleh paranohet edhe nga oka dhe nga zinxhiri i ushqimit dhe për këtë shkak përdorimi i tij është nën kontroll të rreptë.


Pse ngjiten pesticidet në bimën përkatëse ?


Përderisa një katundar hedhë pesticide në arën e mbjellur ato përhapeh edhe në pjesë të arave tjera. Mrëpo kur stëpikat para se të lënë kokën e stëpiksit, dejtohen me një plakë të elektrizuar, atëherë ato do të ngjiten në objektin e parë që hasin - gjethet e bimës - dhe nuk shpërdarhen në rrethinën e arës.


Pse morrat e gjetheve frigohen nga blic radari ?


Morrat e gjetheve mund të shkaktojnë dëme të mëdha në ara të patateve dhe drithërave. Çdo tre-kater vite paraqiten popullacione të mëdha të tyre. Me radar të ndieshëm und të gjurmohen popullacionet edhe më të vogla të tyre kështu që katundarët mund të paralajmërohen nga fushatat e tyre.






Si mbaheshin gurët e piramidës ?


Egjiptianët antikë për ndërtimin e piramidave nuk e përdornin cementit. Për të ndërtuar piramidat e tyre madhështore, ata i prenin dhe skalitnin gurët ashtu që të ju përshtateshin njëri tjetrit. Blloqet e gurëve të rëndë deri në 100 tonelata, nga vendi ku preheshin deri në vendin ku duhej plasuar tërhiqeshin nga skllavet.


Pse romakët ishin mjeshtër të ndërtimtarisë ?


Romakët, në kohën e tyre ishin në gjendje të prodhonin një lloj cementit, i cili edhe nën ujë forcohej - kjo fshehtësi u gjete përsëri në Evropën e shekullit XVII. Romakët po ashtu dini të krijonin tulla dhe çeremide të djegura. Mjeshtërit romak me to konstruktonin forma të ndryshme si harqe, kurora etj. Kështu ata ishin në gjendje të ndërtonin Amfiteatër, Akueduktë, Ura, Kalaja, Kulla ndriçuese dhe rrugët më të mira në botë.


Cilat ndërtesa të mesjetës ishin më të larta ?


Ndërtesat më të larta mesjetare ishin katedralet. Ndërtimtarët dhe arkitektët evropian shtyheshin ndërmjet veti cili do të ndërtonte Kishën më të lartë. Shpesh kullat rrëzoheshin për shkake se themelet nuk e bartnin peshën vetë kullës.


Sa peshon kulla e Ajfelit ?


Kulla e Ajfelit është simboli i famshëm i kryeqytetit të francezëve, Parisit. Kulla është mbaruar më 1889 dhe është 300 metra e lartë. E ndërtuar vetëm nga çeliku për atë kohë ishte konstruksion i së ardhmes. Për ndërtimin e saj janë përdorur më shumë se 7600 tonelata çelik.


Pse deri para 100 viteve nuk ka pas rrokaqiell ?


Sa më e lartë që ndërtoheshin ndërtesat e gurit aq më të trasha duhej të bëheshin muret e themeleve, ashtu që të mund të bartnin peshën e rëndë. Ky ishte edhe problemi që deri në vitet 1880-të e kufizonte lartësinë e ndërtesave; pastaj filluan eksperimentet e para me rrjetat e çelikut. Një ndërtesë e Sigurimeve në Çikago e ndërtuar më 1885, ishte ndërtesa e parë e ndërtuar pa mure bartëse klasike. Ndërtesa ishte konstruktuara nga një rrjetë e shufrave të metalta edhe pse kjo ishte vetëm 10 kate e lartë, ishte ndërtesa që hapte rrugën për rrokaqiejt e së ardhmes që e bënë Amerikën të njohur.


Kush e ka shpikur liftin ?


Shumica e njerëzve pritojn me u ngjitë më lartë se katër pesë kate. Po të mos kishte një mjetë ngritës edhe rrokaqiejt nuk do të kishin gjetur zbatim. Nëpër fabrika, që më parë përdoreshin mjete ngritëse, disa viheshin në lëvizje me makina avulli. Më 1854 Elisha Otisi shpiku makinën ngritëse të personave, Liftin. Liftet e para viheshin në lëvizje me fuqi hidraulike (me fuqi të ujit) ndërsa më vonë, më 1890 fillon edhe prodhimi i lifteve me elektromotorë.


Nga vije fuqia e çekanit me shtypje ajri ?


Çekanët dhe biruesit me të cilët thyhet betoni, apo hapen bira në shkëmbinj. vihen në lëvize me shtypje ajri. Një kompresor (një pompë e motorizuar) shtyn ajrin nën shtypje nëpërmjet një zorre të lakueshme. Ajri e lëvizë një siguresë e cila pastaj e lëvizë çekanin poshtë e lartë, ashtu që betoni të thërrmohet.


Sa dhe mund të bartë buldozeri më i madh në botë ?


Makina vetëlëvizëse më e madhe në botë është një buldozer me një lugë bartëse e njohur si "Big Muskie". Makina peshon më shumë se dhjet mijë tonelata dhe luga e makinës mund të bartë deri 168 metra kubik tokë me një të ngritne. Për të krahasuar, buldozerët që shohim në jetën normale, bartin më së shumti 35 metra kubik.


Sa i thellë ishte bunari i parë i naftës ?


Kinezët dinin si të nxirrnin naftën që para 2000 viteve, mirëpo nga burimet e naftës nxjerrja për të parën herë me metoda moderne ka filluar në ShBA më 1859. Pionieri i kësaj dege ishte Edvin L. Drake, ai shpojë në tokë shkëmbore mese 21 metra, deri sa hasi në naftë. Kjo ishte 30 vite para se të prodhoheshin veturat me benzinë. Në kohën e Edvinit ishin të interesuar për vajgur që përdorej me shumicë si burim për llampa.


Kush qe ai që pat idenë për të hapur tunel nën ujorë ?


Inxhinieri francez Albert Matiu më 1802 kishte paraqitur idenë se si të pushtohej Anglia. Ai i propozoj Napoleon Bonopartes që të groponin një tunel përgjatë kanalit në mes të Francës dhe Anglisë. Matiu planifikonte që në mes të kanalit të krijohej një ishull me zall, ashtu që kuajt gjatë rrugës të mund të merrnin frymë.


Kush e shpiku dinamitin ?


Alfred Nobeli jë kimist suedez gjatë 1866-ës punonte me Nitroglicerinë, një lëndë shumë labile dhe e rrezikshme për të shpërthyer. Rastësisht mbi një masë gëlqerore, i rrjedh pak nitroglicerinë dhe e shndërrojë atë në mas të ngurtë. Më këtë Nobeli kishte gjetur një lëndë të re shpërthyese, të cilën e quajti dinamit. Kjo lëndë e re, shumë lehtë dhe me shumë pak rrezik mund të transportohej dhe të përdorej. Me dinamit pastaj shpërtheheshin tunelet në shkëmbinjtë, sikur tuneli Simplot (më i gjati 19,8 kilometra) që e lidhi Zvicrën me Italinë.











Pergatiti:Jehona e Topojanit
Pergatiti:Jehona Topojanit 

Share/Bookmark